Kalo te përmbajtja
Ajet pas ajeti

Rreth sures

Surja Ja-Sin është surja numër 36 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si mekase dhe ka 83 ajete. Në mushafin e Medinës (604 faqe) fillon në faqen 440.

Surja Ja-Sin është surja numër 36 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si mekase dhe ka 83 ajete me 725 fjalë. Ndodhet në xhuzët 22 dhe 23, ku xhuzi 23 nis te ajeti 28; në mushafin e Medinës (604 faqe) zë faqet 440 deri 445. Surja e merr emrin nga dy shkronjat e veçuara me të cilat hapet te ajeti 1.

Pas atyre shkronjave vjen betimi për Kuranin te ajeti 2, dhe që andej surja ecën në blloqe të qarta. Banorët e një qyteti dhe të dërguarit tek ata nisin te ajeti 13, dhe njeriu që erdhi nga skaji më i largët i qytetit flet te ajeti 20. Blloku i dytë i merr shenjat nga bota e krijuar: toka e vdekur e kthyer në jetë te ajeti 33, dielli dhe hëna secili në rrugën e caktuar te ajetet 38 deri 40, dhe anija e ngarkuar te ajeti 41. Ajetet e fundit kthehen te ringjallja e të vdekurve dhe te fillimi i krijimit të njeriut.

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. يسٓ

    Jâ Sîn.

  2. وَٱلۡقُرۡءَانِ ٱلۡحَكِيمِ

    Për Kuranin plot urtësi!

  3. إِنَّكَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

    Në të vërtetë, ti (Muhamed) je një nga të dërguarit

  4. عَلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ

    në rrugë të drejtë

  5. تَنزِيلَ ٱلۡعَزِيزِ ٱلرَّحِيمِ

    me Shpalljen e të Plotfuqishmit, Mëshirëplotit,

  6. لِتُنذِرَ قَوۡمٗا مَّآ أُنذِرَ ءَابَآؤُهُمۡ فَهُمۡ غَٰفِلُونَ

    që të paralajmërosh një popull, paraardhësit e të cilit nuk ishin të paralajmëruar, prandaj këta janë të pakujdesshëm.

  7. لَقَدۡ حَقَّ ٱلۡقَوۡلُ عَلَىٰٓ أَكۡثَرِهِمۡ فَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ

    Shumica e tyre meritojnë dënimin Tonë, se ata nuk besojnë.

  8. إِنَّا جَعَلۡنَا فِيٓ أَعۡنَٰقِهِمۡ أَغۡلَٰلٗا فَهِيَ إِلَى ٱلۡأَذۡقَانِ فَهُم مُّقۡمَحُونَ

    Ne do t’u vëmë në qafë vargonj, të cilët do t’u arrijnë deri në mjekër, e kështu do të jenë si të mpirë.

  9. وَجَعَلۡنَا مِنۢ بَيۡنِ أَيۡدِيهِمۡ سَدّٗا وَمِنۡ خَلۡفِهِمۡ سَدّٗا فَأَغۡشَيۡنَٰهُمۡ فَهُمۡ لَا يُبۡصِرُونَ

    Ne kemi vënë pengesë para tyre dhe pas tyre e i kemi mbuluar, kështu që ata nuk shohin.

  10. وَسَوَآءٌ عَلَيۡهِمۡ ءَأَنذَرۡتَهُمۡ أَمۡ لَمۡ تُنذِرۡهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ

    Për ata është njëlloj, i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë.

  11. إِنَّمَا تُنذِرُ مَنِ ٱتَّبَعَ ٱلذِّكۡرَ وَخَشِيَ ٱلرَّحۡمَٰنَ بِٱلۡغَيۡبِۖ فَبَشِّرۡهُ بِمَغۡفِرَةٖ وَأَجۡرٖ كَرِيمٍ

    Në të vërtetë, paralajmërimi yt i sjell dobi vetëm atij që ndjek Këshillën (Kuranin) dhe i frikësohet të Gjithëmëshirshmit, edhe pa e parë Atë. Këtij jepi lajmin e mirë për falje gjynahesh dhe shpërblim bujar!

