Surja El-Bekare 2:273 البقرة
Ky është ajeti 273 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 280 nga 6236 në Kuran, xhuzi 3. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 46.
لِلۡفُقَرَآءِ ٱلَّذِينَ أُحۡصِرُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ لَا يَسۡتَطِيعُونَ ضَرۡبٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ يَحۡسَبُهُمُ ٱلۡجَاهِلُ أَغۡنِيَآءَ مِنَ ٱلتَّعَفُّفِ تَعۡرِفُهُم بِسِيمَٰهُمۡ لَا يَسۡـَٔلُونَ ٱلنَّاسَ إِلۡحَافٗاۗ وَمَا تُنفِقُواْ مِنۡ خَيۡرٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ بِهِۦ عَلِيمٌ
(Lëmosha) u takon të varfërve, të cilët kanë hyrë në rrugën e Zotit e nuk janë në gjendje të udhëtojnë (për të fituar). Kush nuk i njeh ata, kujton se janë të kamur, për shkak se ata nuk lypin. Do t’i njohësh nga pamja e tyre. Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur.45 E çdo gjë që shpenzoni prej të mirave, Allahu i di ato.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 45 Vargu, për kohën e shpalljes së tij, i referohej një grupi jo të vogël myslimanësh që kishin ikur nga Meka për të qëndruar me Profetin (a.s.) në Medinë. Ata quheshin as-hâbus-suffe (njerëzit e portikut), sepse banonin në hyrje të Xhamisë së Profetit në kushtet e një varfërie absolute.
2:273 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:273
Al-Mukhtasar
Pasi Allahu përmendi kontributin në Rrugën e Tij dhe u bëri thirrje besimtarëve për këtë, sqaron se kujt duhet t’ia japin sadakanë. Allahu thotë:
Jepjuani atë të varfërve, të cilët i ka penguar lufta në rrugë të Allahut për të kërkuar furnizimin, të cilët ai që nuk i njeh i mendon si të pasur, për shkak të mospranimit të tyre për të lypur; por ata dallohen lehtë nga paraqitja e tyre, nga nevojat e tyre të dukshme, në trupin dhe në veshjen e tyre dhe nga fakti se në sjellje ata nuk janë si pjesa tjetër e fukarenjve, të cilët u shtrijnë dorën njerëzve, duke u kërkuar me ngulmim. Çfarëdo pasurie që jepni apo mundi që bëni, Allahu e di dhe ka për t’ju dhënë shpërblimin më të madh.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 3
- Numri i fjalëve
- 30
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 46
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 46
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 47
Në cilën sure është ajeti 2:273?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:273?
Xhuzi: 3.
Në cilën faqe është ajeti 2:273?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 46 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 46 · Mushafi Naskh (612 faqe): 47.
Sa fjalë ka ajeti 2:273?
Numri i fjalëve: 30.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:273?
Ajeti 2:273: 133 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:273 në Kuran?
Ajeti 2:273 është ajeti 280 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:273?
Po. Ajeti 2:273 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.