Kalo te përmbajtja
Ajet pas ajeti

Rreth sures

Surja Edh-Dharijat është surja numër 51 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si mekase dhe ka 60 ajete. Në mushafin e Medinës (604 faqe) fillon në faqen 520.

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. وَٱلذَّٰرِيَٰتِ ذَرۡوٗا

    Betohem në erërat që çojnë (pluhurin)

  2. فَٱلۡحَٰمِلَٰتِ وِقۡرٗا

    dhe në retë e ngarkuara rëndë

  3. فَٱلۡجَٰرِيَٰتِ يُسۡرٗا

    dhe në ato që lundrojnë lehtë

  4. فَٱلۡمُقَسِّمَٰتِ أَمۡرًا

    dhe në engjëjt që shpërndajnë urdhrat

  5. إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِقٞ

    se, me të vërtetë, është e sigurt ajo që ju premtohet

  6. وَإِنَّ ٱلدِّينَ لَوَٰقِعٞ

    dhe çdo shpërblim e dënim do të ndodhë!

  7. وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلۡحُبُكِ

    Për qiellin e stolisur me yje!

  8. إِنَّكُمۡ لَفِي قَوۡلٖ مُّخۡتَلِفٖ

    Ju keni gjithfarë mendimesh,

  9. يُؤۡفَكُ عَنۡهُ مَنۡ أُفِكَ

    Prej tij (Kuranit) shmanget ai që nuk beson.

  10. قُتِلَ ٱلۡخَرَّٰصُونَ

    Qofshin mallkuar gënjeshtarët,

  11. ٱلَّذِينَ هُمۡ فِي غَمۡرَةٖ سَاهُونَ

    të cilët janë të zhytur në padije dhe të shkujdesur (ndaj Ditës së Gjykimit)!

  12. يَسۡـَٔلُونَ أَيَّانَ يَوۡمُ ٱلدِّينِ

    Ata pyesin: “Kur do të jetë Dita e Gjykimit?”

  13. يَوۡمَ هُمۡ عَلَى ٱلنَّارِ يُفۡتَنُونَ

    Atë Ditë ata do të përcëllohen në zjarr!

  14. ذُوقُواْ فِتۡنَتَكُمۡ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تَسۡتَعۡجِلُونَ

    (Do t’u thuhet): “Shijoni dënimin tuaj! Këtë kërkuat t’ju shpejtohet!”

  15. إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٍ

    Pa dyshim, ata që i frikësohen Allahut do të jenë në kopshte dhe burime,

  16. ءَاخِذِينَ مَآ ءَاتَىٰهُمۡ رَبُّهُمۡۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَبۡلَ ذَٰلِكَ مُحۡسِنِينَ

    duke marrë atë që ua ka dhuruar Zoti i tyre, meqë më parë kanë qenë punëmbarë.

  17. كَانُواْ قَلِيلٗا مِّنَ ٱلَّيۡلِ مَا يَهۡجَعُونَ

    Ata flinin pak natën,

  18. وَبِٱلۡأَسۡحَارِ هُمۡ يَسۡتَغۡفِرُونَ

    ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu).

  19. وَفِيٓ أَمۡوَٰلِهِمۡ حَقّٞ لِّلسَّآئِلِ وَٱلۡمَحۡرُومِ

    Në pasuritë e tyre ka pasur pjesë për lypësit dhe nevojtarët.

  20. وَفِي ٱلۡأَرۡضِ ءَايَٰتٞ لِّلۡمُوقِنِينَ

    Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje,

  21. وَفِيٓ أَنفُسِكُمۡۚ أَفَلَا تُبۡصِرُونَ

    po edhe në vetet tuaja - a nuk e shihni vallë?

  22. وَفِي ٱلسَّمَآءِ رِزۡقُكُمۡ وَمَا تُوعَدُونَ

    Në qiell është furnizimi juaj dhe gjithçka që ju është premtuar.

