Surja El-Hadid 57:25 الحديد
Ky është ajeti 25 nga 29 i sures El-Hadid, ajeti 5100 nga 6236 në Kuran, xhuzi 27. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 541.
لَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا رُسُلَنَا بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَأَنزَلۡنَا مَعَهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡمِيزَانَ لِيَقُومَ ٱلنَّاسُ بِٱلۡقِسۡطِۖ وَأَنزَلۡنَا ٱلۡحَدِيدَ فِيهِ بَأۡسٞ شَدِيدٞ وَمَنَٰفِعُ لِلنَّاسِ وَلِيَعۡلَمَ ٱللَّهُ مَن يَنصُرُهُۥ وَرُسُلَهُۥ بِٱلۡغَيۡبِۚ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِيٌّ عَزِيزٞ
Ne i çuam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe bashkë me ta zbritëm Librat (e shenjtë) dhe peshoren (e drejtësisë): që njerëzit të veprojnë drejt. Ne e zbritëm hekurin, në të cilin ka (material për) luftë të fuqishme dhe dobi (të tjera) për njerëzit, me qëllim që Allahu të njohë ata që e ndihmojnë Atë dhe të dërguarit e Tij, pa e parë Atë. Me të vërtetë, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
57:25 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 57:25
Al-Mukhtasar
Në të vërtetë, Ne u dërguam njerëzve lajmëtarët Tanë edhe më parë me mrekulli të qarta e argumente bindëse, që t’i ftonin në udhëzim e shpëtim. Gjithashtu, nëpërmjet tyre, Ne zbritëm dhe Librin (Kushtetues) dhe Peshoren (e Drejtësisë), në mënyrë që njerëzit t’i përmbahen drejtësisë. Ne zbritëm për ta edhe hekurin, i cili ka një forcë të madhe. Përmes tij ata prodhojnë armët e gjëra të tjera të ndryshme, që u shërbejnë. Të gjitha këto, Allahu ua mundësoi njerëzve, në mënyrë që tek Allahu të njihen haptazi se kush do ta ndihmojë Atë dhe të dërguarit e Tij, qoftë edhe në fshehtësi. Sigurisht që Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm për t’i shpartalluar mohuesit edhe Vetë, por Ai dëshiron që ju t’i bëni ballë të keqes së tyre e t’i pengoni nga ligësitë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 27
- Numri i fjalëve
- 28
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 541
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 541
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 542
Në cilën sure është ajeti 57:25?
Surja El-Hadid (الحديد). Surja 57 nga 114 · 29 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 57:25?
Xhuzi: 27.
Në cilën faqe është ajeti 57:25?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 541 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 541 · Mushafi Naskh (612 faqe): 542.
Sa fjalë ka ajeti 57:25?
Numri i fjalëve: 28.
Sa shkronja arabe ka ajeti 57:25?
Ajeti 57:25: 135 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 57:25 në Kuran?
Ajeti 57:25 është ajeti 5,100 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Hadid?
Surja El-Hadid ka 29 ajete. Është surja numër 57 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Hadid është mekase apo medinase?
Surja El-Hadid klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 57:25?
Po. Ajeti 57:25 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Hadid?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 29 ajetet dhe 574 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.