Surja Ta-Ha 20:86 طه
Ky është ajeti 86 nga 135 i sures Ta-Ha, ajeti 2434 nga 6236 në Kuran, xhuzi 16. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 317.
فَرَجَعَ مُوسَىٰٓ إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ غَضۡبَٰنَ أَسِفٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ أَلَمۡ يَعِدۡكُمۡ رَبُّكُمۡ وَعۡدًا حَسَنًاۚ أَفَطَالَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡعَهۡدُ أَمۡ أَرَدتُّمۡ أَن يَحِلَّ عَلَيۡكُمۡ غَضَبٞ مِّن رَّبِّكُمۡ فَأَخۡلَفۡتُم مَّوۡعِدِي
Musai u kthye te populli i vet i zemëruar dhe i pikëlluar. Tha: “O populli im, vallë, a nuk ju dha Zoti juaj një premtim të mirë? A mos ju duk e gjatë koha (e përmbushjes së premtimit) apo dëshironi që t’ju godasë zemërimi i Zotit tuaj?! Prandaj nuk i jeni përmbajtur premtimit që më dhatë?!”
20:86 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 20:86
Al-Mukhtasar
Atëherë Musai u kthye tek populli i vet i zemëruar, për shkak të adhurimit që ata i bënë viçit dhe i mërzitur për gjendjen e tyre. Ai u tha: “O populli im, a nuk ju kishte dhënë Allahu premtimin më të mirë, se do t’ju zbriste Teuratin e do t’ju fuste në Xhenet?! Vallë, kaq shumë kohë paska kaluar, saqë ju e harruat?! Apo deshët që me veprimin tuaj të binte mbi ju Zemërimi i Zotit tuaj e t’ju godiste pastaj ndëshkimi i Tij?! A thua, prandaj e shkelët premtimin që më dhatë se do të tregoheshit të qëndrueshëm në bindje (ndaj Allahut dhe ndaj meje), derisa unë të kthehesha përsëri?!”
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 16
- Numri i fjalëve
- 26
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 317
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 317
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 318
Në cilën sure është ajeti 20:86?
Surja Ta-Ha (طه). Surja 20 nga 114 · 135 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 20:86?
Xhuzi: 16.
Në cilën faqe është ajeti 20:86?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 317 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 317 · Mushafi Naskh (612 faqe): 318.
Sa fjalë ka ajeti 20:86?
Numri i fjalëve: 26.
Sa shkronja arabe ka ajeti 20:86?
Ajeti 20:86: 103 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 20:86 në Kuran?
Ajeti 20:86 është ajeti 2,434 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Ta-Ha?
Surja Ta-Ha ka 135 ajete. Është surja numër 20 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Ta-Ha është mekase apo medinase?
Surja Ta-Ha klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 20:86?
Po. Ajeti 20:86 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Ta-Ha?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 135 ajetet dhe 1,335 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.