Surja El-Kehf 18:50 الكهف
Ky është ajeti 50 nga 110 i sures El-Kehf, ajeti 2190 nga 6236 në Kuran, xhuzi 15. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 299.
وَإِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ كَانَ مِنَ ٱلۡجِنِّ فَفَسَقَ عَنۡ أَمۡرِ رَبِّهِۦٓۗ أَفَتَتَّخِذُونَهُۥ وَذُرِّيَّتَهُۥٓ أَوۡلِيَآءَ مِن دُونِي وَهُمۡ لَكُمۡ عَدُوُّۢۚ بِئۡسَ لِلظَّٰلِمِينَ بَدَلٗا
Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit. Ai ishte një nga xhindet dhe nuk iu bind urdhrit të Zotit të vet. Atëherë, a do ta merrnit atë dhe pasardhësit e tij për mbrojtës në vendin Tim, edhe pse ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar që është ky për keqbërësit!
18:50 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 18:50
Al-Mukhtasar
Përkujtoju, o i Dërguar, kur Ne u thamë engjëjve: “Bini në sexhde për Ademin, si nderim për të.” Dhe të gjithë ranë në sexhde për të, duke e vënë në zbatim kështu urdhrin e Zotit të tyre përveç Iblisit, i cili ishte prej xhindëve dhe jo prej engjëjve, duke refuzuar dhe treguar mendjemadhësi për të bërë sexhde, por me këtë ai doli nga bindja ndaj Zotit të vet. Vallë, a dëshironi, o njerëz, ta bëni atë dhe pasardhësit e tij për miq, në vend që të më bëni Mua, ndërkohë që ata janë armiqtë tuaj?! Si është e mundur që të miqësoheni me atë që është armiku juaj?! Sa e shëmtuar është kjo që keqbërësit bëjnë: miqësojnë shejtanin, në vend që të miqësojnë Allahun e Lartësuar!
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 15
- Numri i fjalëve
- 26
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 299
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 299
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 300
Në cilën sure është ajeti 18:50?
Surja El-Kehf (الكهف). Surja 18 nga 114 · 110 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 18:50?
Xhuzi: 15.
Në cilën faqe është ajeti 18:50?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 299 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 299 · Mushafi Naskh (612 faqe): 300.
Sa fjalë ka ajeti 18:50?
Numri i fjalëve: 26.
Sa shkronja arabe ka ajeti 18:50?
Ajeti 18:50: 109 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 18:50 në Kuran?
Ajeti 18:50 është ajeti 2,190 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Kehf?
Surja El-Kehf ka 110 ajete. Është surja numër 18 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Kehf është mekase apo medinase?
Surja El-Kehf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 18:50?
Po. Ajeti 18:50 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Kehf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 110 ajetet dhe 1,579 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.