Kalo te përmbajtja

Surja El-Bekare 2:73 البقرة

Ky është ajeti 73 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 80 nga 6236 në Kuran, xhuzi 1. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 11.

فَقُلۡنَا ٱضۡرِبُوهُ بِبَعۡضِهَاۚ كَذَٰلِكَ يُحۡيِ ٱللَّهُ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَيُرِيكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ لَعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ

Ne ju thamë: “Prekeni të vrarin me një copë të lopës së flijuar!”22 Dhe kështu, Allahu do t’i ngjallë të vdekurit dhe do t’ju tregojë mrekullitë e veta, që ju të kuptoni.

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 22 Sipas komentuesve, një nga bijtë e Israilit vrau të birin e xhaxhait, për t’i marrë pasurinë dhe këtë vrasje ia veshi një fisi tjetër. Këto dy fise u çuan për të luftuar njëri-tjetrin dhe përbënin një të gjashtën e bijve të Israilit. Ata iu drejtuan Musait (a.s.) për ta sqaruar këtë çështje. Në fillim, duke u mbështetur në mendimin e vet të natyrshëm, populli nuk e pranoi menjëherë urdhrin e Zotit për të therur një lopë. Pastaj, u detyrua dhe e pranoi atë. Ata e therën lopën dhe e prekën të vrarin me mishin e saj. Ai u ngjall dhe tregoi se kush e kishte vrarë. Nga kjo ngjarje kuptojmë se Zoti është Fuqiplotë, ka fuqi t’i ringjallë të vdekurit; është Mëshirues i Madh dhe dërgon profetë për t’i udhëzuar njerëzit. Po ashtu, historia na tregon se populli i bijve të Israilit shpesh nuk e dëgjonte profetin e vet, Musain a.s. (përkthyesi).

2:73 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Bekare
0/286
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Bekare 2:73 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 2:73

Al-Mukhtasar

Ne ju thamë: “Goditeni viktimën me një pjesë nga lopa, për të cilën u urdhëruat që ta thernit! Kështu, Allahu do ta ringjallë atë, në mënyrë që ai vetë të deklarojë se kush ishte vrasësi!” Ata e bënë këtë dhe ai ua tregoi vetë se kush ishte vrasësi i tij. Ja, kështu, si Allahu ringjalli këtë të vdekur, do të ringjallë edhe të vdekurit në Ditën e Ringjalljes, për t’ju dhënë juve argumente bindëse mbi Plotfuqinë e Vet, në mënyrë që ju të mendoni rreth kësaj dhe të besoni me Vërtetësi Allahun e Lartësuar.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
1
Numri i fjalëve
11
Mushafi i Medinës (604 faqe)
11
Mushafi IndoPak (610 faqe)
11
Mushafi Naskh (612 faqe)
12
Në cilën sure është ajeti 2:73?

Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 2:73?

Xhuzi: 1.

Në cilën faqe është ajeti 2:73?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 11 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 11 · Mushafi Naskh (612 faqe): 12.

Sa fjalë ka ajeti 2:73?

Numri i fjalëve: 11.

Sa shkronja arabe ka ajeti 2:73?

Ajeti 2:73: 56 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 2:73 në Kuran?

Ajeti 2:73 është ajeti 80 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Bekare?

Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Bekare është mekase apo medinase?

Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 2:73?

Po. Ajeti 2:73 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play