Surja El-Isra 17:57 الإسراء
Ky është ajeti 57 nga 111 i sures El-Isra, ajeti 2086 nga 6236 në Kuran, xhuzi 15. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 287.
أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ يَبۡتَغُونَ إِلَىٰ رَبِّهِمُ ٱلۡوَسِيلَةَ أَيُّهُمۡ أَقۡرَبُ وَيَرۡجُونَ رَحۡمَتَهُۥ وَيَخَافُونَ عَذَابَهُۥٓۚ إِنَّ عَذَابَ رَبِّكَ كَانَ مَحۡذُورٗا
Vetë ata që idhujtarët u luten, kërkojnë t’i afrohen Zotit të tyre, madje edhe më të afërtit, duke shpresuar mëshirën e Tij dhe duke iu frikësuar dënimit të Tij.174 Me të vërtetë, nga dënimi i Zotit tënd duhet të ruhet gjithkush.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 174 Vargjet 56-57 aludojnë për engjëjt, profetët ose shenjtorët që politeistët i hyjnizojnë, duke menduar se ata mund të jenë ndërmjetës për të fituar mëshirën e Allahut.
17:57 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 17:57
Al-Mukhtasar
Përkundrazi, të tillët (engjëj, profetë dhe evlija) që këta idhujtarë po i lusin në vend të Allahut (që t’u bëhen ndërmjetësues për t’i afruar tek Ai), edhe ata vetë dëshirojnë që të afrohen tek Ai (Krijuesi i tyre), por vetëm nëpërmjet veprave të mira dhe duke garuar se cili prej tyre do të jetë më afër Tij nëpërmjet devotshmërisë, me shpresë se Ai ka për t’i mëshiruar dhe me frikë se mos ka për t’i dënuar. Vërtet që dënimit të Zotit tënd, o i Dërguar, është për t’iu ruajtur,
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 15
- Numri i fjalëve
- 18
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 287
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 287
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 288
Në cilën sure është ajeti 17:57?
Surja El-Isra (الإسراء). Surja 17 nga 114 · 111 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 17:57?
Xhuzi: 15.
Në cilën faqe është ajeti 17:57?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 287 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 287 · Mushafi Naskh (612 faqe): 288.
Sa fjalë ka ajeti 17:57?
Numri i fjalëve: 18.
Sa shkronja arabe ka ajeti 17:57?
Ajeti 17:57: 84 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 17:57 në Kuran?
Ajeti 17:57 është ajeti 2,086 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Isra?
Surja El-Isra ka 111 ajete. Është surja numër 17 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Isra është mekase apo medinase?
Surja El-Isra klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 17:57?
Po. Ajeti 17:57 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Isra?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 111 ajetet dhe 1,556 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.