Surja El-Bekare 2:173 البقرة
Ky është ajeti 173 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 180 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 26.
إِنَّمَا حَرَّمَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡمَيۡتَةَ وَٱلدَّمَ وَلَحۡمَ ٱلۡخِنزِيرِ وَمَآ أُهِلَّ بِهِۦ لِغَيۡرِ ٱللَّهِۖ فَمَنِ ٱضۡطُرَّ غَيۡرَ بَاغٖ وَلَا عَادٖ فَلَآ إِثۡمَ عَلَيۡهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٌ
Me të vërtetë, Allahu ju ka ndaluar të hani kafshën e ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe mishin që nuk është therur në emër të Allahut. Por kushdo që detyrohet nga nevoja të hajë ndonjë gjë prej këtyre, pa dashur të bëjë gjynah dhe pa e kaluar kufirin, nuk do të fajësohet. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:173 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:173
Al-Mukhtasar
Nga ushqimet, Allahu ju ka ndaluar kafshët që kanë ngordhur pa u therur sipas mënyrës islame, gjakun që rrjedh nga kafsha, mishin e derrit, si dhe kafshët që theren duke përmendur emrin e dikujt tjetër e jo të Allahut. Megjithatë, nëse njeriu shtrëngohet që të hajë diçka prej këtyre sa për të mbajtur frymën gjallë, kur nuk gjen ushqim tjetër, ai nuk merr gjynah dhe as ndëshkim, sepse Allahu është Falës dhe Mëshirues i robve që pendohen. Prej mëshirës së Tij ndaj tyre është edhe tolerimi që Ai u bën në ngrënien e të tilla harameve, në rast nevoje.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 2
- Numri i fjalëve
- 25
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 26
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 26
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 27
Në cilën sure është ajeti 2:173?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:173?
Xhuzi: 2.
Në cilën faqe është ajeti 2:173?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 26 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 26 · Mushafi Naskh (612 faqe): 27.
Sa fjalë ka ajeti 2:173?
Numri i fjalëve: 25.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:173?
Ajeti 2:173: 93 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:173 në Kuran?
Ajeti 2:173 është ajeti 180 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:173?
Po. Ajeti 2:173 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.