Surja El-Bekare 2:140 البقرة
Ky është ajeti 140 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 147 nga 6236 në Kuran, xhuzi 1. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 21.
أَمۡ تَقُولُونَ إِنَّ إِبۡرَٰهِـۧمَ وَإِسۡمَٰعِيلَ وَإِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ وَٱلۡأَسۡبَاطَ كَانُواْ هُودًا أَوۡ نَصَٰرَىٰۗ قُلۡ ءَأَنتُمۡ أَعۡلَمُ أَمِ ٱللَّهُۗ وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن كَتَمَ شَهَٰدَةً عِندَهُۥ مِنَ ٱللَّهِۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُونَ
A po thoni se Ibrahimi, Ismaili, Is’haku, Jakubi dhe Esbatët kanë qenë çifutë (me fe), ose të krishterë? Thuaju: “A e dini më mirë ju apo Allahu? Kush është më keqbërës se ai që fsheh të vërtetën e ardhur prej Allahut? Por Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprave që punoni ju”.
2:140 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:140
Al-Mukhtasar
Vallë, po thoni, o ithtarë të Librit se Ibrahimi, Ismaili, Is’haku, Jakubi dhe të tjerë profetë prej bijve të Jakubit, ishin në fenë e hebrenjve dhe të krishterëve?!” Përgjigjju atyre, o i Dërguar e thuaju: “A e dini më mirë ju apo Allahu?!” Nëse ata pretendojnë se ata (profetët) ishin në fenë e tyre, gënjejnë sepse dërgimi i tyre dhe vdekja e tyre ndodhën para sesa të zbrisnin Teurati dhe Ungjilli. Kështu që u kuptua se ajo që ata thoshin ishte veçse një gënjeshtër në emër të Allahut dhe të të dërguarve të Tij dhe se ata e fshehën të Vërtetën që u kishte zbritur. Dhe nuk mund të ketë njeri më të keq e më të padrejtë sesa ai që e fsheh dëshminë e vërtetë, që e ka mësuar prej Allahut, siç bënë ithtarët e Librit. Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprave tuaja dhe do t’ju japë atë që meritoni.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 1
- Numri i fjalëve
- 30
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 21
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 21
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 22
Në cilën sure është ajeti 2:140?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:140?
Xhuzi: 1.
Në cilën faqe është ajeti 2:140?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 21 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 21 · Mushafi Naskh (612 faqe): 22.
Sa fjalë ka ajeti 2:140?
Numri i fjalëve: 30.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:140?
Ajeti 2:140: 121 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:140 në Kuran?
Ajeti 2:140 është ajeti 147 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:140?
Po. Ajeti 2:140 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.