Kalo te përmbajtja

Surja Hud 11:17 هود

Ky është ajeti 17 nga 123 i sures Hud, ajeti 1490 nga 6236 në Kuran, xhuzi 12. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 223.

أَفَمَن كَانَ عَلَىٰ بَيِّنَةٖ مِّن رَّبِّهِۦ وَيَتۡلُوهُ شَاهِدٞ مِّنۡهُ وَمِن قَبۡلِهِۦ كِتَٰبُ مُوسَىٰٓ إِمَامٗا وَرَحۡمَةًۚ أُوْلَٰٓئِكَ يُؤۡمِنُونَ بِهِۦۚ وَمَن يَكۡفُرۡ بِهِۦ مِنَ ٱلۡأَحۡزَابِ فَٱلنَّارُ مَوۡعِدُهُۥۚ فَلَا تَكُ فِي مِرۡيَةٖ مِّنۡهُۚ إِنَّهُ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكَ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يُؤۡمِنُونَ

A janë (të barabartë me jobesimtarët), ata, që mbështeten në provë të qartë nga Zoti i tyre144, që ndiqet nga një dëshmitar prej Tij (Kurani), para të cilit ishte Libri i Musait (dëshmitar) udhërrëfyes dhe mëshirë? Këta besojnë Kuranin. Dhe për cilindo nga grupet (sektet) që e mohojnë atë, zjarri do të jetë vend i premtuar. Andaj, ti kurrsesi mos dysho në atë; se ai, pa dyshim, është e vërteta prej Zotit tënd, ndonëse shumica e njerëzve nuk besojnë.

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 144 Prova është natyra monoteiste në të cilën është krijuar çdo njeri.

11:17 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja Hud
0/123
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy Hud 11:17 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 11:17

Al-Mukhtasar

I Dërguari Muhamed صلى الله عليه وسلم , i cili ka ardhur me argument të qartë prej Zotit të vet të Lartësuar duke u shoqëruar nga një dëshmitar prej Zotit të tij, Xhebraili; ku për profetësinë e të cilit dëshmon edhe Teurati, i cili iu zbrit Musait عليه السلام si udhëzim për njerëzit dhe mëshirë për ta; nuk mund të jetë i barabartë ai dhe kush ka besuar me të me ata që janë jobesimtarë të përhumbur në devijim. Kjo, pasi këta (besimtarët) e besojnë Kuranin dhe Muhamedin صلى الله عليه وسلم të cilit edhe iu zbrit, ndërsa kush e mohon atë (Kuranin), prej banorëve fatkeqë, përfundimi në Ditën e Gjykimit do të jetë Zjarri. Prandaj, o i Dërguar, të mos jesh në dyshim në lidhje me Vërtetësinë e Kuranit dhe as të përfundimit të tyre, pasi ai është i vërtetë pa dyshimin më të vogël, por shumica e njerëzve nuk besojnë pavarësisht parashtrimit të argumenteve të qarta dhe fakteve bindëse ndaj tyre.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
12
Numri i fjalëve
39
Mushafi i Medinës (604 faqe)
223
Mushafi IndoPak (610 faqe)
223
Mushafi Naskh (612 faqe)
224
Në cilën sure është ajeti 11:17?

Surja Hud (هود). Surja 11 nga 114 · 123 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 11:17?

Xhuzi: 12.

Në cilën faqe është ajeti 11:17?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 223 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 223 · Mushafi Naskh (612 faqe): 224.

Sa fjalë ka ajeti 11:17?

Numri i fjalëve: 39.

Sa shkronja arabe ka ajeti 11:17?

Ajeti 11:17: 145 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 11:17 në Kuran?

Ajeti 11:17 është ajeti 1,490 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja Hud?

Surja Hud ka 123 ajete. Është surja numër 11 nga 114 suret e Kuranit.

Surja Hud është mekase apo medinase?

Surja Hud klasifikohet si mekase.

A mund ta dëgjoj ajetin 11:17?

Po. Ajeti 11:17 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren Hud?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 123 ajetet dhe 1,917 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play