Kalo te përmbajtja

Surja El-Ahzab 33:5 الأحزاب

Ky është ajeti 5 nga 73 i sures El-Ahzab, ajeti 3538 nga 6236 në Kuran, xhuzi 21. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 418.

ٱدۡعُوهُمۡ لِأٓبَآئِهِمۡ هُوَ أَقۡسَطُ عِندَ ٱللَّهِۚ فَإِن لَّمۡ تَعۡلَمُوٓاْ ءَابَآءَهُمۡ فَإِخۡوَٰنُكُمۡ فِي ٱلدِّينِ وَمَوَٰلِيكُمۡۚ وَلَيۡسَ عَلَيۡكُمۡ جُنَاحٞ فِيمَآ أَخۡطَأۡتُم بِهِۦ وَلَٰكِن مَّا تَعَمَّدَتۡ قُلُوبُكُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمًا

Thërritini të birësuarit sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë në sytë e Allahut. Në qoftë se nuk e dini emrin e etërve të tyre, konsiderojini ata si vëllezërit tuaj të besimit dhe si të mitur nën tutelën tuaj. Nuk është gjynah nëse gaboni, por është gjynah, kur zemrat tuaja bëjnë faj me qëllim. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.

33:5 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Ahzab
0/73
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Ahzab 33:5 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 33:5

Al-Mukhtasar

Thërritini ata sipas etërve të tyre, pasi kjo është drejtësi tek Allahu. E nëse ndodh që ju të mos i njihni etërit e tyre, atëherë ata janë vëllezërit tuaj në të njëjtin besim dhe në kujdestarinë tuaj. Kështu që thërritini ata me, o vëllai im ose o biri i vëllait tim, e nëse ndodhë që padashje dhe gabimisht të flisni diçka kaq të padrejtë, atëherë ju nuk do të mirreni në përgjegjësi për këtë, por Allahu do t’ju marrë në përgjegjësi vetëm nëse e thoni qëllimisht atë me zemër. Dijeni se Allahu është Falës i shkuarës së atyre që pendohen e kërkojnë falje dhe Mëshirues për robërit e Vet, kështu që nuk i dënon ata për gabimet e paqëllimshme.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
21
Numri i fjalëve
28
Mushafi i Medinës (604 faqe)
418
Mushafi IndoPak (610 faqe)
418
Mushafi Naskh (612 faqe)
419
Në cilën sure është ajeti 33:5?

Surja El-Ahzab (الأحزاب). Surja 33 nga 114 · 73 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 33:5?

Xhuzi: 21.

Në cilën faqe është ajeti 33:5?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 418 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 418 · Mushafi Naskh (612 faqe): 419.

Sa fjalë ka ajeti 33:5?

Numri i fjalëve: 28.

Sa shkronja arabe ka ajeti 33:5?

Ajeti 33:5: 125 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 33:5 në Kuran?

Ajeti 33:5 është ajeti 3,538 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Ahzab?

Surja El-Ahzab ka 73 ajete. Është surja numër 33 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Ahzab është mekase apo medinase?

Surja El-Ahzab klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 33:5?

Po. Ajeti 33:5 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Ahzab?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 73 ajetet dhe 1,287 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play