  12. إِنَّا نَحۡنُ نُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَنَكۡتُبُ مَا قَدَّمُواْ وَءَاثَٰرَهُمۡۚ وَكُلَّ شَيۡءٍ أَحۡصَيۡنَٰهُ فِيٓ إِمَامٖ مُّبِينٖ

    Sigurisht, Ne i ringjallim të vdekurit dhe shënojmë veprat që kanë bërë dhe gjurmët e (punëve të) tyre. Ne e kemi llogaritur çdo gjë në një Libër të qartë.

  13. وَٱضۡرِبۡ لَهُم مَّثَلًا أَصۡحَٰبَ ٱلۡقَرۡيَةِ إِذۡ جَآءَهَا ٱلۡمُرۡسَلُونَ

    Përmendu atyre shembullin e banorëve të qytetit, kur u erdhën të dërguarit.

  14. إِذۡ أَرۡسَلۡنَآ إِلَيۡهِمُ ٱثۡنَيۡنِ فَكَذَّبُوهُمَا فَعَزَّزۡنَا بِثَالِثٖ فَقَالُوٓاْ إِنَّآ إِلَيۡكُم مُّرۡسَلُونَ

    Ne u dërguam atyre dy vetë, që ata i quajtën gënjeshtarë. Pastaj i përforcuam të dërguarit me një të tretë e ata thanë: “Ne, me të vërtetë, jemi dërguar te ju!”

  15. قَالُواْ مَآ أَنتُمۡ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا وَمَآ أَنزَلَ ٱلرَّحۡمَٰنُ مِن شَيۡءٍ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا تَكۡذِبُونَ

    Banorët u thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne, e i Gjithëmëshirshmi nuk ju ka shpallur asgjë; ju vetëm gënjeni”.

  16. قَالُواْ رَبُّنَا يَعۡلَمُ إِنَّآ إِلَيۡكُمۡ لَمُرۡسَلُونَ

    Ata u përgjigjën: “Zoti ynë e di që ne jemi vërtet të dërguar te ju

  17. وَمَا عَلَيۡنَآ إِلَّا ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ

    dhe kemi detyrë vetëm që të shpallim qartë”.

  18. قَالُوٓاْ إِنَّا تَطَيَّرۡنَا بِكُمۡۖ لَئِن لَّمۡ تَنتَهُواْ لَنَرۡجُمَنَّكُمۡ وَلَيَمَسَّنَّكُم مِّنَّا عَذَابٌ أَلِيمٞ

    Banorët thanë: “Ne parandiejmë fatkeqësi nga ju. Nëse nuk tërhiqeni, do t’ju gurëzojmë dhe me siguri do t’ju godasë një dënim i dhembshëm prej nesh”.

  19. قَالُواْ طَٰٓئِرُكُم مَّعَكُمۡ أَئِن ذُكِّرۡتُمۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ مُّسۡرِفُونَ

    Ata u përgjigjën: “Fatkeqësia, që ju ndollët, mund të vijë vetëm nga vetja juaj. Vallë, për shkak se po ju këshillojmë, na kërcënoni?! Ju jeni popull që kaloni çdo lloj kufiri.”

  20. وَجَآءَ مِنۡ أَقۡصَا ٱلۡمَدِينَةِ رَجُلٞ يَسۡعَىٰ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱتَّبِعُواْ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

    Dhe nga skajet e qytetit erdhi një njeri, duke nxituar dhe tha: “O populli im, ndiqni të dërguarit!

  21. ٱتَّبِعُواْ مَن لَّا يَسۡـَٔلُكُمۡ أَجۡرٗا وَهُم مُّهۡتَدُونَ

    Ndiqni ata, që nuk kërkojnë prej jush kurrfarë shpërblimi e që janë në rrugë të drejtë!

  22. وَمَا لِيَ لَآ أَعۡبُدُ ٱلَّذِي فَطَرَنِي وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ

    Përse të mos e adhuroj Atë, i Cili më ka krijuar e tek i Cili do të ktheheni të gjithë?!

  23. ءَأَتَّخِذُ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةً إِن يُرِدۡنِ ٱلرَّحۡمَٰنُ بِضُرّٖ لَّا تُغۡنِ عَنِّي شَفَٰعَتُهُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَا يُنقِذُونِ

    Vallë, përse duhet të adhuroj zota të tjerë përveç Tij? Nëse i Gjithëmëshirshmi do të dëshironte të më godiste me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i atyre (zotave) nuk do të më sillte kurrfarë dobie e as që do të mund të më shpëtonin.

