Surja El-A'raf 7:160 الأعراف
Ky është ajeti 160 nga 206 i sures El-A'raf, ajeti 1114 nga 6236 në Kuran, xhuzi 9. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 171.
وَقَطَّعۡنَٰهُمُ ٱثۡنَتَيۡ عَشۡرَةَ أَسۡبَاطًا أُمَمٗاۚ وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ إِذِ ٱسۡتَسۡقَىٰهُ قَوۡمُهُۥٓ أَنِ ٱضۡرِب بِّعَصَاكَ ٱلۡحَجَرَۖ فَٱنۢبَجَسَتۡ مِنۡهُ ٱثۡنَتَا عَشۡرَةَ عَيۡنٗاۖ قَدۡ عَلِمَ كُلُّ أُنَاسٖ مَّشۡرَبَهُمۡۚ وَظَلَّلۡنَا عَلَيۡهِمُ ٱلۡغَمَٰمَ وَأَنزَلۡنَا عَلَيۡهِمُ ٱلۡمَنَّ وَٱلسَّلۡوَىٰۖ كُلُواْ مِن طَيِّبَٰتِ مَا رَزَقۡنَٰكُمۡۚ وَمَا ظَلَمُونَا وَلَٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ
Ne i ndamë hebrenjtë në dymbëdhjetë fise, secili komb më vete. Kur populli i tij i kërkoi ujë, Ne i kumtuam Musait: “Bjeri me shkopin tënd shkëmbit!” dhe prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime. Çdo fis e dinte burimin e vet. Dhe Ne u bëmë hije me retë dhe u zbritëm manën106 dhe thëllëza, duke iu thënë: “Hani ushqimet e mira që jua kemi dhënë!” Ata nuk na dëmtuan Ne, por i bënë dëm vetvetes.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 106 Shih shënimin në vargun 57 të sures së dytë.
7:160 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 7:160
Al-Mukhtasar
Pastaj Ne i ndamë bijtë e Izraelit në dymbëdhjetë fise dhe, kur populli i tij i kërkoi që ta luste Allahun që t’u lëshonte shi, i shpallëm Musait: “Godite shkëmbin, o Musa, me shkopin tënd. Kur Musai e goditi, prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime, sa ç’ishte edhe numri i fiseve të tyre, ku secili fis e dinte se ku e kishte vendin e përcaktuar për ta, duke mos u përzier me fiset e tjera. Gjithashtu, iu mundësuam për hije disa re të lehta, që i shoqëronin gjatë udhëtimit të tyre (në shkretëtirë) dhe që ndalonin kur ata ndaleshin. Ne u zbritëm prej mirësisë Tonë lëng të pijshëm të ëmbël si mjalti, si dhe zogj të vegjël me mish të mirë, që përngjanin me shkurtëzën (apo thëllëzën), duke u thënë: “Hani nga këto mirësi me të cilat ju furnizuam Ne.” Ata nuk na pakësuan asgjë me ato gjëra që vepronin, duke u treguar keqbërës, mosmirënjohës, si dhe mosvlerësues të mirësive, ashtu siç ato e meritonin të vlerësoheshin, por ata u bënë keq vetes me privimin prej mirësive, kur shfaqën ato vepra shkatërrimtare, të cilat i bënin duke kundërshtuar urdhrat e Allahut dhe duke i shpërfillur mirësitë e Tij.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 9
- Numri i fjalëve
- 43
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 171
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 171
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 172
Në cilën sure është ajeti 7:160?
Surja El-A'raf (الأعراف). Surja 7 nga 114 · 206 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 7:160?
Xhuzi: 9.
Në cilën faqe është ajeti 7:160?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 171 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 171 · Mushafi Naskh (612 faqe): 172.
Sa fjalë ka ajeti 7:160?
Numri i fjalëve: 43.
Sa shkronja arabe ka ajeti 7:160?
Ajeti 7:160: 196 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 7:160 në Kuran?
Ajeti 7:160 është ajeti 1,114 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-A'raf?
Surja El-A'raf ka 206 ajete. Është surja numër 7 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-A'raf është mekase apo medinase?
Surja El-A'raf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 7:160?
Po. Ajeti 7:160 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-A'raf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 206 ajetet dhe 3,320 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.