Kalo te përmbajtja

Surja El-Bekare 2:203 البقرة

Ky është ajeti 203 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 210 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 32.

۞ وَٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ فِيٓ أَيَّامٖ مَّعۡدُودَٰتٖۚ فَمَن تَعَجَّلَ فِي يَوۡمَيۡنِ فَلَآ إِثۡمَ عَلَيۡهِ وَمَن تَأَخَّرَ فَلَآ إِثۡمَ عَلَيۡهِۖ لِمَنِ ٱتَّقَىٰۗ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّكُمۡ إِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ

Dhe madhëroni Allahun në (tri) ditët e caktuara (të Teshrikut). Por, edhe ata që nguten dhe rrinë vetëm dy ditë (në Mina), nuk bëjnë gjynah; nuk bën gjynah as ai që rri më shumë, nëse i frikësohet vërtet Allahut. Ta keni frikë Allahun e ta dini mirë se vetëm tek Ai do të tuboheni!

2:203 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Bekare
0/286
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Bekare 2:203 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 2:203

Al-Mukhtasar

Përmendeni Allahun me tekbire ( “Allahu Ekber) dhe tehlile ( “La i lahe ila’Allah”) në këto shumë pak ditë, që janë: dita e njëmbëdhjetë, e dymbëdhjetë dhe e trembëdhjetë e Dhul’hixhes! Ai që shpejton dhe dëshiron të dalë prej Minas pas gjuajtjes së gurëve të ditës së dymbëdhjetë nuk ka asnjë gjynah për këtë, sepse Allahu e ka bër për lehtësim. Ndërsa kush qëndron në Mina deri në ditën e trembëdhjetë, që të gjuajë gurët i lejohet dhe nuk ka asnjë problem për këtë; madje, ka bërë më të mirën sepse ndjek shembullin e të Dërguarit صلى الله عليه وسلم. Këto porosi janë për ata që kanë frikën Allahun në lidhje me kryerjen e Haxhit dhe e kryejnë atë ashtu siç ka porositur Allahu. Prandaj kijeni frikë Allahun, duke zbatuar porositë e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij! Dijeni me bindje të plotë se ju do të ktheheni dhe do të shkoni tek Ai, që është i Vetmi, i Cili do t’ju shpërblejë pastaj për veprat tuaja.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
2
Numri i fjalëve
25
Mushafi i Medinës (604 faqe)
32
Mushafi IndoPak (610 faqe)
31
Mushafi Naskh (612 faqe)
32
Në cilën sure është ajeti 2:203?

Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 2:203?

Xhuzi: 2.

Në cilën faqe është ajeti 2:203?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 32 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 31 · Mushafi Naskh (612 faqe): 32.

Sa fjalë ka ajeti 2:203?

Numri i fjalëve: 25.

Sa shkronja arabe ka ajeti 2:203?

Ajeti 2:203: 102 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 2:203 në Kuran?

Ajeti 2:203 është ajeti 210 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Bekare?

Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Bekare është mekase apo medinase?

Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 2:203?

Po. Ajeti 2:203 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play