Surja El-Bekare 2:228 البقرة
Ky është ajeti 228 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 235 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 36.
وَٱلۡمُطَلَّقَٰتُ يَتَرَبَّصۡنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثَلَٰثَةَ قُرُوٓءٖۚ وَلَا يَحِلُّ لَهُنَّ أَن يَكۡتُمۡنَ مَا خَلَقَ ٱللَّهُ فِيٓ أَرۡحَامِهِنَّ إِن كُنَّ يُؤۡمِنَّ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۚ وَبُعُولَتُهُنَّ أَحَقُّ بِرَدِّهِنَّ فِي ذَٰلِكَ إِنۡ أَرَادُوٓاْ إِصۡلَٰحٗاۚ وَلَهُنَّ مِثۡلُ ٱلَّذِي عَلَيۡهِنَّ بِٱلۡمَعۡرُوفِۚ وَلِلرِّجَالِ عَلَيۡهِنَّ دَرَجَةٞۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
Gratë e ndara duhet të presin tri cikle mujore dhe nuk është e lejueshme ta fshehin atë që ka krijuar Allahu në mitrën e tyre, nëse besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit. Burrat e tyre, nëse dëshirojnë mirësi dhe qetësi, kanë të drejtë t’i kthejnë gjatë këtij afati. Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë, ndonëse burrat kanë një shkallë (më shumë përgjegjësie) mbi ato.37 Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 37 Te Zoti nuk humb asgjë. Edhe pse meshkujt e femrat janë të barabartë, në pikëpamje të fuqisë fizike meshkujt janë më të fortë. Për këtë arsye, Zoti i ka ngritur meshkujt për një shkallë më lartë. Kjo është e njohur, madje, edhe në botën bashkëkohore si p.sh. përmes kohëzgjatjes së stazhit të punës, që duhet të kryejnë meshkujt dhe femrat (përkthyesi).
2:228 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:228
Al-Mukhtasar
E sa u përket grave të shkurorëzuara, ato duhet të presin tri cikle (të përmuajshmesh) dhe të mos martohen gjatë kësaj kohe. Atyre nuk u lejohet që ta fshehin atë që Allahu mund të ketë krijuar në barkun e tyre, nëse besojnë sinqerisht Allahun dhe Ditën e Gjykimit. Sakaq, burrat e tyre (që i ndanë ato) kanë të drejtën e parë, që t’i rikthejnë edhe një herë brenda afatit të përcaktuar -nëse me rikthimin e tyre ata dëshirojnë afrimin dhe harrimin e shkakut të ndarjes. Bashkëshortet kanë të drejta dhe detyrime, të pranuara mes njerëzve, ashtu siç kanë të drejta dhe detyrime bashkëshortët ndaj grave, por burrat kanë një shkallë më të lartë përgjegjësie mbi gratë në mbajtjen e tyre, në të drejtën për ndarje etj. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe është i Urtë në gjykim dhe drejtim.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 2
- Numri i fjalëve
- 40
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 36
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 36
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 37
Në cilën sure është ajeti 2:228?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:228?
Xhuzi: 2.
Në cilën faqe është ajeti 2:228?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 36 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 36 · Mushafi Naskh (612 faqe): 37.
Sa fjalë ka ajeti 2:228?
Numri i fjalëve: 40.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:228?
Ajeti 2:228: 174 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:228 në Kuran?
Ajeti 2:228 është ajeti 235 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:228?
Po. Ajeti 2:228 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.