Surja El-Hashr 59:23 الحشر
Ky është ajeti 23 nga 24 i sures El-Hashr, ajeti 5149 nga 6236 në Kuran, xhuzi 28. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 548.
هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡقُدُّوسُ ٱلسَّلَٰمُ ٱلۡمُؤۡمِنُ ٱلۡمُهَيۡمِنُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡجَبَّارُ ٱلۡمُتَكَبِّرُۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشۡرِكُونَ
Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim). Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqëdhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!
59:23 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 59:23
Al-Mukhtasar
Ai, pra, është Allahu. Nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Tij. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë, qoftë ajo e padukshme apo e dukshme, e fshehur apo e hapur. Atij nuk i fshihet asgjë prej tyre. Ai është Gjithëmëshirshmi dhe Mëshirëploti. Mëshira e Tij ka përfshirë të gjithë njerëzimin në jetën e kësaj bote, duke u dhënë atyre afat për të besuar e për t’i përjetuar mirësitë e Tij. Ndërsa në jetën tjetër Ai ka për të mëshiruar vetëm besimtarët, që kanë besuar e kërkuar që kjo mëshirë t’u plotësohet atyre edhe në botën tjetër! Ai është Allahu. Nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Tij. Ai është El-Melik (Sunduesi) i gjithçkaje, El-Kudus (i Shenjti e i Pastri) larg çdo të mete e mangësie që mund t’ia mveshin Atij njerëzit. Ai është Es-Selam (Paqja e Shpëtuesi) i çdokujt që kërkon paqe e shpëtim prej Tij. Ai është El-Mu’min (Siguruesi) i të dërguarve e të dashurve të Vet, duke i mbështetur ata me argumente e ndihmën e Tij. Ai është El-Muhejmin (Vigjilenti) ndaj gjithçkaje e Atij nuk i fshihet asnjë lëvizje. Ai është El Aziz (i Plotfuqishmi), që ndëshkon ose fal dhe bën çfarë të dëshirojë. Ai është El-Xhebar (Mposhtësi) ndaj çdo tirani e arroganti, si dhe i Vetmi El-Mutekebir (që e meriton të jetë Kryelartë) ndaj çdokujt që është mendjemadh. I Pastër është Allahu prej çdo gjëje që i mveshin idhujtarët, të cilët e krahasojnë Atë me krijesat apo idhujt e tyre!
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 28
- Numri i fjalëve
- 19
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 548
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 548
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 549
Në cilën sure është ajeti 59:23?
Surja El-Hashr (الحشر). Surja 59 nga 114 · 24 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 59:23?
Xhuzi: 28.
Në cilën faqe është ajeti 59:23?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 548 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 548 · Mushafi Naskh (612 faqe): 549.
Sa fjalë ka ajeti 59:23?
Numri i fjalëve: 19.
Sa shkronja arabe ka ajeti 59:23?
Ajeti 59:23: 85 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 59:23 në Kuran?
Ajeti 59:23 është ajeti 5,149 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Hashr?
Surja El-Hashr ka 24 ajete. Është surja numër 59 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Hashr është mekase apo medinase?
Surja El-Hashr klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 59:23?
Po. Ajeti 59:23 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Hashr?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 24 ajetet dhe 445 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.