  23. فَوَرَبِّ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ إِنَّهُۥ لَحَقّٞ مِّثۡلَ مَآ أَنَّكُمۡ تَنطِقُونَ

    Betohem për Zotin e qiellit dhe të Tokës, se kjo (që ju premtohet) është e vërtetë, ashtu siç është të folurit tuaj.

  24. هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ضَيۡفِ إِبۡرَٰهِيمَ ٱلۡمُكۡرَمِينَ

    A e ke dëgjuar historinë e mysafirëve të nderuar të Ibrahimit?

  25. إِذۡ دَخَلُواْ عَلَيۡهِ فَقَالُواْ سَلَٰمٗاۖ قَالَ سَلَٰمٞ قَوۡمٞ مُّنكَرُونَ

    Ata hynë tek ai e i thanë: “Paqe!” - dhe ai u tha: “Paqe, o njerëz të panjohur!”

  26. فَرَاغَ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ فَجَآءَ بِعِجۡلٖ سَمِينٖ

    E pa u vënë re, ai shkoi te njerëzit e shtëpisë dhe solli një viç të majmë.

  27. فَقَرَّبَهُۥٓ إِلَيۡهِمۡ قَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ

    Pastaj ua afroi atyre e u tha: “A nuk po hani?”

  28. فَأَوۡجَسَ مِنۡهُمۡ خِيفَةٗۖ قَالُواْ لَا تَخَفۡۖ وَبَشَّرُوهُ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٖ

    Dhe ndjeu frikë prej tyre, por ata i thanë: “Mos u frikëso!” dhe i dhanë lajmin e mirë për një djalë të dijshëm.

  29. فَأَقۡبَلَتِ ٱمۡرَأَتُهُۥ فِي صَرَّةٖ فَصَكَّتۡ وَجۡهَهَا وَقَالَتۡ عَجُوزٌ عَقِيمٞ

    Atëherë erdhi gruaja e tij, që, duke thërritur dhe rrahur fytyrën, tha: “Vallë, a mundem (të lind) unë, plaka shterpë?”

  30. قَالُواْ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡعَلِيمُ

    Ata thanë: “Kështu ka qenë vullneti i Zotit tënd. Ai është vërtet i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.”

  31. ۞ قَالَ فَمَا خَطۡبُكُمۡ أَيُّهَا ٱلۡمُرۡسَلُونَ

    Ai i pyeti: “Cili është qëllimi juaj, o të dërguar?”

  32. قَالُوٓاْ إِنَّآ أُرۡسِلۡنَآ إِلَىٰ قَوۡمٖ مُّجۡرِمِينَ

    Ata thanë: “Ne jemi dërguar te një popull keqbërës,

  33. لِنُرۡسِلَ عَلَيۡهِمۡ حِجَارَةٗ مِّن طِينٖ

    për të hedhur mbi ta gurë prej balte të pjekur,

  34. مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ لِلۡمُسۡرِفِينَ

    të shënuar te Zoti yt, për ata që e kalojnë kufirin (në të këqija)”.

  35. فَأَخۡرَجۡنَا مَن كَانَ فِيهَا مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

    Ne i nxorëm të gjithë besimtarët që ishin në atë qytet

  36. فَمَا وَجَدۡنَا فِيهَا غَيۡرَ بَيۡتٖ مِّنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ

    ndonëse aty gjetëm vetëm një shtëpi myslimane

  37. وَتَرَكۡنَا فِيهَآ ءَايَةٗ لِّلَّذِينَ يَخَافُونَ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ

    dhe në të lamë shenjë për ata që i frikësohen dënimit të dhembshëm.

  38. وَفِي مُوسَىٰٓ إِذۡ أَرۡسَلۡنَٰهُ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ

    Edhe në historinë e Musait (ka mësim), kur ia dërguam Faraonit, me provë të qartë.

  39. فَتَوَلَّىٰ بِرُكۡنِهِۦ وَقَالَ سَٰحِرٌ أَوۡ مَجۡنُونٞ

    Ai (Faraoni) u shmang (nga besimi), së bashku me komandantët e vet dhe tha: “Musai është magjistar ose i çmendur!”

  40. فَأَخَذۡنَٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡيَمِّ وَهُوَ مُلِيمٞ

    Ne e kapëm atë me ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det; ai e meritoi.

  41. وَفِي عَادٍ إِذۡ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمُ ٱلرِّيحَ ٱلۡعَقِيمَ

    (Mësim ka edhe në historinë) e fisit Ad, kur i dërguam erën shkatërruese,

  42. مَا تَذَرُ مِن شَيۡءٍ أَتَتۡ عَلَيۡهِ إِلَّا جَعَلَتۡهُ كَٱلرَّمِيمِ

    e cila, ngado që kaloi, nuk kurseu asgjë, duke i kthyer në kalbësira.

  43. وَفِي ثَمُودَ إِذۡ قِيلَ لَهُمۡ تَمَتَّعُواْ حَتَّىٰ حِينٖ

    Edhe te fisi Themud (ka mësim), kur iu tha anëtarëve të tij: “Kënaquni njëfarë kohe!”

  44. فَعَتَوۡاْ عَنۡ أَمۡرِ رَبِّهِمۡ فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّٰعِقَةُ وَهُمۡ يَنظُرُونَ

    Ata u treguan mendjemëdhenj ndaj urdhrave të Allahut, pastaj i goditi rrufeja, ndërsa e shihnin,

  45. فَمَا ٱسۡتَطَٰعُواْ مِن قِيَامٖ وَمَا كَانُواْ مُنتَصِرِينَ

    por nuk mundën as të ngriheshin, as të mbroheshin prej dënimit.

  46. وَقَوۡمَ نُوحٖ مِّن قَبۡلُۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمٗا فَٰسِقِينَ

    (Mësim ka) edhe te populli i Nuhut, (që e shkatërruam) shumë kohë më parë. Me të vërtetë, ai ishte popull i pabindur!

  47. وَٱلسَّمَآءَ بَنَيۡنَٰهَا بِأَيۡيْدٖ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ

    Ne e kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.

  48. وَٱلۡأَرۡضَ فَرَشۡنَٰهَا فَنِعۡمَ ٱلۡمَٰهِدُونَ

    Edhe Tokën e kemi shtruar! Sa shtrues të mrekullueshëm që jemi!

  49. وَمِن كُلِّ شَيۡءٍ خَلَقۡنَا زَوۡجَيۡنِ لَعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ

    Dhe nga çdo gjë, Ne kemi krijuar dy palë,329 në mënyrë që ju të vini veshin!

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 329 Siç është p.sh. drita dhe errësira, subjekti dhe objekti, e thata dhe e njoma, aktivja dhe pasivja, mashkulli dhe femra, e gjalla dhe e pajeta. Gjithashtu, ky varg mund të aludojë fare mirë edhe për vlerën universale të ligjit të gjinive.
  50. فَفِرُّوٓاْ إِلَى ٱللَّهِۖ إِنِّي لَكُم مِّنۡهُ نَذِيرٞ مُّبِينٞ

    “Andaj, ikni (prej dënimit) drejt (shpërblimit të) Allahut, se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!

  51. وَلَا تَجۡعَلُواْ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَۖ إِنِّي لَكُم مِّنۡهُ نَذِيرٞ مُّبِينٞ

    Dhe mos adhuroni zot tjetër krahas Allahut, se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!”

  52. كَذَٰلِكَ مَآ أَتَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُواْ سَاحِرٌ أَوۡ مَجۡنُونٌ

    Kështu, sa herë që një i dërguar vinte te popujt para tyre (mekasve), ata thoshin: “Është magjistar” ose “Është i çmendur!”

