Surja El-Ankebut 29:40 العنكبوت
Ky është ajeti 40 nga 69 i sures El-Ankebut, ajeti 3380 nga 6236 në Kuran, xhuzi 20. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 401.
فَكُلًّا أَخَذۡنَا بِذَنۢبِهِۦۖ فَمِنۡهُم مَّنۡ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِ حَاصِبٗا وَمِنۡهُم مَّنۡ أَخَذَتۡهُ ٱلصَّيۡحَةُ وَمِنۡهُم مَّنۡ خَسَفۡنَا بِهِ ٱلۡأَرۡضَ وَمِنۡهُم مَّنۡ أَغۡرَقۡنَاۚ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيَظۡلِمَهُمۡ وَلَٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ
Ne të gjithë i dënuam për gjynahun e vet: disave u dërguam furtunë, disa syresh i goditi një zë i tmerrshëm, disa prej tyre i gëlltiti toka dhe të tjerët i përmbyti uji. Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.246
Shënimet e përkthyesit (1)
- 246 Banorët e Sodomës u shkatërruan nga një ciklon, fisi Themud u godit nga një zë i tmerrshëm, Karuni u gëlltit nga toka, ndërsa populli i Nuhut dhe njerëzit e Faraonit u mbytën në ujë.
29:40 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 29:40
Al-Mukhtasar
Të gjithë këta që u përmendën, Ne i shkatërruam për gjynahet e veta, tek të cilat ata arritën për shkak të mohimit të Allahut, të Dërguarve të Tij dhe Ditës së Gjykimit. Disa i shkatërruam duke lëshuar mbi ta një stuhi rëre e gurësh, disa të tjerë i shkatërruam me një ushtimë të tmerrshme, disa prej tyre Ne i përpimë në tokë dhe disa prej tyre i fundosëm në ujë. Megjithatë, nuk ishte Allahu që u bëri atyre padrejtësi, por ata vetë i bënë padrejtësi vetes së tyre, pasi e shpërfillën Fuqinë e Allahut. *Pastaj Allahu tregon se i tërë pushteti e fuqia e atyre që adhurojnë dikë tjetër përveç Allahut, është po aq e dobët sa ç’është rrjeta e një merimange për dorën e dikujt që e adhuron vetëm Allahun dhe mbështetet në Fuqinë e Tij Absolute, duke thënë:
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 20
- Numri i fjalëve
- 28
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 401
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 401
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 402
Në cilën sure është ajeti 29:40?
Surja El-Ankebut (العنكبوت). Surja 29 nga 114 · 69 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 29:40?
Xhuzi: 20.
Në cilën faqe është ajeti 29:40?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 401 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 401 · Mushafi Naskh (612 faqe): 402.
Sa fjalë ka ajeti 29:40?
Numri i fjalëve: 28.
Sa shkronja arabe ka ajeti 29:40?
Ajeti 29:40: 124 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 29:40 në Kuran?
Ajeti 29:40 është ajeti 3,380 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Ankebut?
Surja El-Ankebut ka 69 ajete. Është surja numër 29 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Ankebut është mekase apo medinase?
Surja El-Ankebut klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 29:40?
Po. Ajeti 29:40 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Ankebut?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 69 ajetet dhe 976 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.