Es-Saffat الصافات · Akram al-Alaqmi
Reciton Akram al-Alaqmi 182 ajete Hafs nga Asimi Murattal
përkthimi: Hasan Efendi Nahi
Cilësimet e leximit
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
-
رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَرَبُّ ٱلۡمَشَٰرِقِ
Zot i qiejve dhe i Tokës dhe çfarë gjendet mes tyre dhe Zot i lindjeve (të diellit)!
-
إِنَّا زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنۡيَا بِزِينَةٍ ٱلۡكَوَاكِبِ
Ne e kemi stolisur qiellin e kësaj bote me shkëlqimin e yjeve,
-
لَّا يَسَّمَّعُونَ إِلَى ٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰ وَيُقۡذَفُونَ مِن كُلِّ جَانِبٖ
(Kështu që) ata nuk e përgjojnë dot Grupin më të Lartë (engjëjt lart në qiej) dhe qëllohen (me meteorë) nga të gjitha anët.
-
دُحُورٗاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٞ وَاصِبٌ
Pastaj, ashtu të përzënë do të kenë vuajtje të përhershme (në jetën tjetër).
-
إِلَّا مَنۡ خَطِفَ ٱلۡخَطۡفَةَ فَأَتۡبَعَهُۥ شِهَابٞ ثَاقِبٞ
(Djajtë nuk përgjojnë dot), veç atij që grabit diçka e që e ndjek një yll verbues.
-
فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَهُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَم مَّنۡ خَلَقۡنَآۚ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّن طِينٖ لَّازِبِۭ
Pyeti (o Muhamed) ata (mekas jobesimtarë): A është më i vështirë krijimi i tyre apo i të gjitha gjërave të tjera që i kemi krijuar? Ata i kemi krijuar nga balta ngjitëse.
-
بَلۡ عَجِبۡتَ وَيَسۡخَرُونَ
Ti çuditesh (pse ata s’të besojnë), ndërsa ata të përqeshin (pse çuditesh)
-
وَإِذَا رَأَوۡاْ ءَايَةٗ يَسۡتَسۡخِرُونَ
Kur shohin një mrekulli, ata e nxisin njëri-tjetrin për t’u tallur
-
وَقَالُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٌ
dhe thonë: “Kjo s’është gjë tjetër, veçse një magji e kulluar!”
-
أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ
(Ata thonë): “Vallë, kur të vdesim dhe të bëhemi eshtra e pluhur, a thua njëmend do të ringjallemi?
-
فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٞ وَٰحِدَةٞ فَإِذَا هُمۡ يَنظُرُونَ
Ai (zëri i bririt të ringjalljes) do të jetë një zë i vetëm dhe të gjithë (mohuesit e ringjallur) do të shohin (se ç’do të bëhet me ta)
-
وَقَالُواْ يَٰوَيۡلَنَا هَٰذَا يَوۡمُ ٱلدِّينِ
dhe do të thonë: “Mjerë për ne, kjo është Dita e Gjykimit!”
-
هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ
Po, kjo është Dita e Gjykimit, të cilën ju e keni përgënjeshtruar!
-
۞ ٱحۡشُرُواْ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَأَزۡوَٰجَهُمۡ وَمَا كَانُواْ يَعۡبُدُونَ
(Engjëjve do t’u thuhet): “Mblidhini njerëzit e këqij, shokët e tyre (djaj) dhe idhujt që i kanë adhuruar
-
مِن دُونِ ٱللَّهِ فَٱهۡدُوهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡجَحِيمِ
krahas Allahut e tregojuni atyre rrugën e Zjarrit flakërues!
-
وَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ
e do t’i afrohen njëri-tjetrit, duke u grindur.
-
قَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَأۡتُونَنَا عَنِ ٱلۡيَمِينِ
(Pasuesit) do t’u thonë (prijësve): “Ju na vinit nga ana e djathtë273”.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 273 E djathta paraqet në kulturën dhe në gjuhën arabe (dhe jo vetëm në të) anën e arsyes dhe të së mirës, kështu që shprehja “na vinit nga e djathta” do të thotë: “Ju na paraqiteshit me argumente që në pamje të parë ishin të paqortueshme, për të na nxjerrë nga rruga e drejtë”.
-
قَالُواْ بَل لَّمۡ تَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ
Ata do të përgjigjen: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë!
