Kalo te përmbajtja
Ajet pas ajeti

Rreth sures

Surja Er-Rrahman është surja numër 55 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si medinase dhe ka 78 ajete. Në mushafin e Medinës (604 faqe) fillon në faqen 531.

Surja Er-Rrahman është surja numër 55 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si medinase dhe ka 78 ajete me 351 fjalë. Ndodhet në xhuzin 27; në mushafin e Medinës (604 faqe) zë faqet 531 deri 534. Surja e merr emrin nga fjala me të cilën hapet te ajeti 1.

Nis si një varg i shkurtër: mësimi i Kuranit, krijimi i njeriut, mësimi i të folurit të qartë, pastaj dielli dhe hëna, ylli dhe pema, qielli i ngritur dhe peshorja, te ajetet 1 deri 9. Nga ajeti 13, një ajet kthehet i pandryshuar si refren. Ai shfaqet gjithsej 31 herë, hera e fundit te ajeti 77, që është numri më i lartë i përsëritjes së një ajeti brenda një sureje të Kuranit; i dyti është 10, te surja El-Murselat. Refreni e ndan suren në pjesë të shkurtra të çiftëzuara, mes tyre dy kopshtet e përmendura te ajeti 46 dhe dy kopshtet e tjera te ajeti 62.

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. ٱلرَّحۡمَٰنُ

    I Gjithëmëshirshmi

  2. عَلَّمَ ٱلۡقُرۡءَانَ

    ua ka mësuar Kuranin (robërve të Tij),

  3. خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ

    ka krijuar njeriun

  4. عَلَّمَهُ ٱلۡبَيَانَ

    dhe i ka mësuar atij të folurit e qartë.

  5. ٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ بِحُسۡبَانٖ

    Dielli dhe Hëna ndjekin rrugën e caktuar.

  6. وَٱلنَّجۡمُ وَٱلشَّجَرُ يَسۡجُدَانِ

    Bimët dhe pemët i përulen (Allahut).

  7. وَٱلسَّمَآءَ رَفَعَهَا وَوَضَعَ ٱلۡمِيزَانَ

    Ai e ka ngritur qiellin lart dhe ka vënë Balancën (për çdo gjë),

  8. أَلَّا تَطۡغَوۡاْ فِي ٱلۡمِيزَانِ

    që ju të mos e shkelni atë.

  9. وَأَقِيمُواْ ٱلۡوَزۡنَ بِٱلۡقِسۡطِ وَلَا تُخۡسِرُواْ ٱلۡمِيزَانَ

    Prandaj matni drejt e mos hani në peshë!

  10. وَٱلۡأَرۡضَ وَضَعَهَا لِلۡأَنَامِ

    Ai e ka bërë Tokën për krijesat.

  11. فِيهَا فَٰكِهَةٞ وَٱلنَّخۡلُ ذَاتُ ٱلۡأَكۡمَامِ

    Aty ka fruta të llojllojshme dhe palma hurmash me frutat si bistakë,

  12. وَٱلۡحَبُّ ذُو ٱلۡعَصۡفِ وَٱلرَّيۡحَانُ

    ka drithëra me gjethe e kërcej dhe bimë me erë të mirë.

  13. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!347

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 347 Fjala këtu i drejtohet njerëzve dhe xhindeve. Ky varg përsëritet 31 herë në këtë sure.
  14. خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِن صَلۡصَٰلٖ كَٱلۡفَخَّارِ

    Ai e krijoi njeriun prej baltës së thatë, ashtu si vorba,

  15. وَخَلَقَ ٱلۡجَآنَّ مِن مَّارِجٖ مِّن نَّارٖ

    ndërsa xhindet i krijoi prej flakës së zjarrit.

  16. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  17. رَبُّ ٱلۡمَشۡرِقَيۡنِ وَرَبُّ ٱلۡمَغۡرِبَيۡنِ

    (Ai është) Zoti i dy lindjeve dhe i dy perëndimeve.348

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 348 Sipas disa komentuesve të Kuranit, bëhet fjalë për pikat e lindjes dhe të perëndimit të diellit në verë dhe në dimër.
  18. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  19. مَرَجَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ يَلۡتَقِيَانِ

    Ai i ka lëshuar dy dete349 që të takohen,

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 349 Ujin e kripur dhe ujin e ëmbël.
  20. بَيۡنَهُمَا بَرۡزَخٞ لَّا يَبۡغِيَانِ

    por, midis tyre ka një pengesë që nuk mund ta kapërcejnë.

  21. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  22. يَخۡرُجُ مِنۡهُمَا ٱللُّؤۡلُؤُ وَٱلۡمَرۡجَانُ

    Prej tyre nxirren margaritarë dhe korale.

