Surja Sebe' 34:18 سبأ
Ky është ajeti 18 nga 54 i sures Sebe', ajeti 3624 nga 6236 në Kuran, xhuzi 22. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 430.
وَجَعَلۡنَا بَيۡنَهُمۡ وَبَيۡنَ ٱلۡقُرَى ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَا قُرٗى ظَٰهِرَةٗ وَقَدَّرۡنَا فِيهَا ٱلسَّيۡرَۖ سِيرُواْ فِيهَا لَيَالِيَ وَأَيَّامًا ءَامِنِينَ
Midis atyre dhe qyteteve që i kemi bekuar, Ne vendosëm vendbanime të dukshme buzë rrugës dhe e bëmë të lehtë udhëtimin (duke u thënë): “Udhëtoni të sigurt nëpër to natë e ditë!”
34:18 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 34:18
Al-Mukhtasar
Kur ata filluan të merreshin me tregti e të jetonin nëpërmjet saj, ndërkohë që më parë ata i patën të gjitha të mirat në vendin e tyre, Ne përsëri u dhamë atyre mundësinë që t’i përjetonin mirësitë Tona, e të udhëtonin mes vendbanimeve të tyre dhe vendbanimeve të bekuara të Shamit, në të cilat Ne kemi zbritur bekimin e begatinë Tonë. Aty gjetën vendbanime të tjera të lidhura me njëra-tjetrën, si një mundësi pushimi dhe ndalimi për ta gjatë udhëtimit nëpër vendet e shkretëtirës: “Udhëtoni të sigurt (o njerëz) nëpër këto vendbanime, qoftë natën apo ditën, duke mos iu frikësuar ndonjë armiku, urisë, etjes apo humbjes në shkretëtirë!”
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 22
- Numri i fjalëve
- 17
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 430
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 430
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 431
Në cilën sure është ajeti 34:18?
Surja Sebe' (سبأ). Surja 34 nga 114 · 54 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 34:18?
Xhuzi: 22.
Në cilën faqe është ajeti 34:18?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 430 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 430 · Mushafi Naskh (612 faqe): 431.
Sa fjalë ka ajeti 34:18?
Numri i fjalëve: 17.
Sa shkronja arabe ka ajeti 34:18?
Ajeti 34:18: 81 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 34:18 në Kuran?
Ajeti 34:18 është ajeti 3,624 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Sebe'?
Surja Sebe' ka 54 ajete. Është surja numër 34 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Sebe' është mekase apo medinase?
Surja Sebe' klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 34:18?
Po. Ajeti 34:18 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Sebe'?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 54 ajetet dhe 883 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.