Kalo te përmbajtja

Surja El-Bekare 2:255 البقرة

Ky është ajeti 255 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 262 nga 6236 në Kuran, xhuzi 3. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 42.

ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡحَيُّ ٱلۡقَيُّومُۚ لَا تَأۡخُذُهُۥ سِنَةٞ وَلَا نَوۡمٞۚ لَّهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ مَن ذَا ٱلَّذِي يَشۡفَعُ عِندَهُۥٓ إِلَّا بِإِذۡنِهِۦۚ يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡۖ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَيۡءٖ مِّنۡ عِلۡمِهِۦٓ إِلَّا بِمَا شَآءَۚ وَسِعَ كُرۡسِيُّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَۖ وَلَا يَـُٔودُهُۥ حِفۡظُهُمَاۚ وَهُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡعَظِيمُ

Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u44 i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 44 Termi Kursi fjalë për fjalë përkthehet: stol, karrige, ndenjëse. Kursi-u është një krijesë madhështore e Allahut me formën e treguar nga kuptimi i saj gjuhësor dhe që ndodhet në këmbët e Fronit të Allahut. Ai shtrihet mbi qiejt dhe tokën dhe, sipas transmetimeve autentike nga Profeti Muhamed (a.s.), përmasat e tij janë aq të mëdha, saqë qiejt dhe toka në krahasim me atë ngjajnë si unaza në shkretëtirë.

2:255 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Bekare
0/286
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Bekare 2:255 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 2:255

Al-Mukhtasar

Allahu është Ai, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin. Ai është i Vetmi dhe s’ka tjetër. Ai është i Gjalli, me një jetë të Plotë, që nuk njeh vdekje dhe mangësi. Ai është i Pavaruri, që ekziston prej Vetvetes e nuk ka nevojë për asnjë krijesë të Vetën, por të gjitha krijesat ekzistojnë vetëm prej Tij dhe të gjitha krijesat kanë nevojë për Të, në të gjitha gjendjet e tyre. Allahun nuk e zë dremitja dhe as gjumi për shkak të jetës së Tij të plotë dhe përjetësisë së Tij. Ai është i Vetmi, që i përket pushteti i gjithçkaje në qiej dhe në Tokë. Askush nuk ka mundësi që të ndërhyjë tek Ai për dikë tjetër, përveçse pas miratimit dhe pëlqimit të Tij. Ai e di të kaluarën e krijesave të Veta dhe atë që u ka ndodhur, si dhe atë që ata e presin të ndodhë e që nuk ka ndodhur; ndërsa ata nuk kanë asgjë prej dijes së Tij – qoftë i Lartësuar! – përveç asaj që Ai Vetë ka dëshiruar që ata ta zbulojnë. Kursijj-a e Tij – që është stoli për mbështetjen e këmbëve nën Fronin e Tij – e tejkalon gjerësinë dhe madhësinë e qiejve dhe të Tokës dhe kujdesi për qiejt dhe Tokën nuk e rëndon e as nuk e vështirëson Atë. Ai është i Larti, me Qenien, Fuqinë dhe Madhështinë e Vet, me Sundimin dhe Pushtetin e Vet.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
3
Numri i fjalëve
50
Mushafi i Medinës (604 faqe)
42
Mushafi IndoPak (610 faqe)
42
Mushafi Naskh (612 faqe)
43
Në cilën sure është ajeti 2:255?

Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 2:255?

Xhuzi: 3.

Në cilën faqe është ajeti 2:255?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 42 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 42 · Mushafi Naskh (612 faqe): 43.

Sa fjalë ka ajeti 2:255?

Numri i fjalëve: 50.

Sa shkronja arabe ka ajeti 2:255?

Ajeti 2:255: 185 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 2:255 në Kuran?

Ajeti 2:255 është ajeti 262 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Bekare?

Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Bekare është mekase apo medinase?

Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 2:255?

Po. Ajeti 2:255 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play