Surja El-En'am 6:138 الأنعام
Ky është ajeti 138 nga 165 i sures El-En'am, ajeti 927 nga 6236 në Kuran, xhuzi 8. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 146.
وَقَالُواْ هَٰذِهِۦٓ أَنۡعَٰمٞ وَحَرۡثٌ حِجۡرٞ لَّا يَطۡعَمُهَآ إِلَّا مَن نَّشَآءُ بِزَعۡمِهِمۡ وَأَنۡعَٰمٌ حُرِّمَتۡ ظُهُورُهَا وَأَنۡعَٰمٞ لَّا يَذۡكُرُونَ ٱسۡمَ ٱللَّهِ عَلَيۡهَا ٱفۡتِرَآءً عَلَيۡهِۚ سَيَجۡزِيهِم بِمَا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ
Ata thonë sipas hamendjes së tyre: “Këto bagëti shtëpiake dhe këto e këto bimë janë të ndaluara, nuk mund t’i hajë askush, përveç atyre që ua lejojmë ne”. Disa kafshë shtëpiake ata i kanë bërë të ndaluara për ngarkim, ndërsa disa bagëti i therin pa e përmendur emrin e Allahut, duke trilluar gënjeshtra për Të. Ai do t’i ndëshkojë ata për gënjeshtrat e trilluara.
6:138 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 6:138
Al-Mukhtasar
Gjithashtu, idhujtarët thanë: “Këto bagëti dhe të korra janë të ndaluara”, sipas bestytënive të trilluara prej tyre, duke e lejuar ngrënien e tyre vetëm për njerëzit që ata dëshironin, siç ishin shërbyesit e idhujve. Gjithashtu, thoshin: “Këto kafshë ndalohen të shalohen, t’u hipet e të ngarkohen.” Të tilla ishin kafshët e quajtura: Bahirah, Saibah dhe Hamij. Për këto kafshë, gjithashtu, nuk përmendej emri i Allahut gjatë therjes së tyre, por ato thereshin në emër të statujave të tyre. Të gjitha këto trillime ia mveshnin Allahut, duke thënë se këto (rregulla) ishin prej Tij, mirëpo Allahu ka për t’u dhënë ndëshkimin që meritojnë, për shkak të shpifjes së tyre në emër të Tij.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 8
- Numri i fjalëve
- 26
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 146
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 146
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 147
Në cilën sure është ajeti 6:138?
Surja El-En'am (الأنعام). Surja 6 nga 114 · 165 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 6:138?
Xhuzi: 8.
Në cilën faqe është ajeti 6:138?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 146 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 146 · Mushafi Naskh (612 faqe): 147.
Sa fjalë ka ajeti 6:138?
Numri i fjalëve: 26.
Sa shkronja arabe ka ajeti 6:138?
Ajeti 6:138: 114 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 6:138 në Kuran?
Ajeti 6:138 është ajeti 927 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-En'am?
Surja El-En'am ka 165 ajete. Është surja numër 6 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-En'am është mekase apo medinase?
Surja El-En'am klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 6:138?
Po. Ajeti 6:138 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-En'am?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 165 ajetet dhe 3,050 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.