Surja Hud 11:78 هود
Ky është ajeti 78 nga 123 i sures Hud, ajeti 1551 nga 6236 në Kuran, xhuzi 12. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 230.
وَجَآءَهُۥ قَوۡمُهُۥ يُهۡرَعُونَ إِلَيۡهِ وَمِن قَبۡلُ كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ هَٰٓؤُلَآءِ بَنَاتِي هُنَّ أَطۡهَرُ لَكُمۡۖ فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَلَا تُخۡزُونِ فِي ضَيۡفِيٓۖ أَلَيۡسَ مِنكُمۡ رَجُلٞ رَّشِيدٞ
Populli i tij, që më parë pat punuar vepra të këqija, u vërsul drejt atij. (Luti) tha: “O populli im, këto janë bijat e mia. Ato për ju janë më të pastra, e frikësojuni Allahut dhe mos më turpëroni para mysafirëve të mi. A nuk ka midis jush një njeri me mend?”
11:78 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 11:78
Al-Mukhtasar
Në fakt, menjëherë u mblodh populli i Lutit tek ai duke nxituar, me synimin që të bënin fëlliqësira me mysafirët e tij, pasi përpara kësaj ata e kishin bërë ves që t’i kontaktonin meshkujt me epsh, në vend të grave. Luti, për të frenuar popullin dhe për të shfajësuar veten përpara mysafirëve, tha: “Këto janë bijat e mia, që janë prej grave tuaja! Martohuni me to, pasi ato janë më të pastra për ju sesa bërja e kësaj fëlligështie! Kijani frikën Allahut dhe mos më turpëroni në lidhje me mysafirët e mi! A thua vallë, nuk ekzistonka prej jush, o popull, një njeri me logjikë, që t’ju pengojë prej kësaj vepre të ndyrë?!
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 12
- Numri i fjalëve
- 26
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 230
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 230
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 231
Në cilën sure është ajeti 11:78?
Surja Hud (هود). Surja 11 nga 114 · 123 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 11:78?
Xhuzi: 12.
Në cilën faqe është ajeti 11:78?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 230 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 230 · Mushafi Naskh (612 faqe): 231.
Sa fjalë ka ajeti 11:78?
Numri i fjalëve: 26.
Sa shkronja arabe ka ajeti 11:78?
Ajeti 11:78: 108 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 11:78 në Kuran?
Ajeti 11:78 është ajeti 1,551 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Hud?
Surja Hud ka 123 ajete. Është surja numër 11 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Hud është mekase apo medinase?
Surja Hud klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 11:78?
Po. Ajeti 11:78 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Hud?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 123 ajetet dhe 1,917 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.