  23. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  24. وَلَهُ ٱلۡجَوَارِ ٱلۡمُنشَـَٔاتُ فِي ٱلۡبَحۡرِ كَٱلۡأَعۡلَٰمِ

    Atij i përkasin edhe anijet që lundrojnë nëpër dete e që lartohen si male.

  25. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  26. كُلُّ مَنۡ عَلَيۡهَا فَانٖ

    Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket,

  27. وَيَبۡقَىٰ وَجۡهُ رَبِّكَ ذُو ٱلۡجَلَٰلِ وَٱلۡإِكۡرَامِ

    e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.

  28. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  29. يَسۡـَٔلُهُۥ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ كُلَّ يَوۡمٍ هُوَ فِي شَأۡنٖ

    Atij i lutet gjithkush që ndodhet në qiej dhe në Tokë e në çdo kohë Ai ushtron fuqinë e gjithëmbarshme.

  30. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  31. سَنَفۡرُغُ لَكُمۡ أَيُّهَ ٱلثَّقَلَانِ

    O ju dy barrët e Tokës (njerëz dhe xhinde), së shpejti do të caktojmë gjykimin tuaj!

  32. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  33. يَٰمَعۡشَرَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ إِنِ ٱسۡتَطَعۡتُمۡ أَن تَنفُذُواْ مِنۡ أَقۡطَارِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ فَٱنفُذُواْۚ لَا تَنفُذُونَ إِلَّا بِسُلۡطَٰنٖ

    O xhinde dhe njerëz, nëse keni fuqi të përshkoni kufijtë e qiejve dhe të Tokës, atëherë përshkojini ato! Por nuk do të mund ta bëni këtë, përveçse me një fuqi të madhe (nga Allahu)!

  34. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  35. يُرۡسَلُ عَلَيۡكُمَا شُوَاظٞ مِّن نَّارٖ وَنُحَاسٞ فَلَا تَنتَصِرَانِ

    Kundër jush do të dërgohen flakë zjarri dhe tunxh i shkrirë (si dënim për mohimin e dhuntive të Allahut) dhe ju nuk do të mund të mbroheni.

  36. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  37. فَإِذَا ٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتۡ وَرۡدَةٗ كَٱلدِّهَانِ

    Veç kur të çahet qielli dhe të bëhet i kuq si trëndafili (në Ditën e Kiametit)!

  38. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  39. فَيَوۡمَئِذٖ لَّا يُسۡـَٔلُ عَن ذَنۢبِهِۦٓ إِنسٞ وَلَا جَآنّٞ

    Atë Ditë njerëzit dhe xhindet nuk do të pyeten për gjynahet e tyre.350

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 350 Sepse atë ditë besimtarët dhe keqbërësit do të njihen nga shenjat e tyre.
  40. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  41. يُعۡرَفُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ بِسِيمَٰهُمۡ فَيُؤۡخَذُ بِٱلنَّوَٰصِي وَٱلۡأَقۡدَامِ

    Keqbërësit do të njihen sipas shenjave dhe do të kapen për ballukesh dhe për këmbësh.

  42. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  43. هَٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِي يُكَذِّبُ بِهَا ٱلۡمُجۡرِمُونَ

    Ja, ky është Xhehenemi, të cilin e mohonin keqbërësit!

  44. يَطُوفُونَ بَيۡنَهَا وَبَيۡنَ حَمِيمٍ ءَانٖ

    Ata do të sillen në mes të zjarrit dhe ujit të valuar në kulm.

  45. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  46. وَلِمَنۡ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ جَنَّتَانِ

    Për ata që i frikësohen paraqitjes para Zotit të vet, do të ketë dy kopshte!

  47. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  48. ذَوَاتَآ أَفۡنَانٖ

    (Kopshtet do të jenë) të mbjellë me pemë që bëjnë hije.

  49. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  50. فِيهِمَا عَيۡنَانِ تَجۡرِيَانِ

    Në ta do të ketë dy burime që rrjedhin.

  51. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  52. فِيهِمَا مِن كُلِّ فَٰكِهَةٖ زَوۡجَانِ

    Dhe prej çdo frute do të ketë nga dy lloje.

  53. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  54. مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ فُرُشِۭ بَطَآئِنُهَا مِنۡ إِسۡتَبۡرَقٖۚ وَجَنَى ٱلۡجَنَّتَيۡنِ دَانٖ

    Ata351 do të jenë të mbështetur në shtroje, anash me armaç mëndafshi e frutat e dy kopshteve do t’i kenë afër sa t’i kapin me dorë.

