Surja El-Bekare 2:83 البقرة
Ky është ajeti 83 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 90 nga 6236 në Kuran, xhuzi 1. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 12.
وَإِذۡ أَخَذۡنَا مِيثَٰقَ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ لَا تَعۡبُدُونَ إِلَّا ٱللَّهَ وَبِٱلۡوَٰلِدَيۡنِ إِحۡسَانٗا وَذِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَٱلۡيَتَٰمَىٰ وَٱلۡمَسَٰكِينِ وَقُولُواْ لِلنَّاسِ حُسۡنٗا وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ ثُمَّ تَوَلَّيۡتُمۡ إِلَّا قَلِيلٗا مِّنكُمۡ وَأَنتُم مُّعۡرِضُونَ
Kujtoni kur Ne morëm besën tuaj, o bijtë e Israilit, se do të adhuroni vetëm Allahun, do të silleni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit, do t’u thoni fjalë të mira njerëzve, do të falni namazin e do të jepni zekatin. Mirëpo, më pas, ju ia kthyet shpinën (besëlidhjes), përveç një pakice prej jush, duke iu shmangur (edhe tani).
2:83 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:83
Al-Mukhtasar
Kujtoni, o bijtë e Izraelit, besën e fortë që Ne morëm prej jush: që të njësoni Allahun e të mos adhuroni përveç Tij askënd tjetër; që të silleni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe hallexhinjtë nevojtarë; që t'u thoni njerëzve fjalë të mira, duke i këshilluar me butësi për të vepruar drejt e për të hequr dorë nga e keqja; që ta falni namazin të plotë, siç ju kam urdhëruar dhe që zekatin ta jepni me gjithë zemër tek ata që e meritojnë. Por më pas, ju ia kthyet shpinën besës që morëm prej jush dhe nuk e mbajtët atë, përveç atyre nga ju që i ruajti Allahu. Ata e përmbushën zotimin dhe besën që i dhanë Allahut.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 1
- Numri i fjalëve
- 29
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 12
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 12
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 13
Në cilën sure është ajeti 2:83?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:83?
Xhuzi: 1.
Në cilën faqe është ajeti 2:83?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 12 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 12 · Mushafi Naskh (612 faqe): 13.
Sa fjalë ka ajeti 2:83?
Numri i fjalëve: 29.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:83?
Ajeti 2:83: 146 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:83 në Kuran?
Ajeti 2:83 është ajeti 90 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:83?
Po. Ajeti 2:83 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.