Kalo te përmbajtja

Et-Tarik الطارق · Fares Abbad

Reciton Fares Abbad 17 ajete Hafs nga Asimi Murattal

përkthimi: Hasan Efendi Nahi

Lexo suren

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. وَٱلسَّمَآءِ وَٱلطَّارِقِ

    Për qiellin dhe për vizitorin e natës!

  2. وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلطَّارِقُ

    E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është vizitori i natës?

  3. ٱلنَّجۡمُ ٱلثَّاقِبُ

    Ai është ylli që shpon terrin.

  4. إِن كُلُّ نَفۡسٖ لَّمَّا عَلَيۡهَا حَافِظٞ

    Për çdo njeri ka mbikëqyrës.

  5. فَلۡيَنظُرِ ٱلۡإِنسَٰنُ مِمَّ خُلِقَ

    Le të meditojë njeriu se prej çfarë është krijuar:

  6. خُلِقَ مِن مَّآءٖ دَافِقٖ

    është krijuar prej një lëngu që hidhet

  7. يَخۡرُجُ مِنۢ بَيۡنِ ٱلصُّلۡبِ وَٱلتَّرَآئِبِ

    e që del ndërmjet shtyllës kurrizore dhe brinjëve.

  8. إِنَّهُۥ عَلَىٰ رَجۡعِهِۦ لَقَادِرٞ

    Me të vërtetë, Ai është i Fuqishëm për ta kthyer (në jetë) atë

  9. يَوۡمَ تُبۡلَى ٱلسَّرَآئِرُ

    ditën, kur do të zbulohen të fshehtat,

  10. فَمَا لَهُۥ مِن قُوَّةٖ وَلَا نَاصِرٖ

    kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës.

  11. وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلرَّجۡعِ

    Për qiellin që kthehet pareshtur401

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 401 Pra, kthehet pareshtur me shi në ciklin e tij avullim-ré-kondensim.
  12. وَٱلۡأَرۡضِ ذَاتِ ٱلصَّدۡعِ

    dhe për Tokën që plasaritet,402

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 402 Pra, plasaritet për të mbirë bimët.
  13. إِنَّهُۥ لَقَوۡلٞ فَصۡلٞ

    që kjo është një Fjalë ndarëse,403

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 403 Pra, Kurani është ndarës i së vërtetës nga e pavërteta.
  14. وَمَا هُوَ بِٱلۡهَزۡلِ

    dhe nuk është aspak shaka!

  15. إِنَّهُمۡ يَكِيدُونَ كَيۡدٗا

    Në të vërtetë, ata ngrenë kurthe,

  16. وَأَكِيدُ كَيۡدٗا

    por dhe Unë ua pres me kurth.

  17. فَمَهِّلِ ٱلۡكَٰفِرِينَ أَمۡهِلۡهُمۡ رُوَيۡدَۢا

    Prandaj, jepu pak afat jobesimtarëve, lëri të qetë edhe për pak.

0/17
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Fares Abbad Et-Tarik 86:1 0:00 0:00

Sure të tjera nga Fares Abbad

Recitues të tjerë

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play