Surja En-Nisa 4:78 النساء
Ky është ajeti 78 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 571 nga 6236 në Kuran, xhuzi 5. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 90.
أَيۡنَمَا تَكُونُواْ يُدۡرِككُّمُ ٱلۡمَوۡتُ وَلَوۡ كُنتُمۡ فِي بُرُوجٖ مُّشَيَّدَةٖۗ وَإِن تُصِبۡهُمۡ حَسَنَةٞ يَقُولُواْ هَٰذِهِۦ مِنۡ عِندِ ٱللَّهِۖ وَإِن تُصِبۡهُمۡ سَيِّئَةٞ يَقُولُواْ هَٰذِهِۦ مِنۡ عِندِكَۚ قُلۡ كُلّٞ مِّنۡ عِندِ ٱللَّهِۖ فَمَالِ هَٰٓؤُلَآءِ ٱلۡقَوۡمِ لَا يَكَادُونَ يَفۡقَهُونَ حَدِيثٗا
Kudo që të gjendeni, do t’ju arrijë vdekja, madje, qofshi edhe në kështjellat më të forta!” Sa herë që u vjen ndonjë e mirë, ata thonë: “Kjo është nga ana e Allahut”. Por, nëse i godet ndonjë e ligë, ata71 thonë: “Kjo është prej teje (o Muhamed)!” Thuaju: “Të gjitha janë prej Allahut”. Ç’është kështu me këtë popull, që nuk kupton asgjë?
Shënimet e përkthyesit (1)
- 71 D.m.th. hipokritët dhe banorët hebrenj të Medinës.
4:78 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 4:78
Al-Mukhtasar
Kudo që të ndodheni, ka për t’ju gjetur vdekja kur t’ju vijë afati juaj, edhe nëse do të ishit në kështjella të pathyeshme larg fushës së betejës. Kur dyfytyrakëve u vijnë gjëra që i gëzojnë -fëmijë dhe bollëk- thonë: “Kjo është prej Allahut”. Por, nëse janë në vështirësi për fëmijë dhe rrizk, e konsiderojnë ogur të zi Profetin صلى الله عليه وسلم dhe i thonë: “Kjo e keqe është për shkakun tënd!”. Thuaju, o i Dërguar, si përgjigje: “Çdo e mirë dhe çdo e keqe ndodh me caktimin e Allahut dhe dëshirën e Tij”. Ç’është me ta, që nxjerrin këto fjalë o i Dërguar, që edhe pse këtë Kur’an Ne ua kemi zbritur në gjuhën e tyre, ata përsëri vazhdojnë të mos kuptojnë asgjë?!
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 5
- Numri i fjalëve
- 36
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 90
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 90
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 91
Në cilën sure është ajeti 4:78?
Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 4:78?
Xhuzi: 5.
Në cilën faqe është ajeti 4:78?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 90 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 90 · Mushafi Naskh (612 faqe): 91.
Sa fjalë ka ajeti 4:78?
Numri i fjalëve: 36.
Sa shkronja arabe ka ajeti 4:78?
Ajeti 4:78: 143 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 4:78 në Kuran?
Ajeti 4:78 është ajeti 571 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nisa?
Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nisa është mekase apo medinase?
Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 4:78?
Po. Ajeti 4:78 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.