Surja El-A'raf 7:37 الأعراف
Ky është ajeti 37 nga 206 i sures El-A'raf, ajeti 991 nga 6236 në Kuran, xhuzi 8. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 154.
فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوۡ كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِهِۦٓۚ أُوْلَٰٓئِكَ يَنَالُهُمۡ نَصِيبُهُم مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَتۡهُمۡ رُسُلُنَا يَتَوَفَّوۡنَهُمۡ قَالُوٓاْ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِۖ قَالُواْ ضَلُّواْ عَنَّا وَشَهِدُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ أَنَّهُمۡ كَانُواْ كَٰفِرِينَ
Kush është më keqbërës se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut ose që mohon shpalljet e Tij? Atyre do t’u jepet çfarë u është caktuar (në Leuhi Mahfudh). E, kur t’u vijnë të dërguarit Tanë (engjëj), për t’ua marrë shpirtin, do t’u thonë: “Ku janë idhujt që i adhuronit në vend të Allahut?” Ata do të thonë: “Na braktisën.” Kështu ata dëshmojnë kundër vetes që kanë qenë mohues.
7:37 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 7:37
Al-Mukhtasar
Askush nuk mund të jetë më keqbërës e i padrejtë sesa ai që sajon trillime për Allahun, duke i atribuuar Atij ortakë, mangësi apo fjalë që Ai nuk i ka thënë. Apo duke mohuar argumentet e Tij të qarta e udhëzuese në Rrugën e Drejtë. Ata që i kanë këto cilësi, kanë për të marrë në këtë botë hisen që është shkruar për ta në Leuhi Mehfudh (Librin e Ruajtur) qoftë ajo hise e mirë apo e keqe. Pastaj do t’u vijë Meleku i Vdekjes me ndihmësit e vet prej melekëve, për t’ua marrë shpirtrat, duke u thënë atyre me ashpërsi: “Ku i keni zotat që i adhuronit në vend të Allahut?! Lutini tani që t’ju ndihmojnë!” Idhujtarët do t’u thonë melekëve: “Zotat që ne i adhuronim, na janë zhdukur! Nuk po i gjejmë e nuk e dimë se ku mund të jenë!” Kështu ata e pranojnë vetë se e mohuan Allahun, mirëpo pranimi i tyre në ato çaste do të jetë argument kundër tyre, kështu që nuk do t’u sjellë asnjë dobi.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 8
- Numri i fjalëve
- 37
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 154
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 154
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 155
Në cilën sure është ajeti 7:37?
Surja El-A'raf (الأعراف). Surja 7 nga 114 · 206 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 7:37?
Xhuzi: 8.
Në cilën faqe është ajeti 7:37?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 154 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 154 · Mushafi Naskh (612 faqe): 155.
Sa fjalë ka ajeti 7:37?
Numri i fjalëve: 37.
Sa shkronja arabe ka ajeti 7:37?
Ajeti 7:37: 155 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 7:37 në Kuran?
Ajeti 7:37 është ajeti 991 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-A'raf?
Surja El-A'raf ka 206 ajete. Është surja numër 7 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-A'raf është mekase apo medinase?
Surja El-A'raf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 7:37?
Po. Ajeti 7:37 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-A'raf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 206 ajetet dhe 3,320 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.