  24. إِنِّيٓ إِذٗا لَّفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ

    Atëherë, unë do të isha me siguri në humbje të dukshme.

  25. إِنِّيٓ ءَامَنتُ بِرَبِّكُمۡ فَٱسۡمَعُونِ

    Unë i kam besuar Zotit tuaj, andaj, më dëgjoni!”

  26. قِيلَ ٱدۡخُلِ ٱلۡجَنَّةَۖ قَالَ يَٰلَيۡتَ قَوۡمِي يَعۡلَمُونَ

    (Pasi e vrau populli i vet, atij) iu tha: “Hyr në Xhenet!” Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im,

  27. بِمَا غَفَرَ لِي رَبِّي وَجَعَلَنِي مِنَ ٱلۡمُكۡرَمِينَ

    se si më fali Zoti im dhe më bëri të nderuar!”

  28. ۞ وَمَآ أَنزَلۡنَا عَلَىٰ قَوۡمِهِۦ مِنۢ بَعۡدِهِۦ مِن جُندٖ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَمَا كُنَّا مُنزِلِينَ

    Por pas (vdekjes së) tij, Ne nuk i dërguam kurrfarë ushtrie nga qielli (si dënim) popullit të tij dhe as që kishte nevojë për të dërguar.

  29. إِن كَانَتۡ إِلَّا صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ فَإِذَا هُمۡ خَٰمِدُونَ

    (Mjaftoi për t’i dënuar ata) vetëm një zë i tmerrshëm, pas të cilit u shuan përnjëherësh.

  30. يَٰحَسۡرَةً عَلَى ٱلۡعِبَادِۚ مَا يَأۡتِيهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

    Ah, sa mjerim për ata njerëz! Kurdo që u vinte ndonjë i dërguar, ata nuk bënin tjetër, por vetëm talleshin me të.

  31. أَلَمۡ يَرَوۡاْ كَمۡ أَهۡلَكۡنَا قَبۡلَهُم مِّنَ ٱلۡقُرُونِ أَنَّهُمۡ إِلَيۡهِمۡ لَا يَرۡجِعُونَ

    Vallë, a nuk e kishin parë ata se sa e sa brezni para tyre që kishim shkatërruar nuk u kthyen më?!

  32. وَإِن كُلّٞ لَّمَّا جَمِيعٞ لَّدَيۡنَا مُحۡضَرُونَ

    Të gjithë ata do të paraqiten bashkërisht te Ne.

  33. وَءَايَةٞ لَّهُمُ ٱلۡأَرۡضُ ٱلۡمَيۡتَةُ أَحۡيَيۡنَٰهَا وَأَخۡرَجۡنَا مِنۡهَا حَبّٗا فَمِنۡهُ يَأۡكُلُونَ

    Shenjë për ata është toka e vdekur; Ne e ringjallim atë dhe nga ajo nxjerrim drithëra, me të cilat ushqehen.

  34. وَجَعَلۡنَا فِيهَا جَنَّٰتٖ مِّن نَّخِيلٖ وَأَعۡنَٰبٖ وَفَجَّرۡنَا فِيهَا مِنَ ٱلۡعُيُونِ

    Ne kemi krijuar në tokë kopshte hurmash dhe vreshta e kemi bërë të shpërthejnë në të burime uji,

  35. لِيَأۡكُلُواْ مِن ثَمَرِهِۦ وَمَا عَمِلَتۡهُ أَيۡدِيهِمۡۚ أَفَلَا يَشۡكُرُونَ

    që ata t’i hanë frutat e tyre. Këto nuk i bënë duart e tyre; ndaj, përse ata nuk duan të jenë mirënjohës?!

  36. سُبۡحَٰنَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلۡأَزۡوَٰجَ كُلَّهَا مِمَّا تُنۢبِتُ ٱلۡأَرۡضُ وَمِنۡ أَنفُسِهِمۡ وَمِمَّا لَا يَعۡلَمُونَ

    Qoftë lavdëruar Ai që i ka krijuar çift të gjitha llojet: çka mbin prej tokës, ata vetë dhe ato që nuk i dinë!

