Kalo te përmbajtja

Surja El-Haxh 22:40 الحج

Ky është ajeti 40 nga 78 i sures El-Haxh, ajeti 2635 nga 6236 në Kuran, xhuzi 17. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 337.

ٱلَّذِينَ أُخۡرِجُواْ مِن دِيَٰرِهِم بِغَيۡرِ حَقٍّ إِلَّآ أَن يَقُولُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُۗ وَلَوۡلَا دَفۡعُ ٱللَّهِ ٱلنَّاسَ بَعۡضَهُم بِبَعۡضٖ لَّهُدِّمَتۡ صَوَٰمِعُ وَبِيَعٞ وَصَلَوَٰتٞ وَمَسَٰجِدُ يُذۡكَرُ فِيهَا ٱسۡمُ ٱللَّهِ كَثِيرٗاۗ وَلَيَنصُرَنَّ ٱللَّهُ مَن يَنصُرُهُۥٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ

ata, që janë dëbuar nga vatrat e tyre padrejtësisht, vetëm sepse thanë: “Zoti ynë është Allahu.”214 Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 214 Profeti a.s. ka ardhur me këshilla të mira e me butësi. Ai jetoi 13 vjet midis një populli pagan dhe i duroi të gjitha të këqijat që bëri ai popull ndaj tij. Më pas Ai u largua nga vatra dhe atdheu i vet e u vendos në Medinë, 500 kilometra larg Mekës. Profeti kërkonte prej popullit mirësi, sjellje të mira dhe barazi. Pasi nuk pati sukses në këtë drejtim, pas 13 vjetësh iu dha leja për të luftuar kundër keqbërësve, duke mbrojtur veten, por jo duke e tepruar. Shih suren 2, vargun 190. Po ashtu, Muhamedi ka kërkuar që, nëse ata dëshirojnë armëpushim e marrëveshje, të ndërpritet lufta. Të gjitha këto janë sipas parimeve të Islamit. Shih suren 8, vargun 61 (përkthyesi).

22:40 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Haxh
0/78
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Haxh 22:40 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 22:40

Al-Mukhtasar

Sa do të luftojnë kundër atyre femohuesve që i patën dëbuar mizorisht prej shtëpive të veta, jo për ndonjë krim, përveçse thanë: “Zoti ynë është Allahu dhe askush e asgjë tjetër veç Tij”. Nëse Allahu nuk do t’ua ligjëronte profetëve dhe besimtarëve që të luftonin kundër armiqve të tyre, këta do t’i sulmonin të gjitha vendet e adhurimit. Dhe kështu do të shkatërroheshin manastiret e murgjve, kishat e të krishterëve, sinagogat e hebrenjve dhe xhamitë e muslimanëve, në të cilat ata falin namazin dhe e përmendin Allahun aq shumë! Dijeni se Allahu ka për ta ndihmuar këdo që ndihmon fenë dhe të Dërguarin e Tij. Allahu ka fuqi për ta bërë (realitet) këtë (premtim); Ai është i Plotfuqishmi dhe askush nuk mund ta pengojë Atë.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
17
Numri i fjalëve
35
Mushafi i Medinës (604 faqe)
337
Mushafi IndoPak (610 faqe)
337
Mushafi Naskh (612 faqe)
338
Në cilën sure është ajeti 22:40?

Surja El-Haxh (الحج). Surja 22 nga 114 · 78 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 22:40?

Xhuzi: 17.

Në cilën faqe është ajeti 22:40?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 337 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 337 · Mushafi Naskh (612 faqe): 338.

Sa fjalë ka ajeti 22:40?

Numri i fjalëve: 35.

Sa shkronja arabe ka ajeti 22:40?

Ajeti 22:40: 144 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 22:40 në Kuran?

Ajeti 22:40 është ajeti 2,635 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Haxh?

Surja El-Haxh ka 78 ajete. Është surja numër 22 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Haxh është mekase apo medinase?

Surja El-Haxh klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 22:40?

Po. Ajeti 22:40 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Haxh?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 78 ajetet dhe 1,274 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play