Surja El-En'am 6:144 الأنعام
Ky është ajeti 144 nga 165 i sures El-En'am, ajeti 933 nga 6236 në Kuran, xhuzi 8. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 147.
وَمِنَ ٱلۡإِبِلِ ٱثۡنَيۡنِ وَمِنَ ٱلۡبَقَرِ ٱثۡنَيۡنِۗ قُلۡ ءَآلذَّكَرَيۡنِ حَرَّمَ أَمِ ٱلۡأُنثَيَيۡنِ أَمَّا ٱشۡتَمَلَتۡ عَلَيۡهِ أَرۡحَامُ ٱلۡأُنثَيَيۡنِۖ أَمۡ كُنتُمۡ شُهَدَآءَ إِذۡ وَصَّىٰكُمُ ٱللَّهُ بِهَٰذَاۚ فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗا لِّيُضِلَّ ٱلنَّاسَ بِغَيۡرِ عِلۡمٍۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ
Merr dy llojet për devetë edhe dy për lopët. Thuaju: “A i ka ndaluar Allahu meshkujt apo femrat ose atë që e mbajnë në bark dy femrat? Apo mos keni qenë të pranishëm kur Allahu ju ka urdhëruar për këtë? Atëherë, kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra rreth Allahut, për t’i shpënë njerëzit në humbje nga padija? Pa dyshim, Allahu nuk i çon në rrugë të drejtë keqbërësit.
6:144 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 6:144
Al-Mukhtasar
Ndërsa pjesa tjetër e llojeve prej tetëshes, janë: çifti prej deveve dhe çifti prej lopëve. Pyeti idhujtarët, o i Dërguar: “Vallë, Allahu i bëri haram ato që ju i konsideroni të tilla (nga lloji i deveve dhe i lopëve), për arsye se ato janë meshkuj, apo se janë femra, apo se ato të dyja i mbanë një mbarsje?! Apo mos vallë ju – o idhujtarë - ishit të pranishëm – sipas pretendimit tuaj – kur ju porositi Allahu për t’i bërë haram ato?! Askush nuk mund të jetë më keqbërës e më kriminel sesa ai që trillon në emër të Allahut gënjeshtra, duke ia dedikuar Atij bërjen haram të diçkaje që Ai nuk e ka bërë haram, në mënyrë që kështu t’i devijojë njerëzit prej Rrugës së Drejtë, duke mos u mbështetur në asnjë dije që mund të merret për bazë. Por Allahu nuk ua mundëson udhëzimin keqbërësve, për shkak të trillimit të gënjeshtrave ndaj Tij.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 8
- Numri i fjalëve
- 40
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 147
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 147
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 148
Në cilën sure është ajeti 6:144?
Surja El-En'am (الأنعام). Surja 6 nga 114 · 165 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 6:144?
Xhuzi: 8.
Në cilën faqe është ajeti 6:144?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 147 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 147 · Mushafi Naskh (612 faqe): 148.
Sa fjalë ka ajeti 6:144?
Numri i fjalëve: 40.
Sa shkronja arabe ka ajeti 6:144?
Ajeti 6:144: 167 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 6:144 në Kuran?
Ajeti 6:144 është ajeti 933 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-En'am?
Surja El-En'am ka 165 ajete. Është surja numër 6 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-En'am është mekase apo medinase?
Surja El-En'am klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 6:144?
Po. Ajeti 6:144 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-En'am?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 165 ajetet dhe 3,050 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.