  37. وَءَايَةٞ لَّهُمُ ٱلَّيۡلُ نَسۡلَخُ مِنۡهُ ٱلنَّهَارَ فَإِذَا هُم مُّظۡلِمُونَ

    Një shenjë tjetër për ata është nata, prej së cilës Ne e tërheqim ditën dhe atëherë ata mbeten në errësirë.

  38. وَٱلشَّمۡسُ تَجۡرِي لِمُسۡتَقَرّٖ لَّهَاۚ ذَٰلِكَ تَقۡدِيرُ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡعَلِيمِ

    Dielli sillet në drejtimin e vet të caktuar. Kështu e ka paracaktuar i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.

  39. وَٱلۡقَمَرَ قَدَّرۡنَٰهُ مَنَازِلَ حَتَّىٰ عَادَ كَٱلۡعُرۡجُونِ ٱلۡقَدِيمِ

    Hënës i kemi caktuar faza; ajo përditë hahet e bëhet si rremi i përkulur i hurmës.

  40. لَا ٱلشَّمۡسُ يَنۢبَغِي لَهَآ أَن تُدۡرِكَ ٱلۡقَمَرَ وَلَا ٱلَّيۡلُ سَابِقُ ٱلنَّهَارِۚ وَكُلّٞ فِي فَلَكٖ يَسۡبَحُونَ

    As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën e as nata nuk mund t’ia kalojë ditës; të gjitha lundrojnë në orbitat e veta.

  41. وَءَايَةٞ لَّهُمۡ أَنَّا حَمَلۡنَا ذُرِّيَّتَهُمۡ فِي ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ

    Një shenjë tjetër për ata është që paraardhësit e tyre Ne i ngarkuam në anijen e mbushur plot (të Nuhut)

  42. وَخَلَقۡنَا لَهُم مِّن مِّثۡلِهِۦ مَا يَرۡكَبُونَ

    dhe për ata Ne krijuam mjete të ngjashme me atë anije, në të cilat hipin.

  43. وَإِن نَّشَأۡ نُغۡرِقۡهُمۡ فَلَا صَرِيخَ لَهُمۡ وَلَا هُمۡ يُنقَذُونَ

    Po të duam, Ne i fundosim ata e atëherë as nuk do të mund t’i ndihmojë kush, as nuk do të mund të shpëtojnë,

  44. إِلَّا رَحۡمَةٗ مِّنَّا وَمَتَٰعًا إِلَىٰ حِينٖ

    përveçse me mëshirën Tonë, duke i lënë ata të kënaqen njëfarë kohe.

  45. وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱتَّقُواْ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيكُمۡ وَمَا خَلۡفَكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ

    Kur atyre u thuhet: “Druajuni asaj që keni para jush dhe asaj që është pas jush, me qëllim që Allahu t’ju mëshirojë” (ata nuk ia vënë veshin).

  46. وَمَا تَأۡتِيهِم مِّنۡ ءَايَةٖ مِّنۡ ءَايَٰتِ رَبِّهِمۡ إِلَّا كَانُواْ عَنۡهَا مُعۡرِضِينَ

    Sa herë që atyre u vjen ndonjë nga shenjat e Zotit të tyre, ata i shmangen asaj.

  47. وَإِذَا قِيلَ لَهُمۡ أَنفِقُواْ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَنُطۡعِمُ مَن لَّوۡ يَشَآءُ ٱللَّهُ أَطۡعَمَهُۥٓ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ

    E kur atyre u thuhet: “Jepni nga ato që ju ka dhënë Allahu”, atëherë, mohuesit u thonë besimtarëve: “Pse, ne do t’i ushqejmë ata që, po të donte Allahu, do t’i ushqente Vetë? Ju jeni vërtet në humbje të qartë!”

  48. وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

    Ata (jobesimtarët) thonë gjithashtu: “Kur do të përmbushet ky premtim, nëse ajo që thoni është e vërtetë?”

  49. مَا يَنظُرُونَ إِلَّا صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ تَأۡخُذُهُمۡ وَهُمۡ يَخِصِّمُونَ

    Ata presin vetëm një zë të tmerrshëm, që do t’i kaplojë, ndërsa grinden me njëri-tjetrin.

