Kalo te përmbajtja

Surja El-Ahzab 33:30 الأحزاب

Ky është ajeti 30 nga 73 i sures El-Ahzab, ajeti 3563 nga 6236 në Kuran, xhuzi 21. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 421.

يَٰنِسَآءَ ٱلنَّبِيِّ مَن يَأۡتِ مِنكُنَّ بِفَٰحِشَةٖ مُّبَيِّنَةٖ يُضَٰعَفۡ لَهَا ٱلۡعَذَابُ ضِعۡفَيۡنِۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٗا

O gratë e të Dërguarit! Ato prej jush që bëjnë ndonjë turp të hapur, do të kenë ndëshkim të dyfishtë; kjo për Allahun është e lehtë.261

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 261 Zoti i këshillon femrat, duke marrë shembull, së pari, gratë e Profetit a.s., e mandej edhe të gjitha gratë e besimtarëve. Ai i urdhëroi ato që të mos e kundërshtonin Profetin a.s. në asnjë mënyrë. Kështu, ato gra të Profetit që bënin vepra të mira, shpërbleheshin dyfish. Gratë e Profetit, meqë kishin mësuar në shtëpinë e tij, kanë pasur për detyrë që t’i këshillonin gratë e popullit. Nga këto kuptojmë se njerëzit e mëdhenj të fesë, kur bëjnë një punë të mirë, shpërblehen dyfish. Nga ana tjetër, për një punë të keqe - dënohen dyfish. Pra, burrat e gratë që janë shembull në popull, në pikëpamje të fesë, për ata shpërblimi, si dhe dënimi është i dyfishtë. Kurse, të gjithë të tjerët - burra e gra, - janë në pozitë të barabartë (përkthyesi).

33:30 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Ahzab
0/73
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Ahzab 33:30 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 33:30

Al-Mukhtasar

O gratë e Pejgamberit! Nëse Ditën e Gjykimit ndonjëra prej jush do të vijë me ndonjë gjynah të bërë hapur, fjalë apo ndonjë zgjedhje, ndryshe nga ajo që ka thënë apo zgjedhur Allahu e i Dërguari i Tij, të cilën njerëzit kanë për ta marrë si shembull, në vend të shembullit që ka lënë e ka porositur i Dërguari i Allahut, asaj Allahu ka për t’ia dyfishuar dënimin në Ditën e Gjykimit. Kjo për shkak të pozitës dhe vlerës që Allahu u ka dhënë atyre në sytë e besimtarëve, duke i quajtur nënat e besimtarëve dhe për shkak të figurës së Pejgamberit. Ky dyfishim i dënimit për Allahun është shumë i lehtë.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
21
Numri i fjalëve
16
Mushafi i Medinës (604 faqe)
421
Mushafi IndoPak (610 faqe)
421
Mushafi Naskh (612 faqe)
422
Në cilën sure është ajeti 33:30?

Surja El-Ahzab (الأحزاب). Surja 33 nga 114 · 73 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 33:30?

Xhuzi: 21.

Në cilën faqe është ajeti 33:30?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 421 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 421 · Mushafi Naskh (612 faqe): 422.

Sa fjalë ka ajeti 33:30?

Numri i fjalëve: 16.

Sa shkronja arabe ka ajeti 33:30?

Ajeti 33:30: 66 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 33:30 në Kuran?

Ajeti 33:30 është ajeti 3,563 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Ahzab?

Surja El-Ahzab ka 73 ajete. Është surja numër 33 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Ahzab është mekase apo medinase?

Surja El-Ahzab klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 33:30?

Po. Ajeti 33:30 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Ahzab?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 73 ajetet dhe 1,287 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play