Surja El-Bekare 2:20 البقرة
Ky është ajeti 20 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 27 nga 6236 në Kuran, xhuzi 1. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 4.
يَكَادُ ٱلۡبَرۡقُ يَخۡطَفُ أَبۡصَٰرَهُمۡۖ كُلَّمَآ أَضَآءَ لَهُم مَّشَوۡاْ فِيهِ وَإِذَآ أَظۡلَمَ عَلَيۡهِمۡ قَامُواْۚ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَذَهَبَ بِسَمۡعِهِمۡ وَأَبۡصَٰرِهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ
Shkreptima, pothuaj, ua merr shikimin. Sa herë që ajo ua ndriçon rrugën, ata ecin dhe, kur i kaplon errësira, ndalen. Sikur të donte Allahu, do t’ua merrte dëgjimin dhe shikimin. Pa dyshim, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.15
Shënimet e përkthyesit (1)
- 15 Vargjet 6-20 bëjnë fjalë për një kategori të caktuar njerëzish që hiqen si besimtarë, por që në të vërtetë nuk janë të tillë. Këta njerëz përmenden në Kuran me termin munâfikûn, hipokritë, dhe në zemrat e veta kanë sëmundjen e dyshimit në të vërtetat fetare.
2:20 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:20
Al-Mukhtasar
Nga ndriçimi i fortë vetëtima gati sa nuk ua merr shikimin. Dhe sa herë që vetëtima i ndriçon, ata ecin. Kur ajo nuk bën dritë ata mbeten në errësirë, e nuk lëvizin dot. Po të dojë Allahu, me plotfuqinë e Vet që ka për gjithçka, ua merr dëgjimin dhe shikimin e nuk ua kthen më, për shkak të refuzimit që i bëjnë së Vërtetës. Shiu, në këtë rast, simbolizon Kur'anin. Ushtima e bubullimës simbolizon përmbajtjen e tij. Ndriçimi i vetëtimës simbolizon të Vërtetën që u shfaqet atyre ndonjëherë. Mbyllja e veshëve për shkak të gjëmimit të fortë të bubullimës shëmbëllen me refuzimin që ata i bëjnë së Vërtetës. Ngjasimi mes hipokritëve dhe këtyre dy shembujve është mospërfitimi. Kështu, në shembullin me zjarrin, ai që e ndez atë nuk përfiton asgjë prej tij, përveçse errësirë dhe hi. Ndërsa në shembullin me ujin, hipokriti nuk përfiton asgjë tjetër prej tij, përveç frikës dhe shqetësimit prej bubullimave dhe rrufeve. Dhe kështu janë hipokritët, nuk shohin në Islam veçse shtrëngim dhe ashpërsi.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 1
- Numri i fjalëve
- 25
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 4
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 4
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 5
Në cilën sure është ajeti 2:20?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:20?
Xhuzi: 1.
Në cilën faqe është ajeti 2:20?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 4 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 4 · Mushafi Naskh (612 faqe): 5.
Sa fjalë ka ajeti 2:20?
Numri i fjalëve: 25.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:20?
Ajeti 2:20: 100 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:20 në Kuran?
Ajeti 2:20 është ajeti 27 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:20?
Po. Ajeti 2:20 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.