Surja El-Enfal 8:5 الأنفال
Ky është ajeti 5 nga 75 i sures El-Enfal, ajeti 1165 nga 6236 në Kuran, xhuzi 9. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 177.
كَمَآ أَخۡرَجَكَ رَبُّكَ مِنۢ بَيۡتِكَ بِٱلۡحَقِّ وَإِنَّ فَرِيقٗا مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ لَكَٰرِهُونَ
Zoti yt të nxori nga shtëpia jote (për të luftuar) për të Vërtetën edhe pse kjo nuk i pëlqeu një grupi prej besimtarëve.116
Shënimet e përkthyesit (1)
- 116 Vargu bën fjalë për betejën e Bedrit (2 H / 624). Pasi kishin mërguar në Medinë për shkak të persekutimit që pësuan në Mekë, myslimanët kishin krijuar atje një bashkësi të re besimtarësh. Në vitin e dytë të këtij mërgimi, Profeti Muhamed (a.s.) vendosi të sulmonte një karvan tregtar të Mekës që po kthehej nga Siria, në mënyrë që të kompensonte pasuritë që paria e Mekës ua kishte konfiskuar myslimanëve mekas që kishin mërguar në Medinë. Për këtë arsye, ai përgatiti një ushtri të vogël prej 300 vetash. Ndërkohë, karvanit i erdhi lajmi për sulmin që e priste, prandaj ndërroi rrugë, ndërsa nga Meka u nis një ushtri prej një mijë vetash e pajisur mirë ushtarakisht në mbrojtje të karvanit. Atëherë, myslimanët ishin në mëdyshje, a të ndiqnin karvanin apo të prisnin ushtrinë mekase? Në këtë varg, Allahu bën të ditur se Ai e nxori Profetin (a.s.) nga shtëpia e tij, për të luftuar për të Vërtetën, pra, për çështjen e Allahut dhe jo për të sulmuar karvanin edhe pse kjo gjë mund të mos u pëlqente disa besimtarëve. Ata parapëlqenin të luftonin kundër një karvani me pak luftëtarë, sesa të luftonin kundër një ushtrie të pajisur më mirë dhe trefish më të madhe në numër. Megjithatë, me ndihmën e Allahut të Madhëruar, i cili dërgoi në përkrahje të ushtrisë myslimane një ushtri me engjëj, myslimanët korrën një fitore të shkëlqyer ndaj ushtrisë pagane, duke shfaqur shembuj të lartë heroizmi në këtë betejë.
8:5 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 8:5
Al-Mukhtasar
E Ashtu si Allahu i Lartësuar jua hoqi të drejtën e ndarjes së plaçkës së luftës pas mospërputhjeve mes njëri-tjetrit dhe kundërshtimeve tuaja në lidhje me ndarjen e saj, duke ia dhënë këtë të drejtë vetëm Atij dhe të Dërguarit të Tij صلى الله عليه وسلم , kështu Zoti yt, o i Dërguar, nëpërmjet Shpalljes, të dha urdhër edhe që të dilni prej Medinës, në mënyrë që të ballafaqoheni me idhujtarët, edhe pse një grup besimtarësh nuk e pëlqenin një gjë të tillë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 9
- Numri i fjalëve
- 11
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 177
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 177
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 178
Në cilën sure është ajeti 8:5?
Surja El-Enfal (الأنفال). Surja 8 nga 114 · 75 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 8:5?
Xhuzi: 9.
Në cilën faqe është ajeti 8:5?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 177 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 177 · Mushafi Naskh (612 faqe): 178.
Sa fjalë ka ajeti 8:5?
Numri i fjalëve: 11.
Sa shkronja arabe ka ajeti 8:5?
Ajeti 8:5: 46 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 8:5 në Kuran?
Ajeti 8:5 është ajeti 1,165 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Enfal?
Surja El-Enfal ka 75 ajete. Është surja numër 8 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Enfal është mekase apo medinase?
Surja El-Enfal klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 8:5?
Po. Ajeti 8:5 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Enfal?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 75 ajetet dhe 1,233 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.