Surja El-En'am 6:152 الأنعام
Ky është ajeti 152 nga 165 i sures El-En'am, ajeti 941 nga 6236 në Kuran, xhuzi 8. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 149.
وَلَا تَقۡرَبُواْ مَالَ ٱلۡيَتِيمِ إِلَّا بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُ حَتَّىٰ يَبۡلُغَ أَشُدَّهُۥۚ وَأَوۡفُواْ ٱلۡكَيۡلَ وَٱلۡمِيزَانَ بِٱلۡقِسۡطِۖ لَا نُكَلِّفُ نَفۡسًا إِلَّا وُسۡعَهَاۖ وَإِذَا قُلۡتُمۡ فَٱعۡدِلُواْ وَلَوۡ كَانَ ذَا قُرۡبَىٰۖ وَبِعَهۡدِ ٱللَّهِ أَوۡفُواْۚ ذَٰلِكُمۡ وَصَّىٰكُم بِهِۦ لَعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ
Dhe mos iu qasni pasurisë së jetimit, përveçse për ta rregulluar, derisa të mbërrijë pjekurinë! Kryejeni drejt matjen dhe peshimin; Ne nuk ngarkojmë askënd përtej mundësisë së tij! Kur të flisni, thoni të vërtetën, qoftë edhe për të afërmit tuaj! Plotësojani besën e dhënë Allahut! Këto ju porosit Ai që të mos harroni.
6:152 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 6:152
Al-Mukhtasar
Ai jua ka ndaluar që t’i afroheni pasurisë së jetimit (i cili ka humbur babain dhe nuk e ka arritur moshën e pjekurisë), përveçse kur është në dobi të tij, apo i shërben për shtimin e pasurisë së tij, derisa të arrijë moshën e pjekurisë e të fuqizohet. Ai e ka bërë haram edhe vjedhjen në matje dhe peshore, madje është e detyrueshme për ju ruajtja e drejtësisë në marrëdhëniet tregtare. Ne nuk detyrojmë asnjë përtej mundësive të veta, kështu që drejtësia precize që nuk mund të arrihet në këto marrëdhënie (në matje, në peshë etj.) nuk do të merret në përgjegjësi. Ai jua ka ndaluar rreptësisht edhe mosthënien e së Vërtetës, në informacione apo dëshmi, duke mbrojtur ndonjë të afërt të dashur apo shok (e të gënjeni të tjerët). Ai jua ka bërë haram edhe shkeljen e besës, nëse ia keni dhënë Allahut apo e keni dhënë në emër të Tij; përkundrazi, ju e keni përgjegjësi që të jeni besnik i saj. Këto që u përmendën janë disa urdhra të prerë të Allahut, me shpresë se do të kujtoni përfundimin e çështjes suaj.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 8
- Numri i fjalëve
- 35
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 149
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 149
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 150
Në cilën sure është ajeti 6:152?
Surja El-En'am (الأنعام). Surja 6 nga 114 · 165 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 6:152?
Xhuzi: 8.
Në cilën faqe është ajeti 6:152?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 149 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 149 · Mushafi Naskh (612 faqe): 150.
Sa fjalë ka ajeti 6:152?
Numri i fjalëve: 35.
Sa shkronja arabe ka ajeti 6:152?
Ajeti 6:152: 149 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 6:152 në Kuran?
Ajeti 6:152 është ajeti 941 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-En'am?
Surja El-En'am ka 165 ajete. Është surja numër 6 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-En'am është mekase apo medinase?
Surja El-En'am klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 6:152?
Po. Ajeti 6:152 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-En'am?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 165 ajetet dhe 3,050 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.