Surja El-Mu'minun 23:91 المؤمنون
Ky është ajeti 91 nga 118 i sures El-Mu'minun, ajeti 2764 nga 6236 në Kuran, xhuzi 18. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 348.
مَا ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ مِن وَلَدٖ وَمَا كَانَ مَعَهُۥ مِنۡ إِلَٰهٍۚ إِذٗا لَّذَهَبَ كُلُّ إِلَٰهِۭ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلَا بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ
Allahu nuk ka zgjedhur për Vete ndonjë bir dhe përveç Atij s’ka asnjë zot tjetër, përndryshe çdo zot do të merrte atë që ka krijuar dhe do të ngriheshin njëri mbi tjetrin. Qoftë i lartësuar Ai nga shpifjet e tyre!221
Shënimet e përkthyesit (1)
- 221 Kjo është një logjikë shumë e pastër për të argumentuar njëshmërinë e Allahut. Në fakt, vetëm ky njësim bën që Allahu i Lartmadhëruar të mos përfshihet në zënkat “hyjnore” të përshtatshme për mitologjitë politeiste.
23:91 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 23:91
Al-Mukhtasar
Allahu kurrsesi nuk ka ndonjë fëmijë, siç pretendojnë jobesimtarët, e me Të nuk ekziston ndonjë zot tjetër, që e meriton të adhurohet. Nëse bashkë me Të do të ekzistonin edhe zota të tjerë që e meritojnë të adhurohen, atëherë secili prej tyre do të largohej me pjesën e vet të krijimit e do t’i kundërviheshin njëri-tjetrit për të dominuar. Kështu do të shkatërrohej rregulli në gjithësi, por ja që ky shkatërrim në realitet nuk ka ndodhur. Kjo tregon se Zoti që e meriton të adhurohet është vetëm Një – Allahu i Vetëm. Ai është i Pastër e i Shenjtëruar prej trillimeve që i përshkruajnë idhujtarët, siç janë bijtë dhe ortakët!
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 18
- Numri i fjalëve
- 24
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 348
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 348
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 349
Në cilën sure është ajeti 23:91?
Surja El-Mu'minun (المؤمنون). Surja 23 nga 114 · 118 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 23:91?
Xhuzi: 18.
Në cilën faqe është ajeti 23:91?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 348 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 348 · Mushafi Naskh (612 faqe): 349.
Sa fjalë ka ajeti 23:91?
Numri i fjalëve: 24.
Sa shkronja arabe ka ajeti 23:91?
Ajeti 23:91: 79 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 23:91 në Kuran?
Ajeti 23:91 është ajeti 2,764 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Mu'minun?
Surja El-Mu'minun ka 118 ajete. Është surja numër 23 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Mu'minun është mekase apo medinase?
Surja El-Mu'minun klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 23:91?
Po. Ajeti 23:91 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Mu'minun?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 118 ajetet dhe 1,050 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.