Surja El-Fet'h 48:27 الفتح
Ky është ajeti 27 nga 29 i sures El-Fet'h, ajeti 4610 nga 6236 në Kuran, xhuzi 26. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 514.
لَّقَدۡ صَدَقَ ٱللَّهُ رَسُولَهُ ٱلرُّءۡيَا بِٱلۡحَقِّۖ لَتَدۡخُلُنَّ ٱلۡمَسۡجِدَ ٱلۡحَرَامَ إِن شَآءَ ٱللَّهُ ءَامِنِينَ مُحَلِّقِينَ رُءُوسَكُمۡ وَمُقَصِّرِينَ لَا تَخَافُونَۖ فَعَلِمَ مَا لَمۡ تَعۡلَمُواْ فَجَعَلَ مِن دُونِ ذَٰلِكَ فَتۡحٗا قَرِيبًا
Allahu e përmbushi me të vërtetë vizionin e të Dërguarit të Tij, i cili kishte thënë: “Me siguri, ju do të hyni në Xhaminë e Shenjtë, dashtë Allahu, të sigurt, kokërruar dhe flokëshkurtuar, pa kurrfarë frike.” Ai e dinte atë që nuk e dinit ju dhe, veç kësaj, ju dhuroi një fitore të afërt.
48:27 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 48:27
Al-Mukhtasar
Allahu ia vërtetoi ëndrrën e Pejgamberit të Vet, duke ia realizuar atë ashtu siç e pati parë dhe ua pati treguar shokëve të vet: “Vërtet që keni për të hyrë në Xhaminë e Shenjtë (Qabe) - Insha-Allah (Në dashtë Allahu)! Keni për të hyrë të sigurt prej armiqve tuaj, duke i kryer të gjitha ritualet e Haxhit, bashkë me rruajtjen e kokave tuaja apo shkurtimin e flokëve, pa iu frikësuar askujt, për shkak të madhështisë që do të keni.” Në lidhje me marrëveshjen e Hudejbijes (pavarësisht mospëlqimit tuaj e pavarësisht moshyrjes tuaj atë vit në Mekë), Allahu e dinte atë që ju nuk e dinit. Në vend të hyrjes në Mekë, Ai ju dhuroi një çlirim që ishte më afër jush, çlirimin e Hajberit. Me këtë fitore Ai ju dha autoritet e fuqi e pasandaj ju mundësoi çlirimin e plotë të Mekës, madje pa gjakderdhje e pa luftë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 26
- Numri i fjalëve
- 28
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 514
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 514
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 515
Në cilën sure është ajeti 48:27?
Surja El-Fet'h (الفتح). Surja 48 nga 114 · 29 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 48:27?
Xhuzi: 26.
Në cilën faqe është ajeti 48:27?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 514 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 514 · Mushafi Naskh (612 faqe): 515.
Sa fjalë ka ajeti 48:27?
Numri i fjalëve: 28.
Sa shkronja arabe ka ajeti 48:27?
Ajeti 48:27: 121 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 48:27 në Kuran?
Ajeti 48:27 është ajeti 4,610 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Fet'h?
Surja El-Fet'h ka 29 ajete. Është surja numër 48 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Fet'h është mekase apo medinase?
Surja El-Fet'h klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 48:27?
Po. Ajeti 48:27 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Fet'h?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 29 ajetet dhe 560 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.