-
وَمَا كَانَ لَنَا عَلَيۡكُم مِّن سُلۡطَٰنِۭۖ بَلۡ كُنتُمۡ قَوۡمٗا طَٰغِينَ
Ne nuk kishim kurrfarë pushteti mbi ju, por ju ishit popull i pabindur.
-
فَحَقَّ عَلَيۡنَا قَوۡلُ رَبِّنَآۖ إِنَّا لَذَآئِقُونَ
E kështu u përmbush fjala e Zotit kundër nesh; ne të gjithë do ta shijojmë me siguri dënimin.
-
فَأَغۡوَيۡنَٰكُمۡ إِنَّا كُنَّا غَٰوِينَ
Ne ju mashtruam ju, por edhe vetë ishim të mashtruar.”
-
فَإِنَّهُمۡ يَوۡمَئِذٖ فِي ٱلۡعَذَابِ مُشۡتَرِكُونَ
Atë Ditë, të gjithë ata do të jenë së bashku në dënim.
-
إِنَّهُمۡ كَانُوٓاْ إِذَا قِيلَ لَهُمۡ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ يَسۡتَكۡبِرُونَ
sepse, kur u thuhej atyre: “Nuk ka zot tjetër (të vërtetë) veç Allahut!” - ata tregoheshin mendjemëdhenj
-
وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوٓاْ ءَالِهَتِنَا لِشَاعِرٖ مَّجۡنُونِۭ
dhe thoshin: “Vallë, a t’i braktisim hyjnitë tona për shkak të një poeti të marrë?”
-
بَلۡ جَآءَ بِٱلۡحَقِّ وَصَدَّقَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Nuk është ashtu (siç thonë ata), por ai (Muhamedi a.s.) ka sjellë të vërtetën dhe ka pohuar atë që thonin të dërguarit e mëparshëm.
-
وَمَا تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
dhe do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni bërë!
-
يُطَافُ عَلَيۡهِم بِكَأۡسٖ مِّن مَّعِينِۭ
Aty do t’u shërbehet një gotë e mbushur nga një burim i rrjedhshëm,
-
لَا فِيهَا غَوۡلٞ وَلَا هُمۡ عَنۡهَا يُنزَفُونَ
Prej saj as nuk do të trullosen dhe as nuk do të dehen.
-
وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ عِينٞ
Pranë tyre do të jenë gra me shikim të ulur e sy të bukur
-
فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ
Ata do t’i qasen njëri-tjetrit e do të bisedojnë.
-
قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ إِنِّي كَانَ لِي قَرِينٞ
Dhe njëri prej tyre do të thotë: “Unë kam pasur një shok,
-
يَقُولُ أَءِنَّكَ لَمِنَ ٱلۡمُصَدِّقِينَ
i cili më thoshte: “Vallë, edhe ti je nga ata që besojnë
-
أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَدِينُونَ
se, kur të vdesim e të bëhemi eshtra e pluhur, do të japim llogari vërtet?!”
-
قَالَ هَلۡ أَنتُم مُّطَّلِعُونَ
- A doni ta shikoni (atë që më qortonte për shkak të besimit tim)?”
-
فَٱطَّلَعَ فَرَءَاهُ فِي سَوَآءِ ٱلۡجَحِيمِ
Dhe ai do të shikojë poshtë dhe do ta shohë atë në mes të Zjarrit flakërues
-
قَالَ تَٱللَّهِ إِن كِدتَّ لَتُرۡدِينِ
e do t’i thotë: “Për Allahun! Për pak më shkatërrove edhe mua.
-
وَلَوۡلَا نِعۡمَةُ رَبِّي لَكُنتُ مِنَ ٱلۡمُحۡضَرِينَ
Po të mos ishte dhuntia e Zotit tim, edhe unë do të isha në zjarr (bashkë me ty)”.
-
إِلَّا مَوۡتَتَنَا ٱلۡأُولَىٰ وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ
përveç vdekjes së parë? Dhe as nuk do të dënohemi?”
-
أَذَٰلِكَ خَيۡرٞ نُّزُلًا أَمۡ شَجَرَةُ ٱلزَّقُّومِ
A është më e mirë kjo gjendje apo pema e zekumit?
-
إِنَّهَا شَجَرَةٞ تَخۡرُجُ فِيٓ أَصۡلِ ٱلۡجَحِيمِ
Njëmend, kjo pemë del nga fundi i Zjarrit flakërues
-
فَإِنَّهُمۡ لَأٓكِلُونَ مِنۡهَا فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ
Me të vërtetë, ata do ta hanë këtë frutë dhe me të do ta mbushin barkun.
