Surja El-Hadid 57:10 الحديد
Ky është ajeti 10 nga 29 i sures El-Hadid, ajeti 5085 nga 6236 në Kuran, xhuzi 27. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 538.
وَمَا لَكُمۡ أَلَّا تُنفِقُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَلِلَّهِ مِيرَٰثُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ لَا يَسۡتَوِي مِنكُم مَّنۡ أَنفَقَ مِن قَبۡلِ ٱلۡفَتۡحِ وَقَٰتَلَۚ أُوْلَٰٓئِكَ أَعۡظَمُ دَرَجَةٗ مِّنَ ٱلَّذِينَ أَنفَقُواْ مِنۢ بَعۡدُ وَقَٰتَلُواْۚ وَكُلّٗا وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ
Atëherë, çfarë keni që nuk shpenzoni në rrugën e Allahut, ndërkohë që vetëm Atij i përket trashëgimia e qiejve dhe e Tokës? Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar dhe kanë luftuar para fitores me ata që kanë shpenzuar dhe kanë luftuar më pas. Ata kanë shkallë më të lartë, mirëpo Allahu u premton të gjithëve më të mirën (Xhenetin). Allahu e di mirë atë që bëni ju.
57:10 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 57:10
Al-Mukhtasar
Ç’keni ju (o njerëz) që nuk shpenzoni për të ndihmuar Fenë e Allahut, ndërkohë që vetëm Atij i përkasin pasuritë e qiejve dhe të tokës?! Nuk janë të barabartë ata që i kanë luftuar jobesimtarët, në ndihmë të Islamit dhe kanë dhënë nga pasuria e tyre në kërkim të kënaqësisë së Allahut para çlirimit të Mekës, me ata që shpenzuan e luftuan pas çlirimit të saj. Ata që kanë luftuar në Rrugë të Allahut dhe kanë dhënë nga pasuria e tyre para çlirimit kanë një pozitë e vlerë më të madhe tek Allahu sesa ata që dhanë e luftuan më vonë, edhe pse të gjithëve Allahu u premtoi Xhenetin. Allahu është i Mirinformuar për çdo gjë që ju punoni dhe ka për t’ju shpërblyer sipas këtyre veprave.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 27
- Numri i fjalëve
- 37
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 538
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 538
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 539
Në cilën sure është ajeti 57:10?
Surja El-Hadid (الحديد). Surja 57 nga 114 · 29 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 57:10?
Xhuzi: 27.
Në cilën faqe është ajeti 57:10?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 538 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 538 · Mushafi Naskh (612 faqe): 539.
Sa fjalë ka ajeti 57:10?
Numri i fjalëve: 37.
Sa shkronja arabe ka ajeti 57:10?
Ajeti 57:10: 148 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 57:10 në Kuran?
Ajeti 57:10 është ajeti 5,085 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Hadid?
Surja El-Hadid ka 29 ajete. Është surja numër 57 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Hadid është mekase apo medinase?
Surja El-Hadid klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 57:10?
Po. Ajeti 57:10 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Hadid?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 29 ajetet dhe 574 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.