Surja El-Bekare 2:229 البقرة
Ky është ajeti 229 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 236 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 36.
ٱلطَّلَٰقُ مَرَّتَانِۖ فَإِمۡسَاكُۢ بِمَعۡرُوفٍ أَوۡ تَسۡرِيحُۢ بِإِحۡسَٰنٖۗ وَلَا يَحِلُّ لَكُمۡ أَن تَأۡخُذُواْ مِمَّآ ءَاتَيۡتُمُوهُنَّ شَيۡـًٔا إِلَّآ أَن يَخَافَآ أَلَّا يُقِيمَا حُدُودَ ٱللَّهِۖ فَإِنۡ خِفۡتُمۡ أَلَّا يُقِيمَا حُدُودَ ٱللَّهِ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡهِمَا فِيمَا ٱفۡتَدَتۡ بِهِۦۗ تِلۡكَ حُدُودُ ٱللَّهِ فَلَا تَعۡتَدُوهَاۚ وَمَن يَتَعَدَّ حُدُودَ ٱللَّهِ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ
Ndarja mund të bëhet dy herë. Më pas, gruaja ose të mbahet me të mirë, ose të lejohet të ikë me të mirë. Burrave nuk u lejohet të marrin gjë nga ajo që iu kanë dhënë atyre, vetëm nëse të dyja palët frikësohen se nuk do t’i zbatojnë kufijtë e Allahut.38 Pra, nëse të dy frikësohen se nuk do të mund t’u përmbahen kufijve të Allahut, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit (për t’u ndarë nga ai). Këta janë kufijtë e Allahut, andaj mos i shkelni ata! Ata që shkelin kufijtë e Allahut, pikërisht ata janë keqbërësit.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 38 “Kufijtë e Allahut”: në këtë rast bëhet fjalë për pranimin e ndërsjellë midis të dyja palëve.
2:229 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:229
Al-Mukhtasar
Shkurorëzimi, pas të cilit bashkëshorti mund ta rikthejë bashkëshorten e tij, mund të bëhet dy herë: e ndan e pastaj, e rimerr edhe një herë: e rindan dhe përsëri e rimerr. Pas këtyre dy shkurorëzimeve, ai duhet ose ta mbajë atë nën kujdesin e vet, duke bashkëjetuar me të në harmoni, ose ta ndajë për të tretën herë, me mirësjellje dhe duke i dhënë të drejtat që i takojnë. Pastaj juve, o bashkëshortë, nuk ju lejohet që të merrni më asgjë nga ajo që u keni dhënë një herë ish-bashkëshorteve si mehër, përveç nëse gruaja e urren burrin e saj, për shkak të moralit të tij të keq apo fizionomisë së tij të shëmtuar, dhe kur të dy bashkëshortët e dinë se për shkak të kësaj urrejtjeje ata nuk mund t’u përmbahen dot të drejtave të ndërsjella që kanë ndaj njëri-tjetrit, atëher çështjen e tyre duhet t’ia parashtrojnë dikujt që ka lidhje farefisnore ose njohje me ta. Nëse ndodh që ata, që i kanë nën kujdes gjykojnë se ata të dy nuk do të mund t’ia sigurojnë përsëri të drejtën bashkëshortore njëri-tjetrit, atëherë nuk bëjnë ndonjë gjynah nëse vetë gruaja heq dorë nga e drejta e saj për të marrë pasurinë, duke ia lënë atë bashkëshortit të saj, në mënyrë që ta ndajë atë. Këto gjykime fetare ndajnë hallallin nga harami. Prandaj mos i shkelni ato! E kush i shkel kufijtë e Allahut, është keqbërës ndaj vetes së vet, duke kërkuar ndëshkimin në vend të shpëtimit.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 2
- Numri i fjalëve
- 46
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 36
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 36
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 37
Në cilën sure është ajeti 2:229?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:229?
Xhuzi: 2.
Në cilën faqe është ajeti 2:229?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 36 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 36 · Mushafi Naskh (612 faqe): 37.
Sa fjalë ka ajeti 2:229?
Numri i fjalëve: 46.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:229?
Ajeti 2:229: 191 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:229 në Kuran?
Ajeti 2:229 është ajeti 236 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:229?
Po. Ajeti 2:229 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.