Kalo te përmbajtja
Ajet pas ajeti

Rreth sures

Surja El-Alak është surja numër 96 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si mekase dhe ka 19 ajete. Në mushafin e Medinës (604 faqe) fillon në faqen 597.

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. ٱقۡرَأۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلَّذِي خَلَقَ

    Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka),

  2. خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِنۡ عَلَقٍ

    e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku!

  3. ٱقۡرَأۡ وَرَبُّكَ ٱلۡأَكۡرَمُ

    Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh,

  4. ٱلَّذِي عَلَّمَ بِٱلۡقَلَمِ

    i Cili, me anë të penës ia mësoi,

  5. عَلَّمَ ٱلۡإِنسَٰنَ مَا لَمۡ يَعۡلَمۡ

    ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.

  6. كـَلَّآ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَيَطۡغَىٰٓ

    Por vërtet që njeriu shkel çdo cak,

  7. أَن رَّءَاهُ ٱسۡتَغۡنَىٰٓ

    kur mendon se është i vetëmjaftueshëm.

  8. إِنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلرُّجۡعَىٰٓ

    Në të vërtetë, kthimi është te Zoti yt!

  9. أَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي يَنۡهَىٰ

    A e ke parë ti (Muhamed) atë që pengon

  10. عَبۡدًا إِذَا صَلَّىٰٓ

    robin (Tonë) kur falet?415

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 415 Vargjet aludojnë për një nga prijësit e Mekës, Ebu Xhehlin, i cili ishte armiku kryesor i Profetit Muhamed (a.s.) në fillimet e Islamit. Ai e kishte kërcënuar Profetin (a.s.), që të mos falej më në Qabe.
  11. أَرَءَيۡتَ إِن كَانَ عَلَى ٱلۡهُدَىٰٓ

    A nuk është ai (robi Ynë) në rrugë të drejtë

  12. أَوۡ أَمَرَ بِٱلتَّقۡوَىٰٓ

    dhe që urdhëron për devotshmëri?!

  13. أَرَءَيۡتَ إِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰٓ

    Mendo, nëse ai (penguesi) mohon dhe kthen kurrizin,

  14. أَلَمۡ يَعۡلَم بِأَنَّ ٱللَّهَ يَرَىٰ

    a nuk e di ai se Allahu i sheh të gjitha?!

  15. كـَلَّا لَئِن لَّمۡ يَنتَهِ لَنَسۡفَعَۢا بِٱلنَّاصِيَةِ

    Jo, jo! Nëse ai nuk tërhiqet nga kjo, Ne do ta kapim për ballukesh (për ta hedhur në zjarrin e Xhehenemit),

  16. نَاصِيَةٖ كَٰذِبَةٍ خَاطِئَةٖ

    për ballukesh të gënjeshtarit dhe fajtorit.

  17. فَلۡيَدۡعُ نَادِيَهُۥ

    Atëherë ai le ta thërrasë shoqërinë e vet,416

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 416 Pra, le të thërrasë në ndihmë prijësit e tjerë të Mekës, që ishin përkrahësit e tij.
  18. سَنَدۡعُ ٱلزَّبَانِيَةَ

    Ne do t’i thërrasim Zebanijet (rojet e Xhehenemit)!

  19. كـَلَّا لَا تُطِعۡهُ وَٱسۡجُدۡۤ وَٱقۡتَرِب۩

    Kurrsesi mos iu nënshtro atij (o Muhamed), por bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!

0/19
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Alak 0:00 0:00

Surja El-Alak në mushaf

Zbritja
mekase
Xhuzi
30
Numri i fjalëve
72
Mushafi i Medinës (604 faqe)
597
Mushafi IndoPak (610 faqe)
603-604
Mushafi Naskh (612 faqe)
604-605

Ajeti 19 mban shenjën e sexhdes në mushafin e Medinës.

Pyetje rreth sures El-Alak

Sa ajete ka surja El-Alak?

Surja El-Alak ka 19 ajete. Është surja numër 96 nga 114 suret e Kuranit.

Në cilin xhuz është surja El-Alak?

Surja El-Alak: xhuzi 30 nga 30.

Surja El-Alak është mekase apo medinase?

Surja El-Alak klasifikohet si mekase.

Në cilën faqe është surja El-Alak?

Surja El-Alak në mushafin e Medinës (604 faqe): 597. Në mushafin IndoPak (610 faqe): 603-604. Në mushafin Naskh (612 faqe): 604-605.

Sa fjalë ka surja El-Alak?

Surja El-Alak: 72 fjalë, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe.

Sa shkronja arabe ka surja El-Alak?

Surja El-Alak: 288 shkronja, të numëruara nga i njëjti tekst uthmani, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet surja El-Alak në Kuran?

Surja El-Alak shkon nga ajeti 6,107 deri te ajeti 6,125 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

A ka surja El-Alak ajet sexhdeje?

Po. Në mushafin e Medinës shenja e sexhdes në suren El-Alak bie te ajetet: 19.

A mund ta dëgjoj suren El-Alak?

Po. Të 19 ajetet e sures El-Alak luhen këtu ajet pas ajeti, në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Alak?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 19 ajetet dhe 72 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Dëgjo suren El-Alak

Recituesit e Kuranit

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play