Kalo te përmbajtja

Surja El-Haxh 22:36 الحج

Ky është ajeti 36 nga 78 i sures El-Haxh, ajeti 2631 nga 6236 në Kuran, xhuzi 17. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 336.

وَٱلۡبُدۡنَ جَعَلۡنَٰهَا لَكُم مِّن شَعَٰٓئِرِ ٱللَّهِ لَكُمۡ فِيهَا خَيۡرٞۖ فَٱذۡكُرُواْ ٱسۡمَ ٱللَّهِ عَلَيۡهَا صَوَآفَّۖ فَإِذَا وَجَبَتۡ جُنُوبُهَا فَكُلُواْ مِنۡهَا وَأَطۡعِمُواْ ٱلۡقَانِعَ وَٱلۡمُعۡتَرَّۚ كَذَٰلِكَ سَخَّرۡنَٰهَا لَكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

Devetë dhe gjedhët i kemi bërë për ju si një nga ritet e Allahut për flijim dhe ju keni dobi nga ato. Prandaj, përmendeni emrin e Allahut mbi ato, ndërsa i radhisni në këmbë (për t’i therur). Kur ato të bien në tokë, hani prej (mishit të) tyre dhe ushqeni edhe atë që lyp, edhe atë që nuk lyp. Kështu pra, Ne i kemi vënë ato në shërbimin tuaj, që ju të jeni mirënjohës.

22:36 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Haxh
0/78
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Haxh 22:36 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 22:36

Al-Mukhtasar

Devetë dhe lopët që do të bëhen kurban në Qabe, Ne i kemi konsideruar prej riteve dhe simboleve të fesë. Është lejuar për ju që të përfitoni prej tyre në shërbim të fesë dhe të nevojave tuaja jetësore. Prandaj, pasi t’i keni rreshtuar për t’i prerë (ndërkohë që ato qëndrojnë ende në këmbë, lidhjani njërën nga dy duart që të mos ju ikë dhe) thoni: “Bismilah...”, kur t’i therni. Pasi të kenë rënë përdhe e të jenë shtrirë pas therjes së tyre, atëherë ushqehuni prej tyre. Jepini edhe nevojtarit që i vjen turp të kërkojë diçka, si edhe skamnorit, i cili kërkon t’i jepet mish prej kurbaneve. Jua nënshtruam ato që t’i ngarkoni e të hipni mbi to, ashtu siç jua nënshtruam që t’ju binden kur t’i therni si kurban për Allahun, me qëllim që ta falënderoni Atë për mirësinë që jua vuri ato në shërbimin tuaj.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
17
Numri i fjalëve
27
Mushafi i Medinës (604 faqe)
336
Mushafi IndoPak (610 faqe)
336
Mushafi Naskh (612 faqe)
337
Në cilën sure është ajeti 22:36?

Surja El-Haxh (الحج). Surja 22 nga 114 · 78 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 22:36?

Xhuzi: 17.

Në cilën faqe është ajeti 22:36?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 336 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 336 · Mushafi Naskh (612 faqe): 337.

Sa fjalë ka ajeti 22:36?

Numri i fjalëve: 27.

Sa shkronja arabe ka ajeti 22:36?

Ajeti 22:36: 125 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 22:36 në Kuran?

Ajeti 22:36 është ajeti 2,631 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Haxh?

Surja El-Haxh ka 78 ajete. Është surja numër 22 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Haxh është mekase apo medinase?

Surja El-Haxh klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 22:36?

Po. Ajeti 22:36 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Haxh?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 78 ajetet dhe 1,274 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play