Surja El-En'am 6:12 الأنعام
Ky është ajeti 12 nga 165 i sures El-En'am, ajeti 801 nga 6236 në Kuran, xhuzi 7. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 129.
قُل لِّمَن مَّا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ قُل لِّلَّهِۚ كَتَبَ عَلَىٰ نَفۡسِهِ ٱلرَّحۡمَةَۚ لَيَجۡمَعَنَّكُمۡ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَا رَيۡبَ فِيهِۚ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ
Thuaj: “Kujt i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë?” Përgjigju: “Allahut!” Ai ia ka bërë detyrim Vetes mëshirën dhe, me siguri, do t’ju tubojë në Ditën e Kiametit, për të cilën nuk ka pikë dyshimi. Ata që kanë humbur shpirtrat e tyre, në të vërtetë nuk do të besojnë asnjëherë.
6:12 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 6:12
Al-Mukhtasar
Pyeti ata, o i Dërguar: “I kujt është pushteti i qiejve dhe i Tokës, si dhe pushteti i gjithçkaje që është ndërmjet tyre?!” Thuaju: “Pushteti i tyre është i gjithi i Allahut. Ai ia bëri detyrë Vetes mëshirën. Nga mirësia ndaj robërve të Vet, Ai nuk ua shpejton dënimin, madje edhe nëse nuk janë penduar. Por do t’i mbledhë të gjithë së bashku për të dhënë llogari në Ditën e Gjykimit, për të cilën nuk ka dyshim se do të vijë. Ata që humbën veten e tyre duke e mohuar Allahun, nuk besojnë, në mënyrë që të shpëtojnë veten prej dështimit.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 7
- Numri i fjalëve
- 25
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 129
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 129
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 130
Në cilën sure është ajeti 6:12?
Surja El-En'am (الأنعام). Surja 6 nga 114 · 165 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 6:12?
Xhuzi: 7.
Në cilën faqe është ajeti 6:12?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 129 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 129 · Mushafi Naskh (612 faqe): 130.
Sa fjalë ka ajeti 6:12?
Numri i fjalëve: 25.
Sa shkronja arabe ka ajeti 6:12?
Ajeti 6:12: 97 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 6:12 në Kuran?
Ajeti 6:12 është ajeti 801 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-En'am?
Surja El-En'am ka 165 ajete. Është surja numër 6 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-En'am është mekase apo medinase?
Surja El-En'am klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 6:12?
Po. Ajeti 6:12 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-En'am?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 165 ajetet dhe 3,050 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.