  53. أَتَوَاصَوۡاْ بِهِۦۚ بَلۡ هُمۡ قَوۡمٞ طَاغُونَ

    Vallë, a mos ia kanë pasuar këtë njëri-tjetrit? Jo, por ata vetë janë popull që e kanë tepruar!330

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 330 Të gjithë profetëve, popujt e vet u kanë thënë se janë të çmendur. Kështu i kanë thënë edhe Profetit Muhamed a.s.. Por, pas pak kohe, kanë kuptuar që ajo shpifje ishte gjynah shpirtëror dhe rebelizëm në shoqëri. Prandaj, ajo shpifje ka pasur jetë të shkurtër tek të gjithë arabët dhe intelektualët e botës (përkthyesi).
  54. فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ فَمَآ أَنتَ بِمَلُومٖ

    Prandaj shmangu prej atyre; ti nuk do të qortohesh për këtë!

  55. وَذَكِّرۡ فَإِنَّ ٱلذِّكۡرَىٰ تَنفَعُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

    Por këshillo, se vërtet këshilla u bën dobi besimtarëve.

  56. وَمَا خَلَقۡتُ ٱلۡجِنَّ وَٱلۡإِنسَ إِلَّا لِيَعۡبُدُونِ

    Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.

  57. مَآ أُرِيدُ مِنۡهُم مِّن رِّزۡقٖ وَمَآ أُرِيدُ أَن يُطۡعِمُونِ

    Unë nuk kërkoj prej tyre risk, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë.

  58. إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلۡقُوَّةِ ٱلۡمَتِينُ

    Vërtet, Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi.

  59. فَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ ذَنُوبٗا مِّثۡلَ ذَنُوبِ أَصۡحَٰبِهِمۡ فَلَا يَسۡتَعۡجِلُونِ

    Pa dyshim, ata që kanë bërë të këqija, do të kenë pjesën e tyre të dënimit, të ngjashme me pjesën e shokëve të tyre (të mëparshëm) që kanë qenë si ata. Prandaj të mos Më sfidojnë që ta shpejtoj atë.

  60. فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن يَوۡمِهِمُ ٱلَّذِي يُوعَدُونَ

    Kështu, mjerë mohuesit prej Ditës që u është premtuar!

0/60
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy Edh-Dharijat 0:00 0:00

Surja Edh-Dharijat në mushaf

Zbritja
mekase
Xhuzi
26-27
Numri i fjalëve
360
Mushafi i Medinës (604 faqe)
520-523
Mushafi IndoPak (610 faqe)
520-523
Mushafi Naskh (612 faqe)
521-524

Pyetje rreth sures Edh-Dharijat

Sa ajete ka surja Edh-Dharijat?

Surja Edh-Dharijat ka 60 ajete. Është surja numër 51 nga 114 suret e Kuranit.

Në cilin xhuz është surja Edh-Dharijat?

Surja Edh-Dharijat: xhuzi 26-27 nga 30.

Surja Edh-Dharijat është mekase apo medinase?

Surja Edh-Dharijat klasifikohet si mekase.

Në cilën faqe është surja Edh-Dharijat?

Surja Edh-Dharijat në mushafin e Medinës (604 faqe): 520-523. Në mushafin IndoPak (610 faqe): 520-523. Në mushafin Naskh (612 faqe): 521-524.

Sa fjalë ka surja Edh-Dharijat?

Surja Edh-Dharijat: 360 fjalë, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe.

Sa shkronja arabe ka surja Edh-Dharijat?

Surja Edh-Dharijat: 1,523 shkronja, të numëruara nga i njëjti tekst uthmani, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet surja Edh-Dharijat në Kuran?

Surja Edh-Dharijat shkon nga ajeti 4,676 deri te ajeti 4,735 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

A ka surja Edh-Dharijat ajet sexhdeje?

Jo. Surja Edh-Dharijat nuk mban shenjë sexhdeje në mushafin e Medinës; nga 114 suret, 14 e mbajnë.

A mund ta dëgjoj suren Edh-Dharijat?

Po. Të 60 ajetet e sures Edh-Dharijat luhen këtu ajet pas ajeti, në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren Edh-Dharijat?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 60 ajetet dhe 360 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Dëgjo suren Edh-Dharijat

Recituesit e Kuranit

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play