Surja El-En'am 6:99 الأنعام
Ky është ajeti 99 nga 165 i sures El-En'am, ajeti 888 nga 6236 në Kuran, xhuzi 7. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 140.
وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَخۡرَجۡنَا بِهِۦ نَبَاتَ كُلِّ شَيۡءٖ فَأَخۡرَجۡنَا مِنۡهُ خَضِرٗا نُّخۡرِجُ مِنۡهُ حَبّٗا مُّتَرَاكِبٗا وَمِنَ ٱلنَّخۡلِ مِن طَلۡعِهَا قِنۡوَانٞ دَانِيَةٞ وَجَنَّٰتٖ مِّنۡ أَعۡنَابٖ وَٱلزَّيۡتُونَ وَٱلرُّمَّانَ مُشۡتَبِهٗا وَغَيۡرَ مُتَشَٰبِهٍۗ ٱنظُرُوٓاْ إِلَىٰ ثَمَرِهِۦٓ إِذَآ أَثۡمَرَ وَيَنۡعِهِۦٓۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكُمۡ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ
Është Ai që lëshon nga qielli ujë, nëpërmjet të cilit Ai nxjerr sythat e çdo bime. Prej kësaj Ne nxjerrim gjelbërim, kokrra gruri në kallinj, palma hurme të ngarkuara me kalaveshë të ulët, kopshte rrushi, ulliri dhe shege, që ngjajnë, por që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Vështroni frytet e tyre kur formohen dhe piqen. Sigurisht që në këto ka shenja për njerëzit që besojnë.
6:99 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 6:99
Al-Mukhtasar
Është Ai që zbret prej qiellit ujë, e që është uji i shiut, nëpërmjet të cilit bëjmë të mbijnë çdo lloj bime, pemë, agrume etj.. Ne bëjmë që prej tyre të dalin farëra të ngjeshura me njëra-tjetrën, siç është kalliri i grurit. Ndërsa nga palma e hurmave (të mëdha) dalin bistakë frytesh, të cilët varen poshtë saj në mënyrë që të jenë sa më të afërt për t’u vjelur. Kështu bëmë të mbijnë edhe kopshte me hardhi të ndryshme rrushi dhe kopshte me ullinj e shegë, të cilët i kanë gjethet e ngjashme, por frutat i kanë të ndryshme. Shikojeni frutin e tyre që kur fillon të shfaqet e derisa të piqet, pasi aty ka argumente të qarta për forcën e Allahut, për njerëzit që besojnë në Allahun, të cilët janë ata që përfitojnë prej këtyre argumenteve.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 7
- Numri i fjalëve
- 44
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 140
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 140
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 141
Në cilën sure është ajeti 6:99?
Surja El-En'am (الأنعام). Surja 6 nga 114 · 165 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 6:99?
Xhuzi: 7.
Në cilën faqe është ajeti 6:99?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 140 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 140 · Mushafi Naskh (612 faqe): 141.
Sa fjalë ka ajeti 6:99?
Numri i fjalëve: 44.
Sa shkronja arabe ka ajeti 6:99?
Ajeti 6:99: 184 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 6:99 në Kuran?
Ajeti 6:99 është ajeti 888 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-En'am?
Surja El-En'am ka 165 ajete. Është surja numër 6 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-En'am është mekase apo medinase?
Surja El-En'am klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 6:99?
Po. Ajeti 6:99 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-En'am?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 165 ajetet dhe 3,050 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.