Kalo te përmbajtja

Ez-Zelzele الزلزلة · Ali Hajjaj al-Suwaisi

Reciton Ali Hajjaj al-Suwaisi 8 ajete Hafs nga Asimi Murattal

përkthimi: Hasan Efendi Nahi

Lexo suren

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. إِذَا زُلۡزِلَتِ ٱلۡأَرۡضُ زِلۡزَالَهَا

    Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj (të fundit),

  2. وَأَخۡرَجَتِ ٱلۡأَرۡضُ أَثۡقَالَهَا

    kur të nxjerrë barrët nga brendia e saj418

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 418 Pra, kur të nxjerrë kufomat e të vdekurve që janë varrosur në të.
  3. وَقَالَ ٱلۡإِنسَٰنُ مَا لَهَا

    e njeriu të thotë: “Ç’po i ndodh asaj?!”

  4. يَوۡمَئِذٖ تُحَدِّثُ أَخۡبَارَهَا

    Atë Ditë ajo do të tregojë lajmet e saj,419

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 419 Ashtu si të gjitha krijesat, edhe Toka do të dëshmojë për veprat e njerëzve.
  5. بِأَنَّ رَبَّكَ أَوۡحَىٰ لَهَا

    sepse Zoti yt e ka frymëzuar atë.

  6. يَوۡمَئِذٖ يَصۡدُرُ ٱلنَّاسُ أَشۡتَاتٗا لِّيُرَوۡاْ أَعۡمَٰلَهُمۡ

    Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t’u tregohen veprat e tyre:

  7. فَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٍ خَيۡرٗا يَرَهُۥ

    kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë,

  8. وَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٖ شَرّٗا يَرَهُۥ

    e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.420

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 420 Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë se dy vargjet përmbyllëse të kësaj sureje janë më frikësueset e të gjithë Kuranit.
0/8
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Ali Hajjaj al-Suwaisi Ez-Zelzele 99:1 0:00 0:00

Sure të tjera nga Ali Hajjaj al-Suwaisi

Recitues të tjerë

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play