-
ثُمَّ إِنَّ لَهُمۡ عَلَيۡهَا لَشَوۡبٗا مِّنۡ حَمِيمٖ
Pastaj, ata do të kenë një përzierje me ujë të nxehtë (për të pirë)
-
ثُمَّ إِنَّ مَرۡجِعَهُمۡ لَإِلَى ٱلۡجَحِيمِ
e pas kësaj, me siguri, kthimi i tyre do të jetë në Zjarrin flakërues.
-
وَلَقَدۡ ضَلَّ قَبۡلَهُمۡ أَكۡثَرُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Por, edhe para tyre humbën (rrugën) shumica e popujve të lashtë.
-
فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُنذَرِينَ
E tani shiko se cili qe fundi i atyre që u paralajmëruan,
-
وَلَقَدۡ نَادَىٰنَا نُوحٞ فَلَنِعۡمَ ٱلۡمُجِيبُونَ
Kur Nuhu Na thirri (në ndihmë), Ne iu përgjigjëm bukur:
-
وَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ
e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej katastrofës së madhe,
-
۞ وَإِنَّ مِن شِيعَتِهِۦ لَإِبۡرَٰهِيمَ
Pa dyshim që një nga ithtarët e (besimit të) tij (Nuhut) ishte Ibrahimi.
-
إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَاذَا تَعۡبُدُونَ
kur i tha babait dhe popullit të vet: “Çfarë adhuroni ju?
-
أَئِفۡكًا ءَالِهَةٗ دُونَ ٱللَّهِ تُرِيدُونَ
Vallë, a dëshironi hyjni të rreme në vend të Allahut?
-
فَرَاغَ إِلَىٰٓ ءَالِهَتِهِمۡ فَقَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ
Pastaj, ai u përvodh te hyjnitë e tyre dhe u tha: “A nuk po hani?
-
فَرَاغَ عَلَيۡهِمۡ ضَرۡبَۢا بِٱلۡيَمِينِ
Iu afrua atyre kalimthi, duke i goditur me dorën e djathtë.
-
فَأَقۡبَلُوٓاْ إِلَيۡهِ يَزِفُّونَ
(Mbasi u kthyen dhe panë idhujt e thyer) njerëzit nxituan nga ai.
-
قَالَ أَتَعۡبُدُونَ مَا تَنۡحِتُونَ
Ai u tha: “Vallë, ju adhuroni ato që i keni gdhendur vetë,
-
وَٱللَّهُ خَلَقَكُمۡ وَمَا تَعۡمَلُونَ
ndërkohë që Allahu është Ai që ju ka krijuar ju dhe gjithçka që bëni?!”
-
قَالُواْ ٱبۡنُواْ لَهُۥ بُنۡيَٰنٗا فَأَلۡقُوهُ فِي ٱلۡجَحِيمِ
Ata thanë: “Përgatitni për të një furrë dhe hidheni në zjarrin flakërues!”
-
فَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدٗا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَسۡفَلِينَ
Dhe deshën t’i ngrinin një kurth, por Ne i bëmë ata më të poshtëruarit.
-
وَقَالَ إِنِّي ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّي سَيَهۡدِينِ
Ai tha: “Unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë.”
-
فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعۡيَ قَالَ يَٰبُنَيَّ إِنِّيٓ أَرَىٰ فِي ٱلۡمَنَامِ أَنِّيٓ أَذۡبَحُكَ فَٱنظُرۡ مَاذَا تَرَىٰۚ قَالَ يَٰٓأَبَتِ ٱفۡعَلۡ مَا تُؤۡمَرُۖ سَتَجِدُنِيٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّٰبِرِينَ
Kur fëmija u rrit aq sa ta ndihmonte në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?” – I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!”
-
فَلَمَّآ أَسۡلَمَا وَتَلَّهُۥ لِلۡجَبِينِ
Pasi iu nënshtruan që të dy urdhrit, (Ibrahimi) e vuri (Ismailin) me ballë përtokë.
-
قَدۡ صَدَّقۡتَ ٱلرُّءۡيَآۚ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ
ti e përmbushe ëndrrën.” Vërtet, Ne kështu i shpërblejmë punëmirët!
-
وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ
dhe i lamë atij (Ibrahimit) kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm.
