Surja El-A'raf 7:27 الأعراف
Ky është ajeti 27 nga 206 i sures El-A'raf, ajeti 981 nga 6236 në Kuran, xhuzi 8. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 153.
يَٰبَنِيٓ ءَادَمَ لَا يَفۡتِنَنَّكُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ كَمَآ أَخۡرَجَ أَبَوَيۡكُم مِّنَ ٱلۡجَنَّةِ يَنزِعُ عَنۡهُمَا لِبَاسَهُمَا لِيُرِيَهُمَا سَوۡءَٰتِهِمَآۚ إِنَّهُۥ يَرَىٰكُمۡ هُوَ وَقَبِيلُهُۥ مِنۡ حَيۡثُ لَا تَرَوۡنَهُمۡۗ إِنَّا جَعَلۡنَا ٱلشَّيَٰطِينَ أَوۡلِيَآءَ لِلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ
O bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur rrobat për t’u dukur vendet e turpshme! Ai dhe shpura e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë roje të atyre që nuk besojnë.
7:27 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 7:27
Al-Mukhtasar
O bijtë e Ademit, mos u mashtroni nga shejtani, që ju zbukuron gjynahet, në mënyrë që të lini veshjen e jashtme, që mbulon pjesët tuaja intime ose që të lini veshjen tuaj të devotshmërisë! Në të njëjtën mënyrë ai i mashtroi edhe prindërit tuaj, duke ua zbukuruar ngrënien prej pemës së ndaluar, derisa i nxori prej Xhenetit, duke bërë që t’u shfaqeshin pjesët e tyre intime. Vërtet që shejtani dhe pasardhësit e tij ju shohin juve, ndërsa ju nuk i shikoni ata, prandaj prej jush kërkohet të bëni kujdes prej atij vetë dhe pasardhësve të tij. Vërtet, Ne i kemi bërë shejtanët kujdestarë të atyre që nuk e besojnë Allahun, ndërsa ndaj besimtarëve, të cilët bëjnë vepra të mira, ata nuk kanë se çfarë t'iu bëjnë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 8
- Numri i fjalëve
- 30
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 153
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 153
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 154
Në cilën sure është ajeti 7:27?
Surja El-A'raf (الأعراف). Surja 7 nga 114 · 206 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 7:27?
Xhuzi: 8.
Në cilën faqe është ajeti 7:27?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 153 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 153 · Mushafi Naskh (612 faqe): 154.
Sa fjalë ka ajeti 7:27?
Numri i fjalëve: 30.
Sa shkronja arabe ka ajeti 7:27?
Ajeti 7:27: 136 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 7:27 në Kuran?
Ajeti 7:27 është ajeti 981 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-A'raf?
Surja El-A'raf ka 206 ajete. Është surja numër 7 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-A'raf është mekase apo medinase?
Surja El-A'raf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 7:27?
Po. Ajeti 7:27 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-A'raf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 206 ajetet dhe 3,320 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.