  50. فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ تَوۡصِيَةٗ وَلَآ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِمۡ يَرۡجِعُونَ

    Atëherë ata nuk do të mund të lënë testament e as të kthehen te familjet e tyre.

  51. وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَإِذَا هُم مِّنَ ٱلۡأَجۡدَاثِ إِلَىٰ رَبِّهِمۡ يَنسِلُونَ

    Dhe, kur të fryhet në Sur, ata do të dalin nga varret dhe do të nxitojnë drejt Zotit të tyre,

  52. قَالُواْ يَٰوَيۡلَنَا مَنۢ بَعَثَنَا مِن مَّرۡقَدِنَاۜۗ هَٰذَا مَا وَعَدَ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَصَدَقَ ٱلۡمُرۡسَلُونَ

    duke thënë: “Mjerë ne! Kush na ngriti prej varreve tona?” (Do t’u thuhet): “Ja, kjo është ajo që ka premtuar i Gjithëmëshirshmi; të dërguarit kanë thënë të vërtetën!”

  53. إِن كَانَتۡ إِلَّا صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ فَإِذَا هُمۡ جَمِيعٞ لَّدَيۡنَا مُحۡضَرُونَ

    Do të jetë ai vetëm një zë i tmerrshëm e ata të gjithë do të paraqiten para Nesh.

  54. فَٱلۡيَوۡمَ لَا تُظۡلَمُ نَفۡسٞ شَيۡـٔٗا وَلَا تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

    Atë ditë askujt nuk do t’i bëhet ndonjë padrejtësi dhe ju do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni bërë.

  55. إِنَّ أَصۡحَٰبَ ٱلۡجَنَّةِ ٱلۡيَوۡمَ فِي شُغُلٖ فَٰكِهُونَ

    Sigurisht që atë ditë banorët e Xhenetit nuk do të mendojnë për gjë tjetër, veç lumturisë së tyre.

  56. هُمۡ وَأَزۡوَٰجُهُمۡ فِي ظِلَٰلٍ عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ مُتَّكِـُٔونَ

    Ata dhe gratë e tyre do të jenë në hije, të mbështetur në ndenjëse të lartuara.

  57. لَهُمۡ فِيهَا فَٰكِهَةٞ وَلَهُم مَّا يَدَّعُونَ

    Për ata do të ketë aty fruta dhe çdo gjë që dëshirojnë.

  58. سَلَٰمٞ قَوۡلٗا مِّن رَّبّٖ رَّحِيمٖ

    “Paqe!” do të jetë fjala prej një Zoti Mëshirëplotë.

  59. وَٱمۡتَٰزُواْ ٱلۡيَوۡمَ أَيُّهَا ٱلۡمُجۡرِمُونَ

    (Ndërsa keqbërësve Ai do t’u thotë): “Veçohuni sot ju, o kriminelë!

  60. ۞ أَلَمۡ أَعۡهَدۡ إِلَيۡكُمۡ يَٰبَنِيٓ ءَادَمَ أَن لَّا تَعۡبُدُواْ ٱلشَّيۡطَٰنَۖ إِنَّهُۥ لَكُمۡ عَدُوّٞ مُّبِينٞ

    Vallë, a nuk ju kam urdhëruar, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuroni djallin, se ai është vërtet armik i hapët juaji,

  61. وَأَنِ ٱعۡبُدُونِيۚ هَٰذَا صِرَٰطٞ مُّسۡتَقِيمٞ

    por të më adhuroni vetëm Mua?! Kjo është rruga e drejtë.

  62. وَلَقَدۡ أَضَلَّ مِنكُمۡ جِبِلّٗا كَثِيرًاۖ أَفَلَمۡ تَكُونُواْ تَعۡقِلُونَ

    Sigurisht që ai (djalli) ka shpënë në humbje një mizëri prej jush; vallë a nuk po mendoni?!

  63. هَٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِي كُنتُمۡ تُوعَدُونَ

    Ky është Xhehenemi, që ju ishte premtuar.

  64. ٱصۡلَوۡهَا ٱلۡيَوۡمَ بِمَا كُنتُمۡ تَكۡفُرُونَ

    Digjuni tani në të, sepse kurrë nuk besuat!”

