Surja El-Haxh 22:78 الحج
Ky është ajeti 78 nga 78 i sures El-Haxh, ajeti 2673 nga 6236 në Kuran, xhuzi 17. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 341.
وَجَٰهِدُواْ فِي ٱللَّهِ حَقَّ جِهَادِهِۦۚ هُوَ ٱجۡتَبَىٰكُمۡ وَمَا جَعَلَ عَلَيۡكُمۡ فِي ٱلدِّينِ مِنۡ حَرَجٖۚ مِّلَّةَ أَبِيكُمۡ إِبۡرَٰهِيمَۚ هُوَ سَمَّىٰكُمُ ٱلۡمُسۡلِمِينَ مِن قَبۡلُ وَفِي هَٰذَا لِيَكُونَ ٱلرَّسُولُ شَهِيدًا عَلَيۡكُمۡ وَتَكُونُواْ شُهَدَآءَ عَلَى ٱلنَّاسِۚ فَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱعۡتَصِمُواْ بِٱللَّهِ هُوَ مَوۡلَىٰكُمۡۖ فَنِعۡمَ ٱلۡمَوۡلَىٰ وَنِعۡمَ ٱلنَّصِيرُ
Luftoni në rrugën e Allahut, ashtu si duhet luftuar. Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj, fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur ju myslimanë qysh më parë (në Shkrimet e Shenjta) dhe në këtë (Kuran), me qëllim që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit e tjerë. Andaj, faleni namazin, jepni zekatin dhe mbështetuni tek Allahu! Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i mrekullueshëm është Ai!
22:78 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 22:78
Al-Mukhtasar
Luftoni me sinqeritet në mbrojtje të Rrugës së Allahut dhe për të fituar kënaqësinë e Tij, sepse ju jeni të zgjedhurit e Tij. Ai e bëri fenë tuaj të lehtë, pa shtrëngesa e vrazhdësi. Ajo është feja e babait tuaj (në monoteizëm), Ibrahimit. Allahu ju ka quajtur muslimanë (të nënshtruar ndaj Tij) në Librat e mëparshëm dhe në këtë Kuran, në mënyrë që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju, që jua ka sjellë fenë të cilën qe urdhëruar ta përcillte. Pastaj ju të jeni dëshmitarë mbi të gjithë popujt e mëparshëm, se të dërguarit e tyre ua patën përcjellë atyre (monoteizmin e pastër). Prandaj, falënderojeni Allahun për këtë mirësi, duke e falur namazin në formën më të plotë e duke e dhënë zekatin e pasurisë suaj. Kthehuni tek Allahu dhe mbështetuni vetëm tek Ai në të gjitha çështjet e jetës suaj, sepse i Lartmadhërishmi është Kujdestari më i mirë, për atë që kërkon mbrojtjen e Tij dhe Ndihmuesi më i mirë, për atë që kërkon ndihmën e Tij. Kështu që, vetëm Atij kërkojini mbrojtje, që t’ju mbrojë dhe vetëm Atij kërkojini ndihmë, që t’ju ndihmojë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 17
- Numri i fjalëve
- 44
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 341
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 341
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 342
Në cilën sure është ajeti 22:78?
Surja El-Haxh (الحج). Surja 22 nga 114 · 78 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 22:78?
Xhuzi: 17.
Në cilën faqe është ajeti 22:78?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 341 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 341 · Mushafi Naskh (612 faqe): 342.
Sa fjalë ka ajeti 22:78?
Numri i fjalëve: 44.
Sa shkronja arabe ka ajeti 22:78?
Ajeti 22:78: 198 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 22:78 në Kuran?
Ajeti 22:78 është ajeti 2,673 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Haxh?
Surja El-Haxh ka 78 ajete. Është surja numër 22 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Haxh është mekase apo medinase?
Surja El-Haxh klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 22:78?
Po. Ajeti 22:78 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Haxh?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 78 ajetet dhe 1,274 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.