Kalo te përmbajtja

Surja El-Bekare 2:54 البقرة

Ky është ajeti 54 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 61 nga 6236 në Kuran, xhuzi 1. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 8.

وَإِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوۡمِهِۦ يَٰقَوۡمِ إِنَّكُمۡ ظَلَمۡتُمۡ أَنفُسَكُم بِٱتِّخَاذِكُمُ ٱلۡعِجۡلَ فَتُوبُوٓاْ إِلَىٰ بَارِئِكُمۡ فَٱقۡتُلُوٓاْ أَنفُسَكُمۡ ذَٰلِكُمۡ خَيۡرٞ لَّكُمۡ عِندَ بَارِئِكُمۡ فَتَابَ عَلَيۡكُمۡۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ

dhe, kur ai i tha popullit të vet: “O populli im, ju vetëm vetes i bëtë keq, kur e adhuruat viçin si zot! Prandaj kthehuni të penduar te Krijuesi juaj dhe vritni njëri-tjetrin! Kjo është më mirë për ju në sy të Krijuesit tuaj. Ai jua fali gabimin, sepse Ai i pranon shumë pendimet dhe është Mëshirëploti”.18

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 18 Ky varg tregon dënimin e hebrenjve në këtë jetë, për të këqijat që kishin bërë, si për shembull konsiderimi i viçit zot dhe kundërshtimi i Profetit Musa (a.s.) nga ana e tyre. Ky varg i dënoi, duke iu thënë “vritni njëri-tjetrin” për të shprehur pendimin për këto gabime. Kjo ngjarje ka qenë kështu: Zoti iu zbriti atyre një mjegull, në të cilën ata ishin të detyruar që të nxirrnin e të vringëllonin shpatat. Pastaj, Ai e ngriti mjegullën dhe u pa se kush ishte vrarë. Me kaq mori fund ky dënim dhe u pranua pendimi i mbarë popullit. Por, kjo nuk do të thotë se njeriu duhet të bëjë vetëvrasje, sepse vetëvrasjen e mallkojnë të gjitha librat fetarë, prej Ademit e këndej (përkthyesi).

2:54 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Bekare
0/286
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Bekare 2:54 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 2:54

Al-Mukhtasar

Kujtoni se si prej këtyre mirësive ishte edhe që Allahu ua mundësoi të pendoheni dhe pastaj ua pranoi pendimin për idhujtarinë që bëtë me adhurimin e viçit, aq sa edhe Musai ju tha: “Ju i keni bërë dëm vetes tuaj me marrjen e viçit si zot duke e adhuruar, prandaj pendohuni dhe kthehuni te Krijuesi juaj, që ju solli në ekzistencë, duke ekzekutuar njëri–tjetrin (për këtë gjynah të bërë), sepse ky lloj pendimi është më i mirë për ju, sesa të vazhdoni në mosbesim, i cili të çon përjetësisht në Zjarr.” Ju e realizuat një gjë të tillë, me ndihmën e Allahut dhe suksesin e Tij, e Ai ju fali, sepse me të vërtetë Ai është et-Teuab (Mundësues e Pranues i pendimit), si dhe është er-Rrahim (Mëshirëplotë), për ata që u ruhen mëkateve dhe kërkojnë mëshirën e Tij.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
1
Numri i fjalëve
26
Mushafi i Medinës (604 faqe)
8
Mushafi IndoPak (610 faqe)
8
Mushafi Naskh (612 faqe)
9
Në cilën sure është ajeti 2:54?

Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 2:54?

Xhuzi: 1.

Në cilën faqe është ajeti 2:54?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 8 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 8 · Mushafi Naskh (612 faqe): 9.

Sa fjalë ka ajeti 2:54?

Numri i fjalëve: 26.

Sa shkronja arabe ka ajeti 2:54?

Ajeti 2:54: 120 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 2:54 në Kuran?

Ajeti 2:54 është ajeti 61 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Bekare?

Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Bekare është mekase apo medinase?

Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 2:54?

Po. Ajeti 2:54 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play