Surja En-Nur 24:55 النور
Ky është ajeti 55 nga 64 i sures En-Nur, ajeti 2846 nga 6236 në Kuran, xhuzi 18. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 357.
وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنكُمۡ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَيَسۡتَخۡلِفَنَّهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ كَمَا ٱسۡتَخۡلَفَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمۡ دِينَهُمُ ٱلَّذِي ٱرۡتَضَىٰ لَهُمۡ وَلَيُبَدِّلَنَّهُم مِّنۢ بَعۡدِ خَوۡفِهِمۡ أَمۡنٗاۚ يَعۡبُدُونَنِي لَا يُشۡرِكُونَ بِي شَيۡـٔٗاۚ وَمَن كَفَرَ بَعۡدَ ذَٰلِكَ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ
Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë228, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Sa për ata që, pas kësaj, mohojnë (besimin), pikërisht ata janë të mbrapshtët.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 228 Sipas interpretimit klasik, ky varg është një profeci për udhëheqjen e katër kalifëve: Ebu Bekrit, Omerit, Othmanit dhe Aliut, në kohën e të cilëve, kalifati islam pati një zgjerim të jashtëzakonshëm territorial. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite, zgjerimi i Islamit nuk është ngadalësuar. Ai vazhdon të jetë feja e vetme në rritje midis feve të mëdha, si nga pikëpamja demografike, ashtu edhe nga pikëpamja e konvertimeve.
24:55 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 24:55
Al-Mukhtasar
Allahu u ka premtuar atyre prej jush që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, se do t’i ndihmojë kundër armiqve të tyre dhe do t’i bëjë ata udhëheqës në Tokë, ashtu siç i pati bërë edhe besimtarë të tjerë para tyre. Ai u premtoi se do t’i japë autoritet dhe pozitë të nderuar fesë së tyre, Islamit, të cilën Ai e ka zgjedhur për ta. Gjithashtu, u premtoi se frikën që ata kanë, do t’ua zëvendësojë me siguri, nëse adhurojnë vetëm Atë, pa i shoqëruar asgjë e askënd në adhurim. Kush mohon pas këtyre mirësive, ka dalë prej Rrugës së Allahut.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 18
- Numri i fjalëve
- 38
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 357
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 357
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 358
Në cilën sure është ajeti 24:55?
Surja En-Nur (النور). Surja 24 nga 114 · 64 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 24:55?
Xhuzi: 18.
Në cilën faqe është ajeti 24:55?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 357 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 357 · Mushafi Naskh (612 faqe): 358.
Sa fjalë ka ajeti 24:55?
Numri i fjalëve: 38.
Sa shkronja arabe ka ajeti 24:55?
Ajeti 24:55: 171 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 24:55 në Kuran?
Ajeti 24:55 është ajeti 2,846 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nur?
Surja En-Nur ka 64 ajete. Është surja numër 24 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nur është mekase apo medinase?
Surja En-Nur klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 24:55?
Po. Ajeti 24:55 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nur?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 64 ajetet dhe 1,316 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.