-
وَبَشَّرۡنَٰهُ بِإِسۡحَٰقَ نَبِيّٗا مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ
Ne i dhamë atij lajmin e mirë për (lindjen e) Is’hakut, profet prej njerëzve të mirë.
-
وَبَٰرَكۡنَا عَلَيۡهِ وَعَلَىٰٓ إِسۡحَٰقَۚ وَمِن ذُرِّيَّتِهِمَا مُحۡسِنٞ وَظَالِمٞ لِّنَفۡسِهِۦ مُبِينٞ
Dhe Ne e bekuam atë dhe Is’hakun, por midis pasardhësve të tyre, përveç punëmirëve, ka edhe të atillë që e kanë ngarkuar dukshëm veten me gjynahe.
-
وَنَجَّيۡنَٰهُمَا وَقَوۡمَهُمَا مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ
dhe i shpëtuam ata të dy dhe popullin e tyre nga mjerimi i madh.
-
وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِمَا فِي ٱلۡأٓخِرِينَ
dhe u lamë kujtim të mirë për ta brezave të mëvonshëm.
-
إِنَّهُمَا مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
E pa dyshim, ata të dy janë nga robërit Tanë besimtarë.
-
إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَلَا تَتَّقُونَ
Ai i tha popullit të vet: “A nuk po i frikësoheni Allahut?!”
-
ٱللَّهَ رَبَّكُمۡ وَرَبَّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve tuaj të lashtë?!”
-
فَكَذَّبُوهُ فَإِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ
Ata e quajtën atë gënjeshtar dhe, për këtë shkak, do të çohen (në dënimin e Zjarrit),
-
وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ
Dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë te brezat e mëvonshëm:
-
وَإِنَّكُمۡ لَتَمُرُّونَ عَلَيۡهِم مُّصۡبِحِينَ
Ju që kaloni pranë rrënojave të tyre në mëngjes
-
إِذۡ أَبَقَ إِلَى ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ
Ai nxitoi drejt një anijeje të mbushur plot e përplot
-
فَسَاهَمَ فَكَانَ مِنَ ٱلۡمُدۡحَضِينَ
dhe hodhi short (me detarët se kush duhej të hidhej)276 dhe humbi.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 276 Sipas komentuesve të Kuranit (konkretisht Ibn Kethirit), për shkak të ngarkesës së madhe, anija ishte gati të mbytej, prandaj detarët ranë dakord ta bëjnë me short se kush do të hidhej nga anija, në mënyrë që pesha e saj të lehtësohej e të shpëtonin nga mbytja.
-
فَٱلۡتَقَمَهُ ٱلۡحُوتُ وَهُوَ مُلِيمٞ
Pastaj atë e gëlltiti një balenë, se ai kishte bërë diçka të gabuar,
-
فَلَوۡلَآ أَنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلۡمُسَبِّحِينَ
dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Allahut,
-
لَلَبِثَ فِي بَطۡنِهِۦٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ
me siguri do të mbetej në barkun e saj deri në Ditën e Ringjalljes.
-
۞ فَنَبَذۡنَٰهُ بِٱلۡعَرَآءِ وَهُوَ سَقِيمٞ
Por Ne e hodhëm atë në një breg të shkretë, duke qenë i sëmurë.
-
وَأَنۢبَتۡنَا عَلَيۡهِ شَجَرَةٗ مِّن يَقۡطِينٖ
Dhe bëmë që sipër tij të mbinte një bimë kungulli (për t’i bërë hije).
-
وَأَرۡسَلۡنَٰهُ إِلَىٰ مِاْئَةِ أَلۡفٍ أَوۡ يَزِيدُونَ
Pastaj e dërguam atë te njëqind mijë e më tepër njerëz,
-
فَـَٔامَنُواْ فَمَتَّعۡنَٰهُمۡ إِلَىٰ حِينٖ
dhe ata i besuan, prandaj u dhamë jetë të këndshme për një kohë.
-
فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَلِرَبِّكَ ٱلۡبَنَاتُ وَلَهُمُ ٱلۡبَنُونَ
Pyeti ata (o Muhamed): “Vallë, për Zotin tënd janë vajzat, ndërsa për vete kanë djemtë?!
-
أَمۡ خَلَقۡنَا ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ إِنَٰثٗا وَهُمۡ شَٰهِدُونَ
Apo Ne i krijuam engjëjt si femra e ata ishin dëshmitarë?!”
-
وَلَدَ ٱللَّهُ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ
“Allahu ka lindur fëmijë”! - Ata, në të vërtetë, janë gënjeshtarë.
