Surja El-A'raf 7:32 الأعراف
Ky është ajeti 32 nga 206 i sures El-A'raf, ajeti 986 nga 6236 në Kuran, xhuzi 8. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 154.
قُلۡ مَنۡ حَرَّمَ زِينَةَ ٱللَّهِ ٱلَّتِيٓ أَخۡرَجَ لِعِبَادِهِۦ وَٱلطَّيِّبَٰتِ مِنَ ٱلرِّزۡقِۚ قُلۡ هِيَ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا خَالِصَةٗ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ كَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ
Thuaj: “Kush i ka penguar stolitë dhe ushqimet e këndshme, të cilat Ai i ka krijuar për robërit e Vet?” Thuaj: “Ato janë për besimtarë (dhe të tjerët) në këtë botë, ndërsa në botën tjetër do të jenë vetëm për besimtarët. Kështu ua shpjegojmë shpalljet njerëzve që dinë.
7:32 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 7:32
Al-Mukhtasar
Thuaj, o i Dërguar, duke iu përgjigjur idhujtarëve, të cilët i konsiderojnë haram ato që Allahu i ka bërë hallall, qofshin rroba apo ushqime: “Kush ju tha juve se veshjet të cilat janë zbukurim për ju janë haram?! Kush ju tha se të mirat e konsumit që hahen e pihen, me të cilat Allahu ju ka furnizuar, janë haram?!” Thuaju, o i Dërguar: “Ato mirësi, në të vërtetë, janë për besimtarët në jetën e kësaj bote, ndonëse ka edhe të tjerë që i gëzojnë. Të mirat e botës tjetër do të jenë specifikisht vetëm për besimtarët në Ditën e Gjykimit. Atëherë nuk do të mund të përfitojë më asnjë jobesimtar, sepse Xheneti do të jetë i ndaluar për ata. Si ky shpjegim i detajuar i sqarojmë argumentet për një popull që percepton, pasi janë ata që do të përfitojnë prej tyre.”
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 8
- Numri i fjalëve
- 26
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 154
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 154
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 155
Në cilën sure është ajeti 7:32?
Surja El-A'raf (الأعراف). Surja 7 nga 114 · 206 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 7:32?
Xhuzi: 8.
Në cilën faqe është ajeti 7:32?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 154 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 154 · Mushafi Naskh (612 faqe): 155.
Sa fjalë ka ajeti 7:32?
Numri i fjalëve: 26.
Sa shkronja arabe ka ajeti 7:32?
Ajeti 7:32: 109 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 7:32 në Kuran?
Ajeti 7:32 është ajeti 986 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-A'raf?
Surja El-A'raf ka 206 ajete. Është surja numër 7 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-A'raf është mekase apo medinase?
Surja El-A'raf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 7:32?
Po. Ajeti 7:32 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-A'raf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 206 ajetet dhe 3,320 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.