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 351 Besimtarët e devotshëm që do të hyjnë në këto kopshte.
  55. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  56. فِيهِنَّ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ لَمۡ يَطۡمِثۡهُنَّ إِنسٞ قَبۡلَهُمۡ وَلَا جَآنّٞ

    Atje do të ketë virgjëresha syulur, të cilat para tyre nuk i kanë prekur as njerëz, as xhinde.

  57. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  58. كَأَنَّهُنَّ ٱلۡيَاقُوتُ وَٱلۡمَرۡجَانُ

    Ato do të jenë si rubinë dhe korale.

  59. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  60. هَلۡ جَزَآءُ ٱلۡإِحۡسَٰنِ إِلَّا ٱلۡإِحۡسَٰنُ

    A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?!

  61. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  62. وَمِن دُونِهِمَا جَنَّتَانِ

    Nën këto dy kopshte, do të ketë edhe dy kopshte të tjera.

  63. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  64. مُدۡهَآمَّتَانِ

    Ato do të jenë të stolisura me gjelbërim.

  65. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  66. فِيهِمَا عَيۡنَانِ نَضَّاخَتَانِ

    Aty do të jenë dy burime që gulfojnë.

  67. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  68. فِيهِمَا فَٰكِهَةٞ وَنَخۡلٞ وَرُمَّانٞ

    Atje do të ketë fruta, palma hurmash dhe shegë.

  69. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  70. فِيهِنَّ خَيۡرَٰتٌ حِسَانٞ

    Në to do të ketë bukuroshe virtytesh të mrekullueshme.

  71. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  72. حُورٞ مَّقۡصُورَٰتٞ فِي ٱلۡخِيَامِ

    (Atje do të ketë) hyri syzeza nëpër tenda.

  73. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  74. لَمۡ يَطۡمِثۡهُنَّ إِنسٞ قَبۡلَهُمۡ وَلَا جَآنّٞ

    Ato hyri nuk i kanë prekur para tyre352 as njerëz, as xhinde.

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 352 Banorëve të dy kopshteve më të ulëta.
  75. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  76. مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ رَفۡرَفٍ خُضۡرٖ وَعَبۡقَرِيٍّ حِسَانٖ

    Ata do të rrinë mbështetur në shtroje të gjelbra e qilima të bukur.

  77. فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

    Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!

  78. تَبَٰرَكَ ٱسۡمُ رَبِّكَ ذِي ٱلۡجَلَٰلِ وَٱلۡإِكۡرَامِ

    Qoftë lartësuar emri i Zotit tënd, plot Madhëri dhe Nderim!

0/78
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy Er-Rrahman 0:00 0:00

Surja Er-Rrahman në mushaf

Zbritja
medinase
Xhuzi
27
Numri i fjalëve
351
Mushafi i Medinës (604 faqe)
531-534
Mushafi IndoPak (610 faqe)
531-534
Mushafi Naskh (612 faqe)
532-535

Pyetje rreth sures Er-Rrahman

Sa ajete ka surja Er-Rrahman?

Surja Er-Rrahman ka 78 ajete. Është surja numër 55 nga 114 suret e Kuranit.

Në cilin xhuz është surja Er-Rrahman?

Surja Er-Rrahman: xhuzi 27 nga 30.

Surja Er-Rrahman është mekase apo medinase?

Surja Er-Rrahman klasifikohet si medinase.

Në cilën faqe është surja Er-Rrahman?

Surja Er-Rrahman në mushafin e Medinës (604 faqe): 531-534. Në mushafin IndoPak (610 faqe): 531-534. Në mushafin Naskh (612 faqe): 532-535.

Sa fjalë ka surja Er-Rrahman?

Surja Er-Rrahman: 351 fjalë, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe.

Sa shkronja arabe ka surja Er-Rrahman?

Surja Er-Rrahman: 1,657 shkronja, të numëruara nga i njëjti tekst uthmani, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet surja Er-Rrahman në Kuran?

Surja Er-Rrahman shkon nga ajeti 4,902 deri te ajeti 4,979 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

A ka surja Er-Rrahman ajet sexhdeje?

Jo. Surja Er-Rrahman nuk mban shenjë sexhdeje në mushafin e Medinës; nga 114 suret, 14 e mbajnë.

A mund ta dëgjoj suren Er-Rrahman?

Po. Të 78 ajetet e sures Er-Rrahman luhen këtu ajet pas ajeti, në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren Er-Rrahman?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 78 ajetet dhe 351 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Dëgjo suren Er-Rrahman

Recituesit e Kuranit

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play