Surja El-Bekare 2:240 البقرة
Ky është ajeti 240 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 247 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 39.
وَٱلَّذِينَ يُتَوَفَّوۡنَ مِنكُمۡ وَيَذَرُونَ أَزۡوَٰجٗا وَصِيَّةٗ لِّأَزۡوَٰجِهِم مَّتَٰعًا إِلَى ٱلۡحَوۡلِ غَيۡرَ إِخۡرَاجٖۚ فَإِنۡ خَرَجۡنَ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ فِي مَا فَعَلۡنَ فِيٓ أَنفُسِهِنَّ مِن مَّعۡرُوفٖۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٞ
Ata prej jush, të cilëve iu është afruar vdekja dhe kanë gra për të lënë pas, duhet t’u lënë atyre në testament mjetet për të jetuar një vit, pa i bërë që të dalin nga shtëpia. Por, nëse ato vetë e braktisin shtëpinë, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë me jetën e tyre sipas rregullave. Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë.
2:240 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:240
Al-Mukhtasar
Ata që vdesin duke lënë pas vetes gra, duhet të lënë testament për to, që t’u plotësohen nevojat për banesë dhe për shpenzime për një vit të plotë, në mënyrë që trashëgimtarët të mos i nxjerrin jashtë. Nëse ato vetë, me vullnetin e tyre, dëshirojnë të dalin para se të plotësohet viti, atëherë as ju dhe as ato nuk ngarkoheni me ndonjë gjynah për zgjedhjen që ato bëjnë për veten e tyre –zbukurimin dhe hijeshimin. Allahu është i Plotfuqishëm, askush nuk mposhtë Atë. Ai është i Urtë, në vënien e ligjeve dhe në paracaktimet e Tij. Sa i përket këtij ajeti, shumica e interpretuesve të Kur'anit janë të mendimit se gjykimi që jep ai është abroguar nga fjala tjetër e Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Kur burri vdes dhe lë pas vetes bashkëshorte, ato duhet që të qëndrojnë (në shtëpinë e burrit), duke pritur për katër muaj e dhjetë ditë.” [Bekare, 234]
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 2
- Numri i fjalëve
- 27
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 39
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 39
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 40
Në cilën sure është ajeti 2:240?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:240?
Xhuzi: 2.
Në cilën faqe është ajeti 2:240?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 39 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 39 · Mushafi Naskh (612 faqe): 40.
Sa fjalë ka ajeti 2:240?
Numri i fjalëve: 27.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:240?
Ajeti 2:240: 113 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:240 në Kuran?
Ajeti 2:240 është ajeti 247 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:240?
Po. Ajeti 2:240 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.