Kalo te përmbajtja

Surja El-Ahzab 33:9 الأحزاب

Ky është ajeti 9 nga 73 i sures El-Ahzab, ajeti 3542 nga 6236 në Kuran, xhuzi 21. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 419.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَةَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ إِذۡ جَآءَتۡكُمۡ جُنُودٞ فَأَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ رِيحٗا وَجُنُودٗا لَّمۡ تَرَوۡهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرًا

O besimtarë! Kujtoni dhuntinë e Allahut kur ju erdhi një ushtri (idhujtarësh),257 e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e shihnit; ndërsa Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju.

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 257 Bëhet fjalë për betejën e Hendekut, të zhvilluar në vitin 5 h / 627 e.s.

33:9 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Ahzab
0/73
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Ahzab 33:9 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 33:9

Al-Mukhtasar

O ju që i besoni Allahut e i kryeni veprat me të cilat Ai ju ka urdhëruar! Kujtojeni mirësinë e madhe të Allahut ndaj jush (në betejën e Hendekut), kur ju erdhi në Medinë një ushtri mohuesish gjigante nga e gjithë Arabia, mbështetur madje edhe nga hipokritët dhe hebrenjtë e Medinës. Ata kishin qëllim që t’ju zhduknin nga faqja e dheut një herë e përgjithmonë. Mirëpo, Ne dërguam mbi ta një stuhi të fuqishme ere me rërë, si dhe një ushtri me engjëj, të cilën ju nuk e patë. Pas kësaj mohuesit do t’ia mbathnin duke mos arritur asgjë prej asaj që synonin. Ndërkohë, Allahu i shikonte të gjitha ato që ju bënit: hapjen e mundimshme të Hendekut, sakrificat dhe rezistencën tuaj, si dhe çdo gjë që ju thonit e vepronit. Atij nuk i fshihej asgjë prej jush, vepra për të cilat ju shpërbleu e do t’ju shpërblejë edhe në Ditën e Gjykimit.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
21
Numri i fjalëve
21
Mushafi i Medinës (604 faqe)
419
Mushafi IndoPak (610 faqe)
419
Mushafi Naskh (612 faqe)
420
Në cilën sure është ajeti 33:9?

Surja El-Ahzab (الأحزاب). Surja 33 nga 114 · 73 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 33:9?

Xhuzi: 21.

Në cilën faqe është ajeti 33:9?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 419 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 419 · Mushafi Naskh (612 faqe): 420.

Sa fjalë ka ajeti 33:9?

Numri i fjalëve: 21.

Sa shkronja arabe ka ajeti 33:9?

Ajeti 33:9: 98 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 33:9 në Kuran?

Ajeti 33:9 është ajeti 3,542 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Ahzab?

Surja El-Ahzab ka 73 ajete. Është surja numër 33 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Ahzab është mekase apo medinase?

Surja El-Ahzab klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 33:9?

Po. Ajeti 33:9 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Ahzab?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 73 ajetet dhe 1,287 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play