Surja El-Hadid 57:20 الحديد
Ky është ajeti 20 nga 29 i sures El-Hadid, ajeti 5095 nga 6236 në Kuran, xhuzi 27. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 540.
ٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَا ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا لَعِبٞ وَلَهۡوٞ وَزِينَةٞ وَتَفَاخُرُۢ بَيۡنَكُمۡ وَتَكَاثُرٞ فِي ٱلۡأَمۡوَٰلِ وَٱلۡأَوۡلَٰدِۖ كَمَثَلِ غَيۡثٍ أَعۡجَبَ ٱلۡكُفَّارَ نَبَاتُهُۥ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَىٰهُ مُصۡفَرّٗا ثُمَّ يَكُونُ حُطَٰمٗاۖ وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِ عَذَابٞ شَدِيدٞ وَمَغۡفِرَةٞ مِّنَ ٱللَّهِ وَرِضۡوَٰنٞۚ وَمَا ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَآ إِلَّا مَتَٰعُ ٱلۡغُرُورِ
Ta dini, se jeta në këtë botë, nuk është tjetër veçse lojë, dëfrim e zbukurim, si dhe mburrje ndërmjet jush e rivalitet për më shumë pasuri dhe fëmijë! Ajo i shëmbëllen bimës, e cila pas shiut rritet dhe i gëzon bujqit, por më vonë zverdhet, thahet dhe mbetet pa vlerë. Në botën tjetër ju presin vuajtje të mëdha ose falja e Allahut dhe kënaqësia e Tij; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme.
57:20 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 57:20
Al-Mukhtasar
Dijeni se jeta juaj (o njerëz) është lojë e dëfrim (sa jeni fëmijë e të rinj); stolisje e mburrje mes jush (në moshën tuaj të rritjes) dhe përpjekje për shtimin e pasurisë e të fëmijëve (në moshën tuaj të pjekurisë). Kalimi i shpejtë i saj i ngjason shembullit të një shiu, prej të cilit bima rritet dhe i mahnit me gjelbërimin e bukurinë e vet edhe ata që e kanë mbjellë. Pastaj ajo thahet dhe ti ( o njeri) e sheh atë të zverdhur. Pastaj ajo vyshket e thahet. Kjo është sa i përket jetës së kësaj bote, ndërsa në Botën Tjetër ka vetëm dënim të rëndë, për ata që kanë mohuar e kanë qenë hipokritë. Por atje ka edhe falje gjynahesh nga Allahu dhe lumturi të përjetshme, për ata që besojnë e pendohen sa janë në dynja. (Dijeni o njerëz se) jeta e kësaj bote nuk është tjetër, vetëm se një jetë mashtruese dhe se vetëm ahireti është jeta e vërtetë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 27
- Numri i fjalëve
- 39
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 540
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 540
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 541
Në cilën sure është ajeti 57:20?
Surja El-Hadid (الحديد). Surja 57 nga 114 · 29 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 57:20?
Xhuzi: 27.
Në cilën faqe është ajeti 57:20?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 540 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 540 · Mushafi Naskh (612 faqe): 541.
Sa fjalë ka ajeti 57:20?
Numri i fjalëve: 39.
Sa shkronja arabe ka ajeti 57:20?
Ajeti 57:20: 175 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 57:20 në Kuran?
Ajeti 57:20 është ajeti 5,095 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Hadid?
Surja El-Hadid ka 29 ajete. Është surja numër 57 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Hadid është mekase apo medinase?
Surja El-Hadid klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 57:20?
Po. Ajeti 57:20 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Hadid?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 29 ajetet dhe 574 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.