  65. ٱلۡيَوۡمَ نَخۡتِمُ عَلَىٰٓ أَفۡوَٰهِهِمۡ وَتُكَلِّمُنَآ أَيۡدِيهِمۡ وَتَشۡهَدُ أَرۡجُلُهُم بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ

    Sot Ne do t’ua vulosim atyre gojët e do të Na flasin duart e tyre dhe do të dëshmojnë këmbët e tyre për atë që kanë bërë.

  66. وَلَوۡ نَشَآءُ لَطَمَسۡنَا عَلَىٰٓ أَعۡيُنِهِمۡ فَٱسۡتَبَقُواْ ٱلصِّرَٰطَ فَأَنَّىٰ يُبۡصِرُونَ

    Sikur të donim, Ne do t’ua verbonim atyre sytë, kështu që ata do ta kërkonin më kot rrugën! Vallë, si do të shihnin?

  67. وَلَوۡ نَشَآءُ لَمَسَخۡنَٰهُمۡ عَلَىٰ مَكَانَتِهِمۡ فَمَا ٱسۡتَطَٰعُواْ مُضِيّٗا وَلَا يَرۡجِعُونَ

    Sikur të kishim dashur, Ne do t’i kishim shndërruar ata (në krijesa të tjera) në atë vend e ata nuk do të mund as të shkonin e as të ktheheshin.

  68. وَمَن نُّعَمِّرۡهُ نُنَكِّسۡهُ فِي ٱلۡخَلۡقِۚ أَفَلَا يَعۡقِلُونَ

    Kujtdo, që i japim jetë të gjatë, Ne e bëjmë sërish krijesë të dobët. Vallë, a nuk kuptojnë ata?

  69. وَمَا عَلَّمۡنَٰهُ ٱلشِّعۡرَ وَمَا يَنۢبَغِي لَهُۥٓۚ إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ وَقُرۡءَانٞ مُّبِينٞ

    Ne nuk ia kemi mësuar atij (Muhamedit) poezinë e ajo as që është për të. Ky (libër që ka sjellë) është vetëm këshillë dhe një Kuran i qartë,

  70. لِّيُنذِرَ مَن كَانَ حَيّٗا وَيَحِقَّ ٱلۡقَوۡلُ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ

    për të paralajmëruar këdo që është gjallë dhe për t’u përmbushur fjala e Tij ndaj mohuesve.

  71. أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّا خَلَقۡنَا لَهُم مِّمَّا عَمِلَتۡ أَيۡدِينَآ أَنۡعَٰمٗا فَهُمۡ لَهَا مَٰلِكُونَ

    Vallë, a nuk e shohin ata se, ndër gjërat që Duart Tona kanë krijuar për ta, janë bagëtitë që ata zotërojnë?!

  72. وَذَلَّلۡنَٰهَا لَهُمۡ فَمِنۡهَا رَكُوبُهُمۡ وَمِنۡهَا يَأۡكُلُونَ

    Ne bëmë që ato t’u nënshtrohen atyre, kështu që disa i shalojnë e prej disave ushqehen,

  73. وَلَهُمۡ فِيهَا مَنَٰفِعُ وَمَشَارِبُۚ أَفَلَا يَشۡكُرُونَ

    prej disave pinë dhe nxjerrin dobi të tjera. Vallë, si të mos falënderojnë!

  74. وَٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ ءَالِهَةٗ لَّعَلَّهُمۡ يُنصَرُونَ

    Por ata kanë zgjedhur zota të tjerë në vend të Allahut, duke shpresuar se do të ndihmohen prej tyre.

  75. لَا يَسۡتَطِيعُونَ نَصۡرَهُمۡ وَهُمۡ لَهُمۡ جُندٞ مُّحۡضَرُونَ

    Zotat nuk mund t’i ndihmojnë, e megjithatë idhujtarët janë si një ushtri e pranishme për (t’i mbrojtur) ata.

  76. فَلَا يَحۡزُنكَ قَوۡلُهُمۡۘ إِنَّا نَعۡلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعۡلِنُونَ

    Mos u dëshpëro nga fjalët e tyre! Ne e dimë çfarë fshehin dhe çfarë shpallin.

  77. أَوَلَمۡ يَرَ ٱلۡإِنسَٰنُ أَنَّا خَلَقۡنَٰهُ مِن نُّطۡفَةٖ فَإِذَا هُوَ خَصِيمٞ مُّبِينٞ

    A nuk sheh njeriu se si Ne e krijuam atë prej pikës së farës, e megjithatë ai bëhet kundërshtar i hapët?!

  78. وَضَرَبَ لَنَا مَثَلٗا وَنَسِيَ خَلۡقَهُۥۖ قَالَ مَن يُحۡيِ ٱلۡعِظَٰمَ وَهِيَ رَمِيمٞ

    Ai na sjell shembull, duke harruar krijimin e vet dhe thotë: “Kush do t’i ngjallë eshtrat kur të kalben?”

  79. قُلۡ يُحۡيِيهَا ٱلَّذِيٓ أَنشَأَهَآ أَوَّلَ مَرَّةٖۖ وَهُوَ بِكُلِّ خَلۡقٍ عَلِيمٌ

    Thuaj: “Do t’i ngjallë Ai që i krijoi ato për herë të parë; Ai ka njohuri të plotë për çdo krijesë;

  80. ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُم مِّنَ ٱلشَّجَرِ ٱلۡأَخۡضَرِ نَارٗا فَإِذَآ أَنتُم مِّنۡهُ تُوقِدُونَ

    Ai që prej drurit të njomë bëri për ju zjarrin, të cilin e përdorni për të ndezur”.

  81. أَوَلَيۡسَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يَخۡلُقَ مِثۡلَهُمۚ بَلَىٰ وَهُوَ ٱلۡخَلَّٰقُ ٱلۡعَلِيمُ

    Vallë, a nuk është i Zoti Ai që krijoi qiejt dhe Tokën, t’i rikrijojë ato? Po! Ai është Krijuesi i çdo gjëje dhe i Gjithëdijshmi!

  82. إِنَّمَآ أَمۡرُهُۥٓ إِذَآ أَرَادَ شَيۡـًٔا أَن يَقُولَ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ

    Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t’i thotë asaj “Bëhu!” - dhe ajo bëhet.

  83. فَسُبۡحَٰنَ ٱلَّذِي بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيۡءٖ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ

    Prandaj, qoftë lartësuar Ai, në Dorën e të Cilit është pushteti mbi çdo gjë! Tek Ai do të ktheheni!

0/83
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy Ja-Sin 0:00 0:00

Surja Ja-Sin në mushaf

Zbritja
mekase
Xhuzi
22-23
Numri i fjalëve
725
Mushafi i Medinës (604 faqe)
440-445
Mushafi IndoPak (610 faqe)
440-445
Mushafi Naskh (612 faqe)
441-446

Pyetje rreth sures Ja-Sin

Sa ajete ka surja Ja-Sin?

Surja Ja-Sin ka 83 ajete. Është surja numër 36 nga 114 suret e Kuranit.

Në cilin xhuz është surja Ja-Sin?

Surja Ja-Sin: xhuzi 22-23 nga 30.

Surja Ja-Sin është mekase apo medinase?

Surja Ja-Sin klasifikohet si mekase.

Në cilën faqe është surja Ja-Sin?

Surja Ja-Sin në mushafin e Medinës (604 faqe): 440-445. Në mushafin IndoPak (610 faqe): 440-445. Në mushafin Naskh (612 faqe): 441-446.

Sa fjalë ka surja Ja-Sin?

Surja Ja-Sin: 725 fjalë, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe.

Sa shkronja arabe ka surja Ja-Sin?

Surja Ja-Sin: 3,020 shkronja, të numëruara nga i njëjti tekst uthmani, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet surja Ja-Sin në Kuran?

Surja Ja-Sin shkon nga ajeti 3,706 deri te ajeti 3,788 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

A ka surja Ja-Sin ajet sexhdeje?

Jo. Surja Ja-Sin nuk mban shenjë sexhdeje në mushafin e Medinës; nga 114 suret, 14 e mbajnë.

A mund ta dëgjoj suren Ja-Sin?

Po. Të 83 ajetet e sures Ja-Sin luhen këtu ajet pas ajeti, në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren Ja-Sin?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 83 ajetet dhe 725 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Dëgjo suren Ja-Sin

Recituesit e Kuranit

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play