-
وَجَعَلُواْ بَيۡنَهُۥ وَبَيۡنَ ٱلۡجِنَّةِ نَسَبٗاۚ وَلَقَدۡ عَلِمَتِ ٱلۡجِنَّةُ إِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ
Idhujtarët kanë trilluar farefisni ndërmjet Zotit dhe xhindeve, kurse xhindet e dinë se ata do të sillen të gjithë para Tij.
-
سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ
Lavdi Allahut, qoftë i pastër nga ajo që ata ia veshin Atij!
-
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ
Por robërit e sinqertë të Allahut nuk adhurojnë askënd tjetër përveç Tij.
-
وَمَا مِنَّآ إِلَّا لَهُۥ مَقَامٞ مَّعۡلُومٞ
Çdonjëri prej nesh e ka vendin e caktuar (në qiell, ku adhuron Allahun).
-
لَوۡ أَنَّ عِندَنَا ذِكۡرٗا مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ
“Sikur të kishim një Libër nga popujt e mëparshëm,
-
لَكُنَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ
ne, me siguri, do të ishim robër të sinqertë të Allahut”,
-
فَكَفَرُواْ بِهِۦۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ
ata e mohuan Kuranin, por së shpejti do ta marrin vesh!
-
وَلَقَدۡ سَبَقَتۡ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Shumë kohë më parë Ne u premtuam robërve Tanë të dërguar
-
وَأَبۡصِرۡهُمۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ
Vështroji ata (kur t’u zbresë dënimi), se edhe ata do ta shohin (si janë pasojat e mosbesimit të tyre)!
-
فَإِذَا نَزَلَ بِسَاحَتِهِمۡ فَسَآءَ صَبَاحُ ٱلۡمُنذَرِينَ
Kur t’u bjerë në mesin e tyre, mëngjesi i atyre që janë paralajmëruar do të jetë shumë i shëmtuar.
-
سُبۡحَٰنَ رَبِّكَ رَبِّ ٱلۡعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ
I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata!
-
وَٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Sure të tjera nga Akram al-Alaqmi
Recitues të tjerë
- Es-Saffat · Mishary Alafasy
- Es-Saffat · AbdulBaset (Murattal)
- Es-Saffat · AbdulBaset AbdulSamad
- Es-Saffat · Minshawi (Murattal)
- Es-Saffat · As-Sudais
- Es-Saffat · Abu Bakr ash-Shatri
- Es-Saffat · Hani ar-Rifai
- Es-Saffat · Mahmoud Khalil al-Husary
- Es-Saffat · Maher al-Muaiqly
- Es-Saffat · Saud ash-Shuraym
- Es-Saffat · Saad al-Ghamdi
- Es-Saffat · Ali Abdur-Rahman al-Hudhaify
- Es-Saffat · Abdullah Basfar
- Es-Saffat · Ahmed ibn Ali al-Ajamy
- Es-Saffat · Muhammad Ayyoub
- Es-Saffat · Muhammad Jibreel
- Es-Saffat · Ibrahim al-Akhdar
- Es-Saffat · Ayman Suwaid
- Es-Saffat · Mahmoud Khalil al-Husary
- Es-Saffat · Shahriar Parhizgar
- Es-Saffat · Mahmoud Khalil al-Husary
- Es-Saffat · Muhammad Siddiq al-Minshawi
- Es-Saffat · Mohammad al-Tablawi
- Es-Saffat · Khalifa al-Tunaiji
- Es-Saffat · Abdullah Awad al-Juhani
- Es-Saffat · Nasser al-Qatami
- Es-Saffat · Fares Abbad
- Es-Saffat · Salah al-Budair
- Es-Saffat · Salah Bukhatir
- Es-Saffat · Abdullah al-Matroud
- Es-Saffat · Abdul Mohsen al-Qasim
- Es-Saffat · Ali Jaber
- Es-Saffat · Khalid Abdullah al-Qahtani
- Es-Saffat · Mahmoud Ali al-Banna
- Es-Saffat · Sahl Yasin
- Es-Saffat · Ahmad Nauina
- Es-Saffat · Ali Hajjaj al-Suwaisi
- Es-Saffat · Aziz Alili
- Es-Saffat · Yasser Salamah
- Es-Saffat · Nabil ar-Rifai
- Es-Saffat · Muhammad AbdulKareem
- Es-